Segunda-feira, 22/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këto zbulime shkencore i bënë muslimanët, por ne i kemi mësuar ndryshe (III)



Këto zbulime shkencore i bënë muslimanët, por ne i kemi mësuar ndryshe (III)

Koncepti që shkencat janë ekskluzivisht produkte të mendjes perëndimore akoma vazhdon të mbetet i pacenuar. Në çdo kërkim që do të bënim në tekstet enciklopedike, për sa i përket historisë së shkencës, do ta mbështeste këtë koncept. Duke i përshkruar faqet e këtyre librave del qartë që të vetmit kontribues të përmendur për vlerat e tyre janë evropianët ose dhe amerikanët. Është pothuajse e parëndësishme të përsërisësh ato emra që i kemi hasur kushedi sa herë më parë, si: Galileo, Koperniku, Kepler, Beikon, Njutoni, Da Vinci, Benjamin Franklin, etj. Dhe përfundimi i pashmangshëm është se kontribute vërtet të rëndësishme në zhvillimin e shkencave moderne që janë dhënë nga kulturat e tjera janë minimizuar. Shumica e teksteve përmendin shumë pak, për të mos thënë fare, avancimet e sjella nga shkencëtarët dhe studiues indianë, kinezë dhe në veçanti ata muslimanë.

Civilizimi perëndimor ka dhënë kontributin e tij në zhvillimin e shkencës. Por këtë e kanë bërë edhe shumë kultura të tjera. Për fat të keq, perëndimorëve u janë dhënë merita për zbulime që janë bërë shekuj më parë nga studiuesit muslimanë. Kështu, shumë nga shkencat bazë u zbuluan nga joevropianët. Xhorxh Sarton thotë se mjekësia perëndimore moderne nuk e pati origjinën e saj nga Evropa, por ajo lindi nga Orienti islam.

Të dhënat në këtë seksion që na japin data, emra dhe tema të avancimeve perëndimore janë marrë nga tre burime kryesore: “World Book Encyclopedia” (Enciklopedia e librit botëror), “Enciklopedia Britanika” dhe libri 700 faqesh i Isak Asimovit, “Kronologji e shkencës dhe zbulime” Të dhënat që tregojnë për arritjet e studiuesve muslimanë janë marrë nga referenca të ndryshme që janë shënuar në bibliografinë e këtij libri.

Çfarë mësohet: shkenca e gjeografisë u ringjall gjatë shek. 15, 16 dhe 17 kur studimet e hershme të Ptolemit u zbuluan. Kryqëzatat dhe ekspeditat e spanjollëve/portugezëve kontribuuan në rizgjimin e saj. Trajtimi i parë gjeografik me bazë shkencore u bë gjatë kësaj periudhe nga studiuesit evropianë.

Çfarë duhet mësuar: Që nga shek. 8 deri në shek. 15 studiuesit myslimanë shkruan volume të tëra librash mbi gjeografinë e Afrikës, Azisë, Indisë dhe Kinës. Këto shkrime përfshinë enciklopeditë e para gjeografike, kalendarë dhe harta të rrugëve. Kryevepra e shek. 14 nga Ibn Batuta i hodhi një vështrim të detajuar gjeografisë së botës së lashtë. Gjeografët muslimanë të shek. 10 deri në shek. 15 e tejkaluan shumë më tepër atë që evropianët dhanë për sa i përket gjeografisë së këtyre zonave deri në shek. 18. Kryqëzatat sollën në shkatërrimin e institucioneve të edukimit, studiuesve dhe librave të tyre. Ata nuk sollën asgjë të rëndësishme në gjeografi për botën perëndimore.

Çfarë mësohet: Kimia e ka origjinën e saj në shek. 17 nga Robert Boil.

Çfarë duhet mësuar: Një grup i tërë kimistësh myslimanë, si ar-Razi, el-Xhabr, el-Biruni dhe el-Kindi kryen eksperimente kimike rreth 700 vjet përpara Bolit. Duranti shkruan se myslimanët futen metodën eksperimentale në këtë shkencë. Ndërsa Humbolt i konsideron myslimanët si themeluesit e kimisë.

Çfarë mësohet: Leonarda da Vinci (shek. 16) u be babai i gjeografisë kur ai vuri re që fosilet e gjetura në male tregonin origjinën e ujshme të tokës.

Çfarë duhet mësuar: El-Biruni (shek. 11) beri pikërisht këtë observim dhe futi edhe shumë ide të tjera në një libër mbi gjeologjinë, qindra vjet përpara se Da Vinci të kish lindur. Ibn Sina gjithashtu e theksoi këtë. Është shumë e mundur që Da Vinci mësoi për këtë nga përkthimet në latinisht të librave islamik. Ai nuk shtoi asgjë origjinale në këtë fushë.

Çfarë mësohet: I pari që foli për formimin gjeologjik të luginave ishte Nikolas Desmarest në vitin 1756. Ai tha që ato formoheshin për një kohë të gjatë nga përrenjtë dhe burimet.

Çfarë duhet mësuar: Ibn Sina dhe el-Biruni bënë pikërisht këtë studim gjatë shek. 11, pothuaj 700 vjet më herët se Desmaresti.

Çfarë mësohet: Galileo (shek. 17) ishte i pari eksperimentues i madh i botës.

Çfarë duhet mësuar: El-Biruni (v. 1050) ishte i pari eksperimentues i madh i botës. Ai shkroi më tepër se 200 libra, shumë nga të cilët diskutojnë eksperimentet e tij të sakta. Kontributi i tij në shkenca të ndryshme që arrin deri 13 mije faqe e tejkalon atë qe u shkrua nga Galileo bile edhe Njutoni te mbledhura bashkë.

Çfarë mësohet: Italiani Xhovani Morganji konsiderohet si babai i patologjisë sepse ai ishte i pari që përshkroi saktë natyrën e sëmundjes.

Çfarë duhet mësuar: Kirurget myslimanë ishin të parët patologë. Ata e kuptuan plotësisht natyrën e sëmundjes dhe përshkruan një sërë sëmundjesh në detaje të kohës. Ibn Zuhr saktësisht përshkroi natyrën e sëmundjes së mushkërive dhe tuberkulozin. Ez-Zahravi saktësisht dokumentoi patologjinë e ujit në tru dhe semundjeve të tjera të lindura. Ibn el-Kuf dhe Ibn-en-Nafs dhanë përshkrime perfekte të qarkullimit të gjakut. Kirurge të tjerë myslimanë dhanë përshkrimet e para të sakta të disa sëmundjeve si të kancerit të stomakut, zorrëve dhe ezofagut. Këta kirurge ishin baballarët e patologjisë dhe jo Xhovani Morganji.

Çfarë mësohet: Pol Erliç (shek. 19) ishte i pari që futi terapinë me ilaçe që është përdorimi i disa llojeve të caktuara ilaçesh për të vrarë mikrobet.

Çfarë duhet mësuar: Fizikantët muslimanë përdoren një sërë substancash të caktuara për të vrarë mikrobet. Ata përdoren sulfurin për të vrare disa mikrobe dhe gjithashtu el-Razi (shek. 10) përdori përzierje mërkuri si antiseptike.

Çfarë mësohet: Alkoli i pastër, i nxjerre nga distilimi, u prodhua për here të parë nga Arnan de Vilanova, një alkemist spanjoll ne vitin 1300 e.r..

Çfarë duhet mësuar: Një sërë kimistësh muslimanë prodhuan alkol të distiluar për qëllime mjekësore që në shek X. Ata bile prodhonin në masë mjetin e parë për distilimin e alkoolit për përdorim në kimi. Ata përdoren alkalin si solvens dhe antiseptik.

Çfarë mësohet: I pari operacion i kryer me anestezi të marre nga hundët u krye nga amerikani C.W.Long në 1845.

Çfarë duhet mësuar: 600 vjet përpara Long, në Spanjën islamike ez-Zahravi dhe Ibn Zuhr bashkë me disa kirurgë të tjerë muslimanë, kryen qindra operacione me të tillë anestezi që bëhej me përdorimin e garzave të lagura me narkotikë dhe që vendoseshin në fytyrë.

Çfarë mësohet: Gjate shek. 16 Paraselsus shpiku përdorimin e opiumit për anestezi.

Çfarë duhet mësuar: Fizikanët myslimanë prezantuan vlerat e opiumit për anestezi që në mesjetë. Opiumi përdorej si fillim për anestezi nga grekët. Paraselsus ishte një student i Ibn Sinas dhe është e sigurt që ideja e tij është marrë nga studimet e Ibn Sines.

Çfarë mësohet: Anestezia moderne u shpik nga Humfrei Deivi dhe Horac Uells në shek. 19.





Çfarë duhet mësuar: Anestezia moderne u zbulua, masterizua dhe perfeksionua nga myslimanët 900 vjet përpara Devit dhe Uellsit. Ata përdoren anestezi që merrej nga goja dhe me frymëmarrje.

Çfarë mësohet: Koncepti i karantinës u prezantua në 1403. Në Venecia, ligji i ndalonte të huajt të hynin në qytet derisa një periudhe e caktuar kohore të kish kaluar. Nëse deri atëherë asnjë shenje sëmundjeje nuk dukej, atëherë ata lejoheshin të hynin në qytet.

Çfarë duhet mësuar: Koncepti i karantinës u prezantua për here të pare në shek. 7 nga profeti Muhamed (s) i cili parandalonte hyrjen apo daljen nga një zonë që vuante nga ndonjë epidemi. Që nga shek. 10, fizikantët muslimanë inovuan përdorimin e dhomave apo pavioneve të izoluara për pacientet që kishin sëmundje të transmetueshme.

Çfarë mësohet: Përdorimi shkencor i antiseptikeve në kirurgji u zbulua nga kirurgu anglez Xhosef Lister ne 1865.

Çfarë duhet mësuar: Qe nga shek. 10 fizikanët dhe kirurgët muslimanë përdornin alkoolin e distiluar si agjent antiseptik. Kirurgët në Spanjën islamike përdoren metoda speciale për përdorimin e antiseptikeve përpara dhe gjatë operacioneve. Ato gjithashtu lëshuan protokolle të veçantë për mirëmbajtjen e higjienës gjatë periudhës pas operacionit. Suksesi i tyre arriti caqe aq të larta saqë titullarë nga Evropa erdhën në Kordovë, Spanje, të kuroheshin në atë që quhej “Ajka e Klinikave” të Mesjetes.

Çfarë mësohet: Mënyra shkencore e ndërhyrjeve kirurgjikale u avancua nga kirurgu francez Ambrua Par, në 1545. Para se metodat e tij të aplikoheshin kirurgët përpiqeshin të ndalonin rrjedhjen e gjakut duke hedhur vaj të nxehtë. Par ai ndaloi përdorimin e këtyre metodave duke prezantuar atë të bllokimit të arterieve të gjakut. Ai konsiderohet si “babai i kirurgjisë racionale”. Por ishte gjithashtu evropiani i parë që dënoi ato procedura të shëmtuara kirurgjikale si… mënyrën e çarjes së kafkës gjatë operacioneve në kokë.

Çfarë duhet mësuar: Kirurgu i shquar i Spanjës islamike, ez-Zahraui (v. 1013) filloi bllokimin e arterieve 500 vjet para Parit. Ai perfeksionoi përdorimin e Katgutit që punohet me zorrët e kafshëve. Ai gjithashtu prezantoi përdorimin e pambukut dhe dyllit për bllokimin e plagëve gjakërrjedhëse. Të dhënat e plota të punës së tij erdhën në Evropë nëpërmjet përkthimeve në latinisht.

Përveç kësaj, berberët dhe barinjtë vazhdonin të ishin të parët që praktikonin “artin” e kirurgjisë edhe për 6 shekuj pas vdekjes së Zahraviut. Pari vetë ishte një berber por më i zoti dhe me i kujdesshëm se të tjerët.

Janë dyzina të tëra librash që përfshihen në arsenalin e Zahraviut. Më e njohura nga veprat e tij është shkruar në 30 volume mbi mjekësinë dhe kirurgjinë. Librat e tij përmbajnë shkrime mbi mjekësinë preventive, nutrientët, kozmetikën, terapinë me drogë, teknika kirurgjikale, anestezinë, kujdesi para dhe pas operacionit. Jo vetëm kaq, por ai vizatoi edhe pothuaj 200 mjete kirurgjikale, shumë nga të cilët ai vetë i shpiku. Ez-Zahravi i zgjuar dhe studiues është ai që meriton të quhet “babai i mjekësisë racionale” dhe jo i pashkolluari Par.

Çfarë mësohet: Në shek. 17, Uilliam Harvei zbuloi që gjaku qarkullon. Ai ishte i pari që shpjegoi funksionin e zemrës, arterieve dhe venave. Galeni i Romës kishte dhënë ide jo të sakta për sistemin e qarkullimit të gjakut, dhe u desh të vinte Harvei të zbulonte që gjaku qarkullon nëpër trup në sajë të zemrës dhe venave. Për këtë ai konsiderohet si babai i fiziologjisë së njeriut.

Çfarë duhet mësuar: Që në shek. 10 el-Razi shkroi një libër mbi sistemin e venave, duke përshkruar kështu shumë saktë funksionin e tyre dhe të valvolave të tyre. Ibn en-Nefs dhe Ibn el-Kuf (shek. 13) sollën dokumente të plota që flisnin për qarkullimin e gjakut duke përshkruar shumë qartë fiziologjinë e zemrës dhe funksionimin e valvolave të saj, 300 vjet para Harveit. Uilliam Harvei u gradua në universitetin e Padovës në Itali në një kohë kur pjesa më e madhe e programit shkollor bazohej në librat e Ibn Sinas dhe er-Razit.

Çfarë mësohet: Farmakopeja (libër mjekimesh) e parë u botua nga një studiues gjerman në 1542. Sipas Enciklopedisë së Librit Botëror, shkenca e farmaceutikes i pati fillimet e saja në 1900 dhe ishte një degë e kimisë si rrjedhojë e disa analizave të bëra me materiale bimore. Vetëm pas izolimit të përmbajtjeve aktive të bimëve, kimistët zbuluan vlerat e tyre mjekësore.

