Sexta-feira, 19/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këto 3 sende kanë më shumë mikrobe se dyshemeja e banjos



Këto 3 sende kanë më shumë mikrobe se dyshemeja e banjos

Të gjithë e dimë që fëmijët janë të çrregullt. Në të vërtetë nuk e kupton se çfarë do të thotë “të çrregullt” deri sa të keni një fëmijë në shtëpi. Duke filluar që prej pelenave të porsalindurve e deri tek këpucët e mbushura me baltë pasi rriten, prindërimi duket tamam një punë e ndyrë.
Por a e dini me sa mikrobet ekspozohen çdo ditë të vegjlit tuaj ? Një studim zbuloi një analizë befasuese të objekteve me mikrobe me të cilat përballen çdo ditë fëmijët që të porsalindur deri në katër vjeç?

Sendet më të infektuara me mikrobe janë:

1. Karroca
Ju e shtyni karrocën e bebit tuaj nëpër rrugët e qytetit, në banjot publike dhe nëpër parqe zbavitëse. Kur udhëtimi plot me mikrobe mbaron ju e fusni atë në hapësira të nxehta dhe të mbyllura që sigurojnë kushte të përsosura për shumëzimin e mikrobeve.
Mikrobi më i ke i gjetur aty:
Streptococcus, i cili mund të shkaktojë sëmundje si fyt të infektuar, sy të skuqur dhe meningjiti.
Si ta pastrohesh:
Kthejeni karrocën përmbys dhe pastrojeni nga thërrimet. Pastaj, përdorni sapun dhe ujë të nxehtë për të larë të gjitha pjesët prej cope. Përdorni një spraj higjienizues apo antibakterial dhe një leckë të lagur për të fshirë pjesët e tjera ku vendoset shishja po vendin si tabaka.

2. Kapëzin paqësues (Cucin te goja)
Ai është miku më i mirë i prindit dhe makthi më i keq i tyre. Megjithëse gjiri është një lehtësim i madh për foshnjat dhe një ngushëllim për disa të vegjël, biberonat apo kapset rrenëse tërheqin mikrobet nga hedhja në dysheme, nga futja nëpër çanta pelenash dhe kalmi nëpër duar disa herë në ditë.
Mikrobi më i keq i gjetur:
E. coli, e cila mund të shkaktojë diarre, infeksione të traktit urinar dhe sëmundje të frymëmarrjes.
Si ta pastrohesh:
Shpëlajeni kapëzin ose lajeni me sapun dhe ujë pasi bie në një sipërfaqe të papastër. Çdo ditë futeni te cikli pjatalarës në raftin e sipërm ose vendoseni në një tenxhere me ujë të valë për pesë minuta.

3. Lodra prej pellushi
Lodrat tërhiqen nëpër dysheme të dyqaneve ushqimore, mbeten në banjë dhe mbulohen me sekrecione hundësh dhe shpesh rrëzohen. Pellushi i një lodre të butë thith çdo lëng dhe mikrobet që vjen në kontakt me të, duke i bërë kafshët prej pellushi lodrat më të vështira për t’u pastruar siç duhet.
Mikrobi më i keq i gjetur:
Moraxella, e cila mund të shkaktojë sinusit, infeksionet e veshëve dhe pneumoni. Është gjithashtu pjesë e një grupi bakteresh që mund të bëhen rezistent ndaj antibiotikëve.
Si ta pastrohesh:
Futeni lodrn prej pellushi në makinë larëse në një cikël të nxehtë të ujit. Vendosni në një këlluf jastëku të bardhë para se të lani për të parandaluar humbjen e leshit. Bëni kujdes me sapunin dhe mos përdorni zbutës të rrobave. Më pas, nxirreni të thahet në diell dhe kujdesuni që të mos humbasë formën e saj.





Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë pastrimin e lodrave një herë në muaj, si rregull të përgjithshëm, pastaj më shpesh në këto situata:
Nëse fëmija juaj ose shokët e tyre të lojës kanë qenë të sëmurë
Nëse fëmijët e tjerë fusin lodrat e fëmijës suaj në gojën e tyre
Nëse një fëmijë ka prekur ushqim, qumësht, të vjellat apo sekrecionet e gjendura në një lodër
Ky studim na kujton që të bëjmë rregullisht një pastrim për lodrat e fëmijëve dhe sendet që ata përdorin zakonisht, kështu që do pastrojmë edhe sende që nuk i kishim menduar më parë.

Ndërsa është e pamundur që të shmanget krejtësisht mikrobet, veçanërisht pasi ekzistojnë edhe disa baktere të dobishme, Të qenurit të vetëdijshëm se ku dhe çfarë duhet të pastroni rregullisht dhe të disinfektoni, mund t’ju ndihmojë të mbani veten dhe fëmijët tuaj të sigurtë dhe të shëndetshëm./Burimi:familyshare.com/m.c.,Gatuajshendetshem

(Visited 31 times, 1 visits today)




Top