Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Prindërit e mirë duan që të rrisin fëmijë të mbarë, të shkëlqejnë në mësime dhe të bëjnë gjëra të mëdha kur të rriten. Edhe pse nuk ka një recetë për rritjen e fëmijëve të sukseshëm, kërkimet psikologjike kanë vënë në dukje disa faktorë që parashikojnë suksesin. Ja disa nga ngjashmëritë që kanë prindërit e fëmijëve […]
Prindërit e mirë duan që të rrisin fëmijë të mbarë, të shkëlqejnë në mësime dhe të bëjnë gjëra të mëdha kur të rriten. Edhe pse nuk ka një recetë për rritjen e fëmijëve të sukseshëm, kërkimet psikologjike kanë vënë në dukje disa faktorë që parashikojnë suksesin. Ja disa nga ngjashmëritë që kanë prindërit e fëmijëve […]
Këto janë 13 rutinat që garantojnë suksesin e fëmijëve

Prindërit e mirë duan që të rrisin fëmijë të mbarë, të shkëlqejnë në mësime dhe të bëjnë gjëra të mëdha kur të rriten. Edhe pse nuk ka një recetë për rritjen e fëmijëve të sukseshëm, kërkimet psikologjike kanë vënë në dukje disa faktorë që parashikojnë suksesin. Ja disa nga ngjashmëritë që kanë prindërit e fëmijëve të suksesshëm.
Ata i detyrojnë fëmijët të bëjnë detyra rutinë
“Nëse fëmijët nuk i lajnë pjatat, i bën dikush tjetër,”- thotë Julie Lythcott-Haims, ish dekane në Universitetin Stendford dhe autore e librit “Si të rritësh një të rritur.” “Këta fëmijë çlirohen jo vetëm nga puna, por edhe nga të mësuarit se puna duhet bërë dhe se secili nga ne duhet të kontribuojë për të mirën e përbashkët,”- thotë ajo. Lythcott-Haims beson se fëmijët që rriten me përgjegjësinë e kryerjes e detyrave, në të ardhmen bëhen nënpunës që bashkëpunojnë mjaft mirë me kolegët dhe shfaqin më shumë empati pasi ata e dinë çdo të thotë vështirësi dhe janë të aftë të kryejnë detyra në mënyrë të pavaruar. “Duke i detyruar të bëjnë punë, të derdhin plehrat, të mbledhin rrobat e palara, ata kuptojnë se duhet të bëjnë punët e jetës me qëllim që të jenë pjesë e saj,” – shprehet Lythcott-Haims.
Ata u mësojnë fëmijëve të vet socializimin.
Kërkimet nga Universiteti i Pensilvanisë dhe nga Universiteti Duke shqyrtuan më shumë se 700 fëmijë në të gjithë Amerikën nga mosha shkollore deri në 25 vjeç dhe gjetën një lidhje mes aftësive sociale të shfaqura në kopësht dhe suksesit të tyre 20 vjet më vonë, transmeton “bota.al”.
. Studimi 20 vjeçar tregoi se fëmijët që bashkëpunonin me moshatarët, i ndihmonin të tjerët, kuptonin ndjenjat e tyre dhe i zgjidhnin vetë problemet, kishin më shumë mundësi të merrnin një diplomë universiteti si dhe të kishin një punë me kohë të plotë në moshën 25 vjeç, sesa ata me aftësi të limituara sociale. Këta të fundit kishin shanse më të mëdha për tu arrestuar, të pinin dhe të aplikonin për vendstrehim. “Ky studim tregon se të ndihmosh fëmijët të zhvillojnë aftësi sociale dhe emocionale është gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë për t’i përgatitur për një të ardhme të shëndetshme,”- thotë Kristin Schubert, drejtoreshë programacioni në fondacionin “Robert Wood Johnson”. -“Që në moshë të hershme këto aftësi përcaktojnë nëse një fëmijë do të shkojë në universitet apo burg, nëse do të përfundojnë të punësuar apo vartës drogërash.”
