Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Kapaciteti i trurit për të ruajtur, përpunuar dhe risjellë informata është një bekim madhështor i Allahut. Ne e përdorim kujtesën tonë për të fituar njohuri të dobishme. Gjithashtu, ne e përdorim atë për t’i rikujtuar gabimet që i kemi bërë në të kaluarën dhe për të mësuar prej tyre në mënyrë që të përmirësohemi. Për […]
Kapaciteti i trurit për të ruajtur, përpunuar dhe risjellë informata është një bekim madhështor i Allahut. Ne e përdorim kujtesën tonë për të fituar njohuri të dobishme. Gjithashtu, ne e përdorim atë për t’i rikujtuar gabimet që i kemi bërë në të kaluarën dhe për të mësuar prej tyre në mënyrë që të përmirësohemi. Për […]
Këshilla për përmirsimin e kujtesës !!

Kapaciteti i trurit për të ruajtur, përpunuar dhe risjellë informata është një bekim madhështor i Allahut. Ne e përdorim kujtesën tonë për të fituar njohuri të dobishme. Gjithashtu, ne e përdorim atë për t’i rikujtuar gabimet që i kemi bërë në të kaluarën dhe për të mësuar prej tyre në mënyrë që të përmirësohemi.
Për shembull, të kujtuarit se si e kemi kaluar kohën në mënyrë joproduktive gjatë Ramazanit të kaluar, mund të na motivojë që ta bëjmë të frytshme atë në Ramazanin vijues.
Shumica, humbjen e kujtesës e ndërlidhin me plakjen, por kjo nuk është domosdoshmërish kështu, sidomos kur shohim gjyshërit tanë 80 e ca vjeçar që akoma e dinë Kuranin përmendësh.
• Përdore, sepse, përndryshe, do ta humbasësh
Trajtoje trurin tënd si një muskul. Nëse do që ta mbash të shëndoshë dhe të shkathët, duhet ta përdorësh. Leximi i librave, mësimi përmendësh i Kuranit, nxënia e njohurive të dobishme dhe falja e namazit janë mënyra më e mirë për stërvitjen e trurit. Ndjenja e të qenit afër me Allahun e Lartësuar, gjithashtu do të na mbrojë nga depresioni i cili lë pasoja negative në mendjen tonë.
• Të ushqyerit e trurit
Ushqimi i ekuilibruar rezulton në përmirësimin e kujtesës tuaj. Një studim i kohëve të fundit i zhvilluar në Francë bën të ditur se përdorimi i vajit të ullirit përmirëson kujtesën vizuale dhe rrjedhshmërinë gjatë të folurit. Mirësitë e ullirit gjithashtu janë përmendur edhe në Kuranin Famëlartë, ku Allahu i Gjithëdijshëm betohet në këtë fryt të veçantë (95:1). Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë të omega-3, siç është salmoni, janë gjithashtu të rëndësishme për kujtesën dhe funksionimin e trurit. Veç kësaj, kujtesa juaj ka nevojë për sheqer dhe vitamina adekuate, të cilat gjenden në shumicën e ushqimeve të përditshme. Nëse ushqimet që konsumoni nuk përmbajnë sheqer dhe sasi të mjaftueshme të vitaminave, atëherë konsumoni mjaltë, hurma, boronicë dhe bajame.
• Trup i shëndoshë për mendje të shëndoshë
Ushtrimet trupore, veçanërisht ata aerobike, janë të dobishme për një mendje të shkathët dhe të shëndoshë. Nëse nuk keni mundësi të bëni ushtrime aerobike, lajmi i mirë është se të praktikuarit e një ecjeje mesatare çdo ditë, rezulton në mendje të shëndoshë. Ecja, për shumicën e njerëzve, është mjaft e lehtë për ta praktikuar si një aktivitet i rregullt. Gjithashtu, ngjitja shkallëve, në vend të shfrytëzimit të ashensorit, e stërvit trupin tuaj.
• Pushimi
Gjumi i shkurtë përmirëson kujtesën dhe humorin, ndihmon në mirëqenien trupore dhe kthjellon ndjenjat. Dremitja ngërthen shumë dobi, kështu që, të dremiturit 15-30 minuta para ose pas namazit të drekës ndikon pozitivisht në paraqitjen tuaj intelektuale, nivelin e energjisë dhe, veç kësaj, është sunet.
• Flini mjaftueshëm
Një studim gjerman i kohëve të fundit ka treguar se gjumi ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Gjumi nevojitet për shlyerjen e informatave afatshkurtre në mënyre që të krijohet hapësirë për informata të reja. Gjumi dhe nata janë një tjetër mëshirë dhe bekim nga Allahu, më Bujari:
“Po mëshira e Tij u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj, të jini mirënjohës!” (28:73)
• Luteni Allahun
Nëse doni të keni kujtesë të mirë, luteni El-Muxhib-in (Lutjepranuesin). Luteni Allahun e Lartësuar për atë që keni nevojë – njohuri të dobishme, arsye të shëndoshë dhe kujtesë të mirë. Në fakt, kujtesa jonë është bekim nga Allahu dhe duhet që në çdo çast të jemi falënderues për të. Që t’ia dimë vlerën, ne duhet ta mbajmë atë të shëndoshë dhe ta përdorim për qëllime të mira që do të na afrojnë me Allahun e Plotfuqishëm./mjeksiaislame/
Perktheu dhe pershtati: Shpetim Hyseni
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 11, 2018 / By M.I C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?
June 11, 2018 / By M.I Mjete shtëpiake për zbutjen dhe largimin e dhembjes së dhëmbit
June 11, 2018 / By M.I Efektet shëndetësore të pjeprit
June 11, 2018 / By M.I Mënyra e marrjes së guslit
June 11, 2018 / By M.I Ndiheni të lodhur dhe të stresuar? Përdorni këtë truk të thjeshtë në dush
June 11, 2018 / By M.I Tre orët më të vlefshme në Ramazan
June 11, 2018 / By M.I 10 shkaqet e furnizimit
June 11, 2018 / By M.I Disa lutje Kuranore
June 11, 2018 / By M.I Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote