Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Falenderimet i takojnë Allahut të Lartësuar. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e ndjekin deri në Ditën e Fundit. (Allahu na bëftë prej tyre!) Studenti musliman mbështetet në Allahun e Lartësuar kur përballet me provimet e […]
Falenderimet i takojnë Allahut të Lartësuar. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e ndjekin deri në Ditën e Fundit. (Allahu na bëftë prej tyre!) Studenti musliman mbështetet në Allahun e Lartësuar kur përballet me provimet e […]
Këshilla për studentët gjatë provimeve

Falenderimet i takojnë Allahut të Lartësuar. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e ndjekin deri në Ditën e Fundit. (Allahu na bëftë prej tyre!)
Studenti musliman mbështetet në Allahun e Lartësuar kur përballet me provimet e dynjasë dhe tek Ai kërkon ndihmë, duke u nisur nga shkaqet e fesë, duke u nisur nga thënia e Muhamedit (Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të!) ku thotë: “Muslimani i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se muslimani i dobët dhe në çdo mirësi ruaju prej asaj që s’ke dobi dhe kërko ndihmë nga Allahu, si dhe ji i kujdesshëm në çdo punë të hajrit, nga e cila ke dobi, duke u mbështetur në Allahun e Lartësuar.”
Këshillojmë çdo student dhe studente që gjatë provimeve të ketë parasysh që:
1. T’i drejtohet Allahut me dua në çfarëdo mënyre të lejuar si: “Rabbi ‘shrah li sadrij ue jessir li emrij” (O Zot! Ma zgjero gjoksin tim dhe ma lehtëso çështjen time!)
2. Të flejë herët dhe të shkojë në provim në kohë të caktuar.
3. T’i marrë të gjitha mjetet e duhura si: stilolapsat, vizoren, …etj.
4. Të thojë lutjen e daljes nga shtëpia: “Bismilah. Teuekkeltu al Allah ue la haule ue la kuuete ila bilah. Allahume inni eudhu bike en edile eu udale eu ezile eu uzele eu edhlime eu udhleme eu exhhele eu juxhhele alejj.” (Me emrin e Allahut. Allahut i jam mbështetur dhe nuk ka ndryshim e as fuqi përveç Allahut. O Allahu im! Kërkoj mbrojtje te ti që të mos devijoj apo të mos më devijojnë të tjerët, të zhytem apo të më zhysin të tjerët, të futem në padrejtësi apo të më fusin të tjerët, të bëhem injorant apo të më bëjnë injorant të tjerët.) Mos harro që të jesh i kujdesshëm ndaj prindërve që t’i kënaqësh ata, sepse duaja e prindërve është e pranuar.
5. Të bëjë bismilah (me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit) para se të fillojë provimin, sepse thënia e besmeles është e pëlqyer të thuhet në fillim të çdo pune të mirë, pasi ka bereqet në thënien e saj dhe kërkimi i ndihmës tek Allahu është nga shkaqet e udhëzimit apo suksesit.
6. T’i frikësohet Allahut dhe mos t’i merakos shokët e mos t’i frikësojë, pasi merakosja, shqetësimi është sëmundje ngjitëse, pra jepi shpresa, kurajo me fjalë të mira duke iu thënë: “Inshallah do të kaloni me sukses …”
7. Mos harroni përmendjen e Allahut, sepse kjo e largon shqetësimin dhe nëse të mbyllet ndonjë çështje, pra nuk të kujtohet, lute Allahun që ta lehtësoj kujtimin e saj. Shejhul islami Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) kur nuk arrinte të kujtonte diçka thoshte: “Ja Mualimu Ibrahijme alimni ue ja Mufehimu Sulejmane fehimni.” (O Mësues i Ibrahimit më mëso mua! O Shpjegues i Sulejmanit më bëj që ta kuptoj!)
8. Zgjidhe vendin e përshtatshëm kur të ulesh dhe kujdesu që trupin (shpinën) ta mbash drejt kur të ulesh në karrige.
9. Kur të marrësh fletën, së pari, hidhi një sy pyetjeve, pasi nga studimet që janë bërë thuhet se 10% të kohës së caktuar për provim duhet t’ia kushtosh leximit të pyetjeve me imtësi dhe ti nënvizosh ato fjalë të cilat janë të vështira dhe të rëndësishme, që kur t’i mbarosh të lehtat t’iu kthehesh përsëri dhe kohën e caktuar për provim ta ndash për të gjitha pyetjet.
10. Planifiko që së pari të zgjedhësh pyetjet e lehta dhe pastaj të vështirat dhe gjatë leximit të pyetjeve shëno vërejtjet dhe mendimet që të vijnë për momentin që t’i përdorësh më pas në pyetjet e mbetura.
11. Përgjigjju pyetjeve sipas rëndësisë.
12. Fillo me pyetjet e lehta të cilat i di, pastaj fillo dhe kushtoi rëndësi pyetjeve të cilat kanë pikë më shumë dhe lëri ato pyetje të cilat nuk të kujtohen për momentin ose ta marrin kohën tepër, ose kanë pikë pak. Lëri dhe kalo tek pyetjet që kanë pikë më shumë.
