Segunda-feira, 11/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Kisha gozhdon Kimin per fjalet (Islami mbrojti shqiptaret)

Kisha gozhdon Kimin per fjalet (Islami mbrojti shqiptaret)

kim mehmetiKancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi i ka cilësuar si të pavërteta deklaratat e shkrimtarit Kim Mehmetit. Sipas tij, kontributi i Kishës Katolike në mbrojtjen e kombit shqiptar është i pamohueshëm. Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq, ka thënë se qëndrimet e shprehura nuk përfaqësojnë qëndrimin e tyre, edhe pse ata ishin organizatorë të promovimit të librit “Shkupi”.

 

Ipeshkvia e Kosovës kundërshton deklaratën e shkrimtarit Kim Mehmeti, sipas të cilit islami e ka shpëtuar shqiptarinë. Përveç Ipeshkvisë nëpër rrjete sociale kanë reaguar edhe deputetë dhe njerëz të shoqërisë civile

Deklarata e shkrimtarit Kim Mehmeti se islami e ka shpëtuar shqiptarinë ka ngjallur jo pak reagime në opinion.

Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës Don Shan Zefi kundërshton ashpër këtë deklaratë të të Mehmetit të bërë të dielën gjatë promovimit të librit të tij me titull “Shkupi”.

Don Shan Zefi ka thënë të hënën për Gazetën Express se realiteti është pikërisht e kundërta çka ka deklaruar shkrimtari Mehmeti.

“Shqiptarinë nuk e ka shpëtuar islamizmi, por është Kisha Katolike ajo që ka mbajtur gjallë fijet e shqiptarisë”, tha Don Shan Zefi.

Sipas tij, është islamizmi, konkretisht Perandoria Osmane, që ka shkatërruar gjithë trashëgiminë materiale, kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

“Ky është një fakt historik që nuk mund ta mohon askush”, shtoi ai, të hënën.

Don Shan Zefi vë në theks të veçantë kontributin e Kishës Katolike në ruajtjen e kombit.

“Kisha katolike ka qenë rojë e kombit shqiptar e assesi Perandoria Osmane dhe islamizmi i shqiptarëve”, deklaron ai.

Të dielën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës shkrimtari Kim Mehmeti u shpreh midis tjerash se islami e ka shpëtuar shqiptarinë, veçanërisht në Maqedoni. Duke folur për atë se si kanë arritur shqiptarët ta ruajnë identitetin, Mehmeti tha se kjo është arritur përmes islamit.

“Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Berat Buzhala, duke e quajtur poshtërsi promovimin e Librit “Shkupi” të Kim Mehmetit. Ai ka reaguar përveç ndaj deklaratës së shkrimtarit edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje si njëra nga organizatoret e promovimit. Deputetit Buzhala, kjo i është dukur poshtërsi, dhe duke ironizuar me këtë takim, që e quan interpelancë, Buzhala mes rreshtash madje ka kritikuar edhe PDK’në dhe të gjithë spektrin politik.

“Pra, me lejoni ta përsëris: PDK dhe gjithë spektri politik vendor vuajnë nga padituria, kurse Vetëvendosje nga poshtërsia. Pra “ne” jemi injorant e këta janë të poshtër. Këtë herë, poshtërsinë e vet, dhe tendencën për të mos zgjedhur mjete për të ardhur deri te pushteti dhe deri te vota Lëvizja Vetëvendosja e tregoi me ‘interpelancën’ qe e zhvilluan me Kim Mehmetin”, ka shkruar Buzhala, në rrjetin social “Facebook”.

Buzhala, u ka parashtruar pyetje, autorit Kim Mehmetit dhe lëvizjes Vetëvendosje.

“Një pyetje publike për Kimin dhe për Lëvizjen Vetëvendosje: Nëse islamizmi e ka shpëtuar shqiptarizmin, a do të thotë kjo që shqiptarët ortodoks dhe katolik kanë gabuar që janë përcaktuar për këto dy besime? Kjo nën 1, kurse nën 2, nëse kanë gabuar që nuk janë konvertuar a ka ende kohë me e përmirësuar këtë gabim? Pra, a ka përfunduar procesi i konvertimit në islamizëm? Kurse nën 3, a mendon Kim Mehmeti dhe Lëvizja VV se duke e vënë në plan të parë për këtë temë i ndihmohet unitetit kombëtar?”, ka shkruar Buzhala Libri “Shkupi”, u promovua të shtunën, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, një nismë e përbashkët kjo e shtëpisë botuese Logos-A me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Gjatë këtij promovimi, është zhvilluar po ashtu edhe një debat për rëndësinë e Shkupit në planin gjithëkombëtar, ku autori i këtij teksti bashkë me Glauk Konjufcën, nënkryetar në Kuvendin e Kosovës, kanë vlerësuar se Shqiptarët janë fajtorë për sllavizmin e Shkupit.

Konjufca ka thënë për Express se në një shoqëri të lirë dhe demokratike, secili intelektual i artikulon dhe i mbron qëndrimet e tij.

“Kështu bën edhe Kim Mehmeti”, tha Konjufca.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të intelektualëve, prandaj pyetja juaj fsheh një mendësi shumë të rrezikshme”, tha Konjufca.

“Ne e promovuam librin e tij ‘Shkupi’. Ky është një libër shumë i mirë dhe me vlera kombëtare”, ka deklaruar Nënkryetari i Kuvendit nga kjo lëvizje./EP/

@include "";