Wednesday, 21/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këto janë karakteristikat e dukshme të një personi psikopat. Bëni kujdes, sidomos me të dytën!



Këto janë karakteristikat e dukshme të një personi psikopat. Bëni kujdes, sidomos me të dytën!

Sipas studimeve, një në 100 persona është psikopat. Kjo do të thotë se një të tillë mund ta kemi fqinj, koleg pune, ose thjesht ta njohim. Mundësitë janë që të ekzistojë të paktën një person psikopat, në të gjithë ata që njeh. Shumë psikopatë mbajnë edhe pozicione të rëndësishme, si drejtues kompanish, avokatë, apo edhe mjekë. T’i evidentojmë është një detyrë e rëndësishme për këdo nga ne, në mënyrë që të parandalojmë shndërrimin tonë në një viktimë të tyre. Por si ta dallojmë një person psikopat? Ekzistojnë tri karakteristika të përbashkëta që i kanë të gjithë njerëzit e tillë, pa përjashtim.

Makiavelizmi
Ata që kanë këtë karakteristikë, janë persona me dy fytyra, të zgjuar dhe manipulativë. Prioriteti më i madh i tyre në jetë, është fuqia, paraja dhe fitorja. Ata i manipulojnë të tjerët dhe i shkelin rregullat sociale vetëm për të arritur atë që duan. Si një i alkoolizuar që ka nevojë të pijë, ashtu dhe psikopatët e ndiejnë të nevojshme t’i manipulojnë të tjerët dhe këtë e bëjnë pa asnjë qëllim të keq. Veprimet e tyre të këqija i bëjnë nëpërmjet gënjeshtrave, ofendimeve, dobësisë së shtirur dhe viktimizimit. Këto i përdorin për të trazuar jetën e secilit rreth tyre që mund t’i ndihmojë për të arritur gjërat që duan. Mund të tregojnë interes apo mëshirë për të ndihmuar dikë, por në momentin që marrin atë që dëshirojnë, “mirësia” e tyre zhduket. Pra, ata shqetësohen vetëm për veten e tyre.

Mungesa e ndërgjegjes dhe empatisë
Personat psikopatë nuk e ndjekin rregullin e artë “trajtoji të tjerët, ashtu siç do doje të të trajtonin ty”. Ata nuk kanë mëshirë, nuk ndiejnë faj dhe janë të ftohtë me të tjerët. Kanë nivel të ulët të kontrollit të impulsive, ndaj dhe janë shumë gjaknxehtë. Kjo do të thotë se për të arritur atë që duan, shpesh kalojnë edhe në dhunë fizike apo krime. Në jetën e përditshme, ata nuk dashurojnë, por shpesh kalojnë në partnerë të ndryshë seksualë, si dhe bëjnë sjellje të rrezikshme dhe të paimagjinueshme për një person normal.

Narçizmi
Narçistët janë persona egocentrikë që e shohin veten e tyre si perfekte, sikur nuk kanë asnjë defekt. Kur vënë re një defekt tek vetja, menjëherë ia hedhin të tjerëve. Psh, nëse kuptojnë se nuk janë mjaftueshëm të zgjuar , akuzojnë të tjerët se janë budallenj. Nëse u bën një kompliment, ata të falenderojnë pamasë. Vetëbesimi i tyre është aq i lartë, saqë çdo kritikë që mund t’jua bëjnë për mirë, e marrin si një ftesë për luftë. U duhet vetëm një fyerje shumë e vogël që ata të shpërthejnë. Nuk mund të mbajnë dot marrëdhënie të qëndrueshme dhe as qëndrojnë dot në një vend pune, apo në një shoqëri për një kohë të gjatë. U pëlqen shumë të jenë mbi të tjerët.





Kushdo që ka një nga këto karakteristika, jo domosdoshmërisht është psikopat. Por, nëse ndesheni me një person që i ka të trija karakteristikat e mësipërme, kini kujdes, sepse me siguri është i tillë. / Bota.al