Sábado, 11/7/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshilla se si mund të ulni rrezikun për atak në zemër

Këshilla se si mund të ulni rrezikun për atak në zemër

Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut.

Kjo sëmundje prek enët e gjakut që ushqejnë zemrën të cilat quhen arterie koronare; enët e gjakut që ushqejnë trurin dhe enët e gjakut periferike që ndodhen kudo në trup. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundje kryesore.

Ndër simptomat kryesore të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare është dhimbja e kraharorit. Kjo dhimbje mund të shfaqet kur ngjit një malore, shkallët apo kur ekspozohesh ndaj një klime të ftohtë. Dhimbja shfaqet në kraharor, në formë shtrënguese apo në krahun e majtë.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në mbarë botën.

Për të reduktuar rrezikun për atak në zemër dhe goditjen në tru, si dhe për të pasur një zemër të shëndetshme ndiqni këto këshilla:

Mos pini duhan

Konsumoni sa me pak kripë

Konsumoni më shumë fruta dhe zarzavate

Kryeni rregullisht aktivitet fizik

Kufizoni konsumin e alkoolit

Nëse keni tension të lartë të gjakut ose diabet, merrni rregullisht medikamentet e përshkruara nga mjeku./ATA//Ora News

(Visited 114 times, 1 visits today)
Top