Ata kanë pritshmëri të mëdha
Nga të dhënat e 6600 fëmijëve në vitin 2001, në Universitetin e Kalifornisë, profesor Neal Halfon dhe kolegët e tij zbuluan se pritshmëritë e prindërve për fëmijët e tyre kishin një ndikim të madh mbi realizimin e tyre. “Prindër që shohin shkollën si të ardhmen e fëmijëve të vet i drejtojnë ata drejt këtij qëllimi pavarsisht të ardhurave dhe aseteve të tjera,” – shprehet ai. Rezultatet dolën nga teste standarde, ku prindërit kishin pritshmëri për 57% të fëmijëve, që shkonin keq me mësime, të vazhdonin shkollën e lartë dhe për 96% të fëmijëve, që ishin mirë me mësime të shkonin në shkollë të lartë. Ky është një zbulim tjetër: efekti Pigmalion, ku pritshmëritë për dikë shërbejnë si një profeci vetëpërmbushëse. Në rastin e fëmijëve ata përmbushin pritshmëritë e prindërve.
Ata kanë marrëdhënie të shëndetshme me njëri-tjetrin
Sipas studimeve të Universitetit të Ilinoisit fëmijët që jetojnë konflikte familjare, divorce ecin më keq sesa ata fëmijë me një jetë familjare të qetë. Robert Hughes Jr, profesor në Universitetin e Ilinoisit thekson se ka gjetur fëmijë me një prind të vetëm më të shëndetshëm mendërisht se ata me dy prindër konfliktualë. “Konflikti mes prindërve para divorcit ndikon negativisht mbi fëmijët, ndërsa ai pas divorcit ka një ndikim shumë më të madh mbi ndryshimin e tyre,”- shprehet Hughes. Një studim tregon se pas divorcit, kur një baba, pa të drejtën e kujdestarisë, mban lidhje me fëmijët dhe ka konflikte minimale, këta fëmijë shkojnë shumë mirë. Ndërsa kur ka konflikte, vizitat e shpeshta të babait janë të lidhura me një ndryshim të ulët për fëmijët. Ky studim tregon se edhe pas të 20-tave, ata fëmijë që kanë përjetuar divorcin e prindërve, akoma shfaqin dhembje dhe stres edhe pas 10 vjetësh. Moshat pak më të rritura që kishin përjetuar konflikte mes prindërve të tyre shfaqnin ndjenja të dështimit dhe keqardhjes.
Ata kanë një nivel të lartë arsimor
Një studim i vitit 2014 i relizuar nga Universiteti i Miçiganit tregoi se nënat që kishin mbaruar një shkollë të lartë, apo Universitetin rrisnin fëmijë që shkolloheshin në të njëjtën mënyrë. Nga një grup prej 14 000 fëmijësh që hynë në kopësht për periudhën 1998 -2007 studimi tregoi se fëmijët e nënave të reja (18 vjeç e poshtë) kishin më pak mundësi të përfundonin shkollën apo të hynin në Universitet krahasuar me moshatarët e tyre. Frymëzimi është pjesërisht përgjegjës. Psikologu Erik Dubow nga një studim i vitit 2009, i kryer në periferi të New York-ut, tregon se niveli arsimor i prindërve kur fëmijët ishin 8 vjeç parashikonte në mënyrë domethënëse arritjet shkollore dhe profesionale për ta 40 vjet më vonë.
Ata u mësojnë matematikë fëmijëve në moshë të hershme
Një studim i vitit 2007 me 35000 fëmijë parashkollorë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe në Angli tregoi se zhvillimi i aftësive matematikore që herët kthehej në një avantazh të madh. “Rëndësia e aftësimit matematikor, fillimi i shkollës me njohuri mbi numrat, rendin e numrave, dhe koncepte të tjera matematikore është një e enigmë që doli nga studimi,” – tha Greg Duncan, bashkautor nga Universiteti Northwestern. -“Aftësimi në moshë të hershme i koncepteve matematikore, jo vetëm që parashikon të ardhmen në matematikë, por edhe arritjet në lexim.”
