Quinta-feira, 12/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Keshilla profetike – Mos u hidhëro

Keshilla profetike – Mos u hidhëro

 

 

 

Abdullah Ibën Amër Ibën As[1], (All-llahu qoftë i kënaqur me të) na rrëfen se e ka pyetur të Dërguarin e All-llahut, salallahu alejhi ue selem: “Çfarë mund të më shpëtojë nga hidhërimi i All-llahut?” Ai u përgjigj: “Mos u hidhëro”.[2]

 

Gjithashtu Ebu Hurejra[3] (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmeton:

 

Erdhi një njeri te Profeti salallahu alejhi ue selem dhe i tha: “Më mëso”. Profeti salallahu alejhi ue selem i tha: “Mos u hidhëro”.

 

Ai vazhdoi me të njëjtën pyetjen edhe disa herë, ndërsa Profeti i përgjigjej me të njëjtën përgjigje: “Mos u hidhëro”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hyrje

 

 

‘Mos u hidhëro’

 

Kjo këshillëështë e shkurtër, mirëpo shumë e rëndësishme e cila lehtë mbahet në mend. Në fakt, në transmetimin e Buhariut, vërejmë se pyetësi –  si dhe shumica prej neve – nuk e kuptoi gjithëpërfshirjen dhe fuqinë ndikuese të kësaj këshille. Për këtë arsye, ai e përsëriti pyetjen disa herë duke na bërë të kuptojmë sikur dëshironte këshilla tjera dhe nuk i mjaftonte këshilla në fjalë.

 

 

Komente rreth këtij hadithi

 

A është zemërimi dukuri e natyrshme apo është jashtë kontrollit njerëzor? Me siguri, përgjigjja është negative. Në të kundërtën, kjo këshillë e Profetit salallahu alejhi ue selem do të ishte jashtë mundësisë së sahabiut për të ndikuar tek ai. Pra, është e qartë se Profeti salallahu alejhi ue selem dhe sheriati në përgjithësi, asnjëherë nuk do të na urdhëronin për diçka qëështë jashtë mundësive tona. Megjithatë, ne kemi tre komentime për këtë këshillë të Profetit salallahu alejhi ue selem.

 

Komenti i parë i këtij hadithi është së Profeti salallahu alejhi ue selem e urdhëroi këtë njeri të ruhet prej shkaqeve që e shpiejnë drejt hidhërimit. Për shembull, njeriu duhet të mundohet ta ndryshojë veten, të jetë i butë, i sjellshëm, zemërgjërë, modest, durimtar, falës dhe që sillet mirë me të tjerët. Me përvetësimin e këtyrë vetive për një kohë njeriu adaptohet në to dhe e ka shumë më lehtë ta përmbajë veten në momente të hidhërimit.

 

Mendimi i dytë thotë se me këtë thënie Profetike nënkuptohet se nuk duhet vepruar diçka në momente zemërimi. Me këtë nënkuptojmë se nëse dikush zemërohet duhet ta shtyp atë dhe mos të bëjë ndonjë vepër në bazë të zemërimit të tij. Kështu, All-llahu e përshkruan Musain alejhi selam i cili nuk veproi asgjë derisa i kaloi zemërimi.

 

“Dhe kur Musait i kaloi zemërimi…” (El-Araf; 157)

 

Nga kjo kuptojmë se një ndër interpretimet e kësaj këshille: “Mos u hidhëro” është që ai që zemërohet dhe zemërimi i tij “kërkon” që ai të vepron diçka të keqe, dhe ai lufton me veten e tij derisa ta largojë zemërimin. Kështu, gjendja e tij bëhet sikur të mos ishte zemëruar fare. [4]

 

Padyshim, ai që zemërohet patjetër duhet ta ndalojëveten nga të vepruarit në atë gjendje. Kjo sjellje është shumë e lavdëruar në sheriat. Në një rast Profeti salallahu alejhi ue selem tha:

 

“I fortë nuk është ai njeri që i mund të tjerët me forcën e tij, por i fortëështë ai që e përmban veten kur është i zemëruar dhe i nxehur”.[5]

 

Mendimi i tretë mëshumë ka të bëjë me kuptimin literal të hadithit. Domethënë, njeriu që zemërohet, duhet patjetër të duron, ta kontrollojë veten, të qetësohet dhe të mos zemërohet. Ky është kuptimi sipërfaqësor kur e dëgjojmë këtë hadith të Profetit salallahu alejhi ue selem. Muslimani duhet ta përmbajë veten dhe t’i zgjedh çështjet me urtësi dhe racionalitet.[6]

[1]Ai ishte nga fisi kurejsh dhe ishte sahabi i njohur, njëjtë si babai i tij. Islamin e pranoi më herët se babai i tij. Ishte nga të rrallët që dinin shkrim-lexim para ardhjes së Islamit. Ai mori leje prej Profetit salallahu alejhi ue selem që t’i regjistroj fjalët e tij. Në një rast, Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur me të) tha se sahabiu i vetëm që kishte mundësi të dijë më shumë hadithe se ai, ishte Aabdullahu, sepse Abdullahu i shkruante hadithet ndërsa Ebu Hurejra jo. Ai vdiq në vitin 65h në moshën shtatëdhjetëedy vjeçare.

 

[2]Sahih et-Tergib uet-Terhib, nr.2747. Buhariu, nr.6116.

[3]Ebu Hurejra ishte një ndër sahabijt më të njohur të Resulullahut salallahu alejhi ue selem, i cili lindi tetëmbëdhjetë vite para hixhrit. Emri i tij i vërtetë është Abdur-Rahman bin Sakhr. Ai erdhi në Medine në vitin e shtatë hixhrij, ndërsa Islamin e pranoi më herët. Ai vazhdimisht e shoqëronte Profetin salallahu alejhi ue selem. Ai jetoi në xhaminë e Profetit me disa shokë tjerë të njohur si Ehlu-Sufa. Ai transmetoi më së shumti hadithe nga të gjithë sahabët. Transmetoi gjithsej 5374 hadithe.

 

[4]Ibën Rexhebi në Xhami’, vëll. 1 f.364

[5]Buhariu (6114) dhe Muslimi (2609)

[6]El-Bejtaar, f.105.

(Visited 66 times, 1 visits today)
Top