Quinta-feira, 24/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kirurgjia ,Makinat Fluturuese ,Algjebra,Brusha e dhëmbëve ,Spitali dhe kafja

Kirurgjia ,Makinat Fluturuese ,Algjebra,Brusha e dhëmbëve ,Spitali dhe kafja

Kirurgjia

Afër 1000 vjet p.e.s doktori i famshëm Al Zahraëi e publikoi enciklopedinë ilustrative për kirurgji prej 1500 faqesh, e cila në Evrope u përdor për 500 vjetët e ardhshëm. Al Zahraëi njihet edhe me disa nga operacionet e para që janë bërë.

Makinat Fluturuese

Shpikësi Abbas ibn Firnas ka qenë njeriu i parë i cili ka bërë një send i cili me të vërtet ka fluturuar. Në shekullin e 9 ai ka dizajnuar një konstruksion i cili ka ngjarë në një zog. Në përpjekjen e tij të famshme afër Kordobes së Spanjës ai ka fluturuar, por për një kohë të shkurtër është rrëzuar dhe ka vrarë shpinën. Dizajni i tij ka qenë inspirim për zbuluesin dhe artistin italian Leonardo Da Vinçi.

Algjebra

Ky term vjen nga traktati matematikor i Persisë me emrin “Kitab al-Jabr Ëa I-Mugabala” e cila ka lindur në shekullin e 9. E ndërtuar sipas sistemit Hindu dhe Grek, algjebra ka qenë sistemi i vetëm për numra dhe gjeometri.

Brusha e dhëmbëve

Thuhet se Muhammedi vet është ai i cili i pari e ka popullarizuar përdorimin e brushës së dhëmbëve rreth vitit 600. Duke përdorur degën e një peme të quajtur Meswak, ai ka pastruar dhëmbët dhe ka freskuar frymën. Substanca të ngjashme me Meswak sot përdoren në pastat e dhëmbëve.

Spitali

Spitalet të cilat i njohim sot, me personel dhe salla speciale vinë nga Egjipti (Shekulli i 9). Qendra e parë e këtij lloji ka qenë spitali Ahmad ibn Tulun e hapur në vitin 876 në Kajro. Ky institucion ka siguruar shërim falas për të gjithë të cilët kanë qenë të nevojshme, e cila është bazuar në traditën muslimane në të cilën duhet të kujdesesh për të sëmurët. Nga Kajroja këto qendra pastaj janë përhapur në vendet muslimane.

Kafe

Pija pa të cilën shumica e njerëzve nuk mund të kalojnë ditën, për herë të parë u paraqit në Jemen. Gjate ditëve të punës është pirë për të ndihmuar njerëzit të jenë të zgjuar gjatë lutjeve të natës. Pastaj e kanë transferuar në Kajro dhe është përhapur shum ë shpejt nëpër vendet muslimane. Në shekullin e 13 ka arritur në Turqi ndërsa në Evropë në shekullin e 16 nëpërmjet tregtarëve venecian.

(Visited 22 times, 1 visits today)
Top