Ata vendosin marrëdhënie me fëmijët e tyre
Në vitin 2014 një studim me 243 njerëz të lindur në varfëri tregoi se fëmijët që ishin rritur me ndjenjën e përkujdesit në tre vitet e para, jo vetëm që patën arritje të mira akademike , por edhe arritje të shkëlqyera akademike në moshën 30 vjeçare. Prindërit që janë të dhimbsur i përgjigjen sinjaleve të fëmijëve të tyre shpejt dhe ashtu si duhet duke hedhur një bazë të sigurt për fëmijët në eksplorimin e botës. “Kjo sugjeron se investimi në marrëdhënien prind – fëmijë që herët sjell rendimente afatgjata që akumulohen përgjatë jetës së individit.” – shprehet psikologu Lee Raby nga universiteti i Minesotës.
Ata janë më pak të stresuar.
Sipas një kërkimi të cituar nga Brigid Schulte në Uashington Post, numri i orëve që një nënë kalon me fëmijët mes moshës 3-11 vjeç parashikon pak sjelljen e fëmijës, mirëqënien apo edhe arritjet. Një marrëdhënie e thellë e nënës ose një prindërim helikopter ndikon tek fëmija. “Stresi i nënës, sidomos kur ajo ndodhet mes punës dhe gjetjes së kohës për fëmijët e vet, mund ti prekë ata.” – tha Kei Nomaguchi për Uashington Posti. Gripi emocional ose fenomeni psikologjik, ku njerëzit i kapin ndjenjat si në një grip na e shpjegon arsyen. Nëse një mik është i lumtur, kjo ndjenjë do t’ju prekë edhe juve. Nëse është i trishtuar, zymtësia do të transferohet tek ju. Me pak fjalë, nëse një prind është i lodhur apo i frustruar, gjendja emocionale do të transferohet tek fëmijët.
Ata vlerësojnë më shumë përpjekjet sesa mungesën e dështimit
Kur femijët mendojnë se suksesi vjen nga arritjet e parashikuara. Carol Dweck nga Universiteti i Stenfordit ka zbuluar se fëmijët (dhe të rriturit) mendojnë për suksesin në një nga dy mënyrat. Maria Popova thotë se ata veprojnë pak a shumë në këtë mënyrë: një mentalitet i rregullt supozon se karakteri ynë, inteligjenca dhe aftësia krijuese janë të dhëna dhe s’mund të ndryshojnë, pra suksesi është një pohim i inteligjencës së trashëguar, një vlerësim i mënyrës se si këto dimensione të dhëna vlerësohen përballë një standardi të rregullt: lufta për suksesin dhe shmangia e dështimit me çdo kusht kthehet në një mënyrë të ruajturi të ndjesisë të të qenit i zgjuar ose i aftë. Mentaliteti i hapur ,nga ana tjetër, ushqehet me sfida dhe i sheh dështimet jo si një provë e mungesës së inteligjencës, por si një trampolinë për rritjen dhe zgjatjen e aftësive egzistuese. Në thelb ka një ndryshim, mënyra si vlerësoni do t’ju prekë aftësitë tuaja ashtu sikurse ka ndikim edhe mbi fëmijët. Nëse u thuhet se dolën shkëlqyeshëm në një provim për shkak të inteligjencës së tyre kjo krijon një mentalitet të dhënë, nëse ata dolën mirë për shkak të përpjekjeve kjo u mëson atyre mentalitetin e hapur, transmeton “bota.al”.
