Sexta-feira, 19/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këshilla për nënën e burrit



Këshilla për nënën e burrit

Këshilla për nënën e burrit

1. Kije frikë Allahun në raport me djalin tënd dhe gruan e tij. Largohu nga çdo padrejtësi, qoftë në fjalë a në vepër. Në një hadith është thënë: “Në Ditën e Kiametit padrejtësitë janë errësira.”

2. Mos u bëj sikur ortake për nusen tënde, por bëju nënë e dytë dhe këshilluese e saj.

3. Mos prit nga një vajzë e re që të jetë e përsosur dhe e përkryer, sepse ajo është në fillim të jetës së saj.

4. Mos i përhap të metat e nuses sate dhe ndihmoji që të fitojë vetëbesim, sepse në të kundërtën do të të urrejë.

5. Shtoji lutjet për të dhe djalin tënd, sepse, si nënë që je, lutja jote pranohet. Gjithashtu nxite burrin tënd të bëjë lutje për të sepse edhe atij, si prind që është, i pranohet duaja.





6. Mos ndiej pakënaqësi nga ndonjë dhuratë që djali yt ia bën gruas së tij a nga ndonjë udhëtim i tij familjar së bashku me gruan e tij, dhe dije se gjëra të tilla, bile edhe më të mira, do të bëjë për ty.

7. Shfaqi të mirat e nuses sate para djalit tënd, anashkaloji të këqijat e saj, nëse nuk kanë të bëjnë me nder dhe fe, dhe mos u mundo të fusësh te djali yt urrejtje kundër saj.

8. Dije se ti je nënë, kurse ajo bashkëshorte dhe që të dyja keni të drejta, andaj ndihmoji birit tënd që t’jua japë të dyjave të drejtat që ju takojnë.

9. Mos shfaq neveri përballë familjes së nuses sate dhe mos harro sa herë ke shkuar tek ata, e sa rrugë ke bërë, kur e kërkoje dorën e saj për djalin tënd. Gjithashtu, mos i harro premtimet dhe shpresat për mirësjellje që ua ke dhënë atyre menjëherë pas martesës.

10. Respektoje familjen e nuses, që nusja të të respektojë ty.

(Visited 305 times, 1 visits today)




Top