Terça-feira, 24/11/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshillë e vyer për atë që kërkon bereqet në kohën e tij!

Këshillë e vyer për atë që kërkon bereqet në kohën e tij!

 

Ka thënë dikush prej Selefëve: “Sa më shumë e shtoja pjesën time të leximit të Kuranit, aq më shumë më shtohej bereqeti në kohën time. Dhe vazhdoja ta shtoja pjesën e leximit, deri sa arrita të lexoja në pjesën time dhjetë xhuze”.

Ibrahim ibn Abdul-Uahid el-Makdisi i ka thënë Dija el-Makdisit duke e këshilluar, në momentin që ai do të nisej për të kërkuar dituri:
“Lexo sa më shumë Kuran dhe mos e lër pas dore atë, sepse do të lehtësohet ty në atë që kërkon, në varësi të asaj që lexon prej Kuranit”.

Thotë Dija: “Këtë që më tha e pashë dhe e provova shpesh. Kur lexoja shumë Kuran më lehtësohej të dëgjoja e të shkruaja shumë hadithe, e kur nuk lexoja Kuran nuk më lehtësohej diçka e tillë”

.”Dhejl Tabekat Hanabile” Ibn Rexheb (3/205).

Përktheu: Ylli Rama

/udhaebesimtareve.com/

(Visited 74 times, 1 visits today)
Top