Nënat punojnë
Sipas një studimi nga “Harvard Business School” fëmijët që rriten me nëna që punojnë janë më të avantazhuar. Studimi tregoi se vajzat që rriten nga nëna që punojnë shkonin në shkollë, kishin rol mbikqyrës dhe fitonin më shumë para, krahasuar me 23% të moshatareve që rriteshin nga nëna shtëpiake. Djemtë e këtyre nënave kishin tendencën të bënin punë shtëpiake dhe të kujdeseshin për fëmijët. Studimi tregoi se ata kalonin 7.5 orë më shumë në javë për kujdesin e fëmijëve dhe 25 minuta për punët e shtëpisë. “Modeli është një mënyrë sinjalizimi se çfarë është e përshtatshme për mënyrën se si silleni, çfarë bëni, aktivitetet ku angazhoheni dhe në çfarë besoni,”- tha Kathleen L. McGinn. Ka pak gjëra që ne i njohim dhe që kanë një efekt të tillë mbi pabarazinë gjinore si ajo e të rriturit nga një nënë që punon,”- tha ajo.
Ata kanë një status socio-ekonomik të lartë
Fatkeqësisht një e pesta e fëmijëve amerikanë rriten në varfëri gjë që kufizon potencialin e tyre. Po bëhet gjithnjë e më ekstrem ky lloj ndryshimi. Sipas kërkuesit Sean Reardon, nga Universiteti i Stenfordit distanca e sukseseve të fëmijëve nga familje me të ardhura të mëdha dhe atyre me të ardhura të ulta është 30% – 40% më e madhe tek fëmijët e lindur në 2001 sesa tek ata të lindur 25 vjet më parë. Sa më të larta të ardhurat e prindërve aq më të larta rezultatet e fëmijëve. “Mungesa e përfshirjes dhe ndërhyrjet e shtrenjta, statusi socioekonomik janë çfarë motivojnë arritjet akademike dhe performancat, “ – shkruan ai.
Ata janë të autoritarë, por jo të rreptë as edhe tolerantë
Sipas Diana Baumride ka tre lloj prindërimesh: tolerant, prindër që përpiqen të mos jenë ndëshkues dhe pranojnë sjelljen e fëmijëve, prindër të rreptë janë ata prindër që formësojnë dhe kontrollojnë fëmijët bazuar në një lloj sjellje standarde dhe prindër autoritarë që përpiqen t’i drejtojnë fëmijët në mënyrë racionale. Idealë janë prindërit autoritarë sepse fëmijët rriten me një respekt për autoritetin, por nuk ndihen të mbytur nga ai.
Ata u mësojnë determinimin
Në vitin 2013 Angela Duckworth nga Universiteti i Pensilvanisë fitoi çmimin MacArthur, “gjeniu” për zbulimin e një lloj personaliteti të fuqishëm të quajtur “determinim”. Përcaktohet si një prirje për ta mbajtur interesin gjallë dhe përpjekjen deri në arritjen e qëllimit. Kërkimet e saj e lidhën determinimin me edukimin, me notat e studentëve në “Ivy League”, rezistencën e kadetëve në “West Point” dhe renditjen e pjesmarrësve në “US National Spelling Bee”. /www.bota.al/
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
June 19, 2017 / By M.I Premja e teshave apo njollosja e tyre me gjak
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
May 26, 2017 / By M.I Lutja per ta gjetur sihrin (magjine)
June 13, 2017 / By M.I Sihri (Magjia) i ngrënë
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
May 23, 2017 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2017
May 23, 2017 / By M.I Ilaç për kurimin e nervit shiatik dhe sëmundje reumatike
May 23, 2017 / By M.I Gjaku juaj e kërkon këtë pemë
May 23, 2017 / By M.I 3 librat qe Mjekesia Islame ju preferon që t’i lexoni per Ramazan
May 23, 2017 / By M.I 10 dobitë e ujit
May 23, 2017 / By M.I Agjërimi rigjeneron sistemin imunitar
May 24, 2017 / By M.I Të drejtat e gruas, në Kur’an dhe në Kanun
May 25, 2017 / By M.I Sonte u pamundesua shikimi i henes se re te Ramazanit