Çfarë duhet mësuar: Sipas studiuesit të njohur të historisë arabe, Filip Hiti, ishin myslimanët dhe jo grekët apo evropianët ata që shkruan librin e parë të mjekimeve moderne. Shkenca e farmaceutikes e ka origjinën e saj në shek. 9 nga kimistet, fizikanët dhe farmacistët muslimanë prodhuan mijëra ilaçe apo përzierje bimësh mjekësore mijëra vjet përpara të ashtuquajturës lindje të farmaceutikes. Gjatë shek. 14, Ibn Baitar shkroi një libër shume të vlefshëm mjekimesh duke përfshirë aty rreth 1400 ilaçe. Me qindra libra të tjerë u botuan gjatë erës islamike. Është e mundur që puna e gjermanit të ketë qenë një vazhdim i Ibn Baitarit, i cili ishte shumë i lexuar në Evropë.

Çfarë mësohet: Zbulimi i përdorimit shkencor të ilaçeve për drejtimin e sëmundjeve të veçanta u bë nga Paraselsus, fizikan me origjinë zvicerane, gjatë shek. 16. Ai gjithashtu njihet si personi i parë që theksoi rëndësinë e eksperiencës praktike si kusht kryesor në trajtimin e të sëmurëve duke lënë mënjanë punën e të lashtëve.

Çfarë duhet mësuar: Er-Razi, Ibn Sina, el-Kindi, Ibn Rushd, ez-Zahraui, Ibn Zuhr, Ibn Baitar, Ibn el-Xhazar, Ibn Xhulxhul, Ibn el-Kuf, Ibn en-Nafs, el-Biruni, Ibn Sahl dhe qindra fizikan të tjerë muslimanë u specializuan në terapinë e ilaçeve për trajtimin e simptomave dhe sëmundjeve të ndryshme. Në fakt, ky koncept ishte tërë shpikje e tyre. Fjala ‘drug’ (ilaç) është marrë nga arabishtja. Eksperienca e tyre praktike dhe studimet e tyre të kujdesshme ishin të pallogaritura.

Fizikanët myslimanë ishin të parët që kritikuan teoritë dhe praktiken mjekësore të të lashtëve. Er-Razi i dedikoi Galemit një libër të tërë si kritike për anatominë e tij. Studimet e Paraselsusit janë të papërfillshme nëse do t’i krahasonim me volume të tëra të shkrimeve mjekësore ashtu sikurse zbulimet origjinale të gjigantëve muslimanë të mjekësisë.

Çfarë mësohet: E para metodë e saktë për trajtimin e sëmundjeve u prezantua nga gjermani Johan Ueger në 1500.

Çfarë duhet mësuar: Xhorxh Sarton nga universiteti i Harvardit thotë që mjekësia moderne është e tëra një zhvillim islamik dhe nëse do t’i vinim rekordet drejtë fizikanët muslimanë nga shek. 9 deri në shek. 12 ishin të saktë, shkencor, racional dhe të vërtetë në studimet e tyre. Johan Ueger ishte një nga ata mijëra fizikantë evropiane të cilët gjatë shek. 15 dhe 17 mësuan mjekësinë e el-Razit dhe Ibn Sinas. Ai nuk dha asgjë origjinale.

Çfarë mësohet: Trajtimi mjekësor i të sëmurëve psikikë u modernizua nga Filip Pinel kur në 1793 ai drejtonte azilin e parë të të sëmurëve psikikë në Francë.

Çfarë duhet mësuar: Që në shek. 11, spitalet e vendeve islamike kishin pavione të veçanta për të sëmurët psikikë. Ata trajtoheshin mirë dhe sëmundjet e tyre merreshin seriozisht në një kohë kur të çmendurit digjeshin të gjallë sepse konsideroheshin si shtriga dhe magjistarë. Për kurimin e tyre u përdor për herë të parë një metodë e re me të cilën të sëmurët psikikë trajtoheshin me kujdes me ilaçe dhe psikoterapi. Të gjithë qytetet kryesore islamike kishin një azil të tillë ku pacientët trajtoheshin falas. Në fakt, metoda islamike e kurimit të të sëmurëve psikike është shumë më larte së metoda e tanishme, sepse ishte më humane dhe shumë efektive.

Çfarë mësohet: Parafina e prodhuar për herë të parë nga anglezi Abraham Gesner në 1853. ai e distilonte atë nga asfalti.

Çfarë duhet mësuar: Kimistet muslimanë e prodhuan parafinën duke e distiluar nga nafta pothuaj 1000 vjet më parë se Gesner. (shiko Enciklopedia Britanika nën titullin ‘Nafta’) / Alcislam

KohaIslame.com

(Visited 19 times, 1 visits today)




Top