13. Puno ngadalë dhe mos u shpejteso, pasi Muhamedi (Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të!) ka thënë: “Ngadalësia është nga Allahu, ndërsa shpejtësia është nga shejtani.”
14. Mendohu mirë në zgjidhjen e përgjigjjes së saktë në provim. Në rast se pyetja është me disa alternativa dhe ti duhet të zgjedhesh njerën prej tyre vepro si vijon: nëse je i sigurtë në përgjigjje largohu vesveseve dhe nëse nuk je i sigurtë fillo duke hequr ato për të cilat nuk ta merr mendja se janë dhe përgjigjju asaj që ta merr mendja më së shumti dhe mos e ndrysho vetëm nëse je i sigurtë se është gabim, sepse sipas studimeve që janë bërë thuhet se përgjigjja e vërtetë është ajo që vjen së pari në mendjen e studentit.
15. Në provimet të cilat janë me shkrim koncentrohu mirë para se të përgjigjesh.
16. Përgjigjen kryesore shkruaje në fillim të rreshtit, sepse këtë e kërkon ai që kontrollon provimin dhe nëse e shkruan brenda mundet që kontrolluesi nuk e shikon, si shkak i shpejtësisë së tij.
17. Veço 10% të kohës për korrigjimin e pyetjeve duke mos u ngutur e sidomos në matematikë, në shkruarjen e numrave dhe më pas dorëzoje fletën e provimit me dëshirë dhe mos të të brengosë pse të tjerët kanë përfunduar dhe kanë dalur para teje se ndoshta janë dorëzuar e nuk i kanë përfunduar të gjitha pyetjet.
18. Nëse pas provimit shikon se ke gabuar në disa pyetje kjo të jetë si mësim dhe të përgatitesh më shumë në të ardhmen dhe të mos të shpejtohesh në përgjigjet tuaja dhe ji i kënaqur me çaktimin e Allahut dhe mos u shqetëso, por kujtoje thënien e pejgamberit (Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të!) ku thotë: “Nëse të godet diçka mos thuaj sikur të kisha bërë kështu ose ashtu, por thuaj çfarë dëshiron Allahu vepron, sepse fjala sikur hap derën e shejtanit.” (Muslimi)
19. Dije se kopjimi është haram, si do që të jetë, qoftë në lëndën e gjuhës arabe ose në lëndë të tjera. Muhamedi (Paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush bën hile nuk është prej nesh.” Kjo është padrejtësi dhe marrja e notës së mirë dhe diplomës në këtë mënyre është e ndaluar (haram) dhe rënia dakord me shokun tënd ose me mësuesin tënd është bashkëpunim për mëkate, prandaj largohu haramit se Allahu të begaton me mirësitë e tij dhe refuzo çdo rrugë, çdo mënyrë të haramit që të vjen nga dikush tjetër. Kush e lë diçka për hir të Allahut ia kompeson Allahu me diçka me të mirë se kjo dhe nëse e shikon dikë duke kopjuar lajmëroje përgjegjësin se kjo nuk konsiderohet thashetheme dhe as përgojim, por përkundrazi ti po ndalon një të ndaluar që është detyrë për çdokënd që ta ndalojë një gjë të tillë. Këshilloj ata të cilët i shesin ose ua shpërndajnë pyetjet nëpërmjet internetit ose në çfarëdo mënyre tjetër, e cila konsiderohet hile (kopjim) t’i frikësohen Allahut dhe këtë kohë të cilën e kanë shfrytëzuar në haram do kishte qenë më e dobishme, sikur ta kishin shfrytëzuar në diçka tjetër që iu bën dobi, qoftë në ketë dynja dhe ahiret.
20. Mendo çfarë ke përgatitur për ahiret dhe pyetjet e provimit në varr dhe që të shpëtosh në Ditën e Premtuar (Ditën e Kiametit). Kush i shmanget zjarrit dhe futet në xhenet ai ka arritur një fitore të madhe.
Së fundi, e lus Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej të suksesshmëve në këtë dynja dhe të na bëje prej të shpëtuarve në ahiret! Amin!
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
February 15, 2016 / By M.I E thene para 14 shekujsh e vertetuar sot
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
February 8, 2016 / By M.I Thuaj “Bismilah” para se te hedhësh ujin e nxehtë
February 6, 2016 / By M.I Kujtdo që i del gjumi natën dhe thotë
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
January 28, 2016 / By M.I Ja se çfarë funksioni kryejnë në organizëm disa përzierje frutash
January 28, 2016 / By M.I 8 dobitë kryesore të mjaltit
January 28, 2016 / By M.I Fëmijët dallohen me shtatë cilësi
January 29, 2016 / By M.I Bamje perime e dobishme
January 29, 2016 / By M.I Në rast të infarktit i keni vetëm 10 sekonda ta shpëtoni veten!
January 29, 2016 / By M.I Të vjellat në shtatëzani
January 30, 2016 / By M.I Lindja e një vajze
January 30, 2016 / By M.I Kështu bëhesh i lumtur
January 30, 2016 / By M.I Dhurata dhe mjeku
January 30, 2016 / By M.I Të ushqyerit sipas fesë dhe mjekësisë