Segunda-feira, 22/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KESHILLE LIDHJE ME DISA DUKURI



KESHILLE LIDHJE ME DISA DUKURI

KESHILLE LIDHJE ME DISA DUKURI

Tek disa njerez paraqiten disa simptoma te semundjes, si dhimbje ne pjese te trupit, endrra shqetesuese qe perseriten, qarje, qeshje, dhe britme qe shpeshhere perseriten gjate gjumit. Simptome te tilla jane dhe ofshamat dhe shtrengimi i dhembeve gjate gjumit, shperqendrimi dhe fjale dhe veprime te pakuptimta. Keto simptoma nxisin si zakonisht ndermarrjen e hapave konkrete per mjekim.

Sidoqofte, prania e ketyre simptomave nuk do te thote detyrimisht se njeriu eshte i ngacmuar prej xhineve dhe se ka nevoje per rukje. Simptomat e tilla ndoshta jane shenja te semundjes organike ose jane vetem sugjestione, qe nuk munden ne asnje menyre ta shpallin rukjen si te padobishme per jeten e besimtarit. Leximi i rukjes eshte i dobishem si parandalim, mbrojtje dhe sherim i semundjeve te ndryshme.

Mbeshtetu tek Allahu dhe mos shko tek fallxhoret dhe magjistaret qe vetem e shtojne humbjen. Detyroje veten per lexim te Kur’anit gjate orarit tend ditor.

Disa shkaqe te semundjeve:





1. Mospermendja e Allahut, subhanehu ue teala, dhe moskujdesi ndaj mbrojtjes nga semundjet me Kur’an dhe Sunnet.
2. Perhapja e zilise, magjise dhe renia mesysh ne permasa te gjera.
3. Demi qe njeriu ia ben xhinit ne vendbanimet e tyre si p.sh. derdhja e ujit vale pa e permendur Allahun dhe kryerja e nevojes ne gropa apo vende te ndryshme.
4. Frika e madhe dhe e papritur, hidherimi i madh, pikellimi i madh dhe gezimi i tepruar.
5. Krijimi i kushteve te volitshme per pranine e shejtaneve me veprime qe pengojne hyrjen dhe pranine e melekeve, si p.sh.: qente, statujat dhe fotografite, lakuriqesia, muzika, mosleximi i Kur’anit dhe mosfalja e namazit.
6. Zhveshja e plote pa e permendur Emrin e Allahut. I Derguari i Allahut, paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te, ka thene: ” Perdja mes pjeseve te turpshme te trupit te birit te Ademit dhe shikimit te xhineve, eshte leximi i Besmelese (BismIlah) gjate zhveshjes. ”
7. Mosfalja e namazeve vullnetare dhe sunneteve ne shtepi. Ibn Omeri, Allahu qofte i kenaqur me te, thote: ” Ndani disa namaze per shtepite tuaja dhe mos i shnderroni shtepite ne varreza. ”. Kurse, Imam Neueuiu thote: ” Keshtu do te sjellim begati ne shtepi, mbi ate shtepi do te zbrese Meshira e Allahut, do te tubohen meleket dhe do te largohen djajte. ”

Disa pengesa te sherimit:

1. Nxitimi ne kerkimin e sherimit.
2. Perdorimi i rukjes si eksperiment duke mos qene i bindur ne efektet e saj.
3. Shkuarja te fallxhoret dhe magjistaret qe ndoshta disa nga simptomat e semundjes i largojne me magji.
4. Nderprerja e pendimit dhe lutjeve ditore per situata te ndryshme.

(Lutjet e Sherimit, Ahmed ibn Abdul Aziz el-Hudajri)

(Visited 3 times, 1 visits today)




Top