Segunda-feira, 11/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Kërpudhat tuberose dhe shkaqet e ndryshimit të natyrës së ushqimeve

Kërpudhat tuberose dhe shkaqet e ndryshimit të natyrës së ushqimeve

kerpudhat
Kërpudhat tuberose janë kërpudhat e fshehta që rriten në tokë. Arabët këtë bimë e quajnë “bimë e fortunës”, e cila është e njohur si bija e bubullimës (arab. bintul ra’ad), për arsye se këto paraqiten me shumicë në vjeshtë, e veçanërisht në kohë kur bën mot i ligë e me shtrëngatë. Me këtë rast disa lloje të kërpudhave tuberoselëvaren deri rrafsh me sipërfaqen e tokës dhe ndonjëherë depërtojnë nëpër shtresat e tokës për të arritur deri në sipërfaqen e saj, gjë që e lehtëson nxjerrjen e tyre.

Kërpudhat tuberose janë ushqyese dhe djegëse patatore. Ato prodhojnë spore dhe kanë shije tepër të mirë. Madhësia e tyre sillet prej 2 deri 20 cm. Pjesa e ushqyeshme e kërpudhës është trupi i saj që rritet afro 30 cm nën sipërfaqe. Kërpudhat janë të llojllojshme dhe me shumë ngjyra, si: e bardhë me aromë të fortë (lat. Tuber album), kërpudha tuberose (gjitashtu e njohur si kërpudhë tuberose e rrejshme), e cila ka palcë të bardhë, rritet në vjeshtë dhe ka cilësi të dobët. Pastaj vjen kërpudha tuberose e murrme (lat. Tuber magnatum), e cila ka formë të zgjatur dhe rritet në vjeshtë; kërpudha tuberose dimërore (lat. Tuber brumale), e cila ka madhësi dhe cilësi mesatare dhe rritet në vjeshtë. Lloji i katërt është kërpudha tuberose e zezë (lat. Tuber melanosporum), e cila hyn në grupin e kërpudhave me cilësi të mirë. Edhe kjo rritet në vjeshtë dhe, në fund, kemi kërpudhën tuberose të kuqe (lat. Tuber rufum). Kjo është më e mira, rritet në vjeshtë dhe konsiderohet si ëmbëlsirë.

Në Dy sahihat është shënuar që i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, ka thënë: “Kërpudhat tuberose kanë prejardhje nga ‘mennatí (rrëshirë e ëmbël) dhe uji i tyre përmban ilaçin për sy”. ( Buhariu, 10/137; Muslimi, 2049).

Kërpudha tuberose ose tuberi njihet në literaturë si frut nëntokësor (arab. kam’a, fshehur). Kërpudhat tuberose rriten në tokë pa pasur nevojë të mbillen. Ato janë të shkurtra, të dendura dhe bimë nëntokësore me zhardhok (tuber) që u përngjajnë patateve. Substanca e tyre rritet nga substancat e gazta të tokës, të cilat mblidhen gjatë kohës së ftohtë të dimrit dhe dalin më afër sipërfaqes së tokës, kurse shiu i pranverës ndihmon pjekjen e tyre. Kërpudhat tuberose quhen ndryshe edhe gufuese (d.m.th. teubh, baza; teu, gufim; lat. tumere, gufuar), ndërsa ndonjëherë në arabisht quhet xheradijul-erd (d.m.th. papullat e tokës – varicella – lia e ujit, lia e mesme), lia e madhe (variola), sepse paraqiten në mënyrë të ngjashme si puçërrza, si pasojë e virusit të lisë së madhe (variola).

Emërtimi tuberos (në formë patateje) është nxjerrë nga ngjashmëria në mes modeleve të kërpudhave gufuese dhe të kërpudhave tuberose dhe lisë së madhe në formë dhe substancë. Sot është e njohur se variola është sëmundje virale tejet kontagjioze. E ngjashme dhe në kushte natyrore analoge me kërpudhat tuberose. Substancat e gazta nëntokësore të tyre rriten nën sipërfaqen e tokës në pranverë, ndërsa pjekurinë e arrijnë në vjeshtë dhe në dimër bëhen ushqim që njihet si kërpudha tuberose, që janë ëmbëlsirë me vlerë të lartë për disa njerëz.
Kërpudhat tuberose janë një nga ushqimet natyrore dhe ushqim i rëndomtë i beduinëve nomadë. Ato gjenden me shumicë në livadhe dhe nëpër shkurre. Kërpudhat tuberose hahen të freskëta apo të ziera. Për sa i përket shijes së tyre, llojet më të mira të tyre janë ato që zhvillohen në tokë pjesërisht rënore, me ujëra të kufizuar nëntokësore, dhe ato që zhvillohen në vise jopjellore.

Ngjashëm me disa lloje të kërpudhave me zhardhok, siç janë kërpudhat e egra, disa shembuj të kërpudhave të kuqe tuberose janë helmuese dhe mund të shkaktojnë asfiksi (ndërprerje të frymëmarrjes). Kërpudhat tuberose janë të ftohta dhe të lagështa në shkallë të tretë. Ato mund t’i shkaktojnë dëm lukthit, sepse treten ngadalë.

Kërpudhat tuberose helmuese shkaktojnë atrofinë e verdhë të mëlçisë (atrophia flava hepatis) me pasoja vdekjeprurëse. Ngrënia e rregullt e tyre mund të shkaktojë ngërçe në bark, sulm apoplektik në tru (lat. Apoplexia), paralizë (lat. Hemiplegia), dhembje në lukth ose ndërprerje të urinës (retentio urinae).

Më mirë është atëherë kur kërpudhat tuberose hahen kur janë të freskëta dhe të lagështa, në kohën e pjekjes së tyre, sesa kur janë të thata ose të konservuara. Përgatitja e kërpudhave tuberose për ushqim kërkon që ato së pari të futen në llaç të lagësht, ku qëndrojnë gjatë tërë natës, pastaj, pasi të kenë qëndruar për disa orë në ujë të vakët të trajtuar me kripë ose me zhumbricë (arab. za’tar; lat. Thymus seppylum), pastrohen duke i gërryer me një lloj guri të veçantë ose me brushë të patateve. Kur hahen të freskëta ose si sallatë, kërpudhat tuberose përzihen me vajin e ullirit dhe me mëlmesa tejet djegëse. Kjo bëhet për arsye se atij që i ha t’i ndihmojë në tretje pasi, siç dihet, ato kanë natyrë tokësore dhe yndyrore.
Kërpudhat tuberose, për shkak të cilësisë së tyre të varfër ushqyese dhe rolit negativ në ekuilibrimin e humbjeve natyrore, kanë veprim të dyfishtë në traktin digjestiv. Megjithatë, ato përmbajnë substancë ujore tepër të hollë, e cila i bën të depërtueshme dhe të dobishme për freskimin e syve, dhe si pluhur për shërimin e verbimit të natës, kundër djegies së syve ose konjuktivitisit.

Mjekët pajtohen se supa e bërë me kërpudha tuberose pastron të parit dhe këto janë vetëm disa nga dobitë e shumta që i ka përmendur Ibn Sina dhe të tjerët.

Sa i përket asaj që ka thënë i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, se kërpudhat janë nga ‘manna, duhet thënë se përdorimi i fjalës ‘mana ka dy shpjegime të mundshme: kjo mund të tregojë ushqimin, të cilin All-llahu i gjithëfuqishëm e ka siguruar për fëmijët e Izraelit në shkretëtirë, mirëpo këtu fjala ‘manna në arabisht nuk përdoret si emër për të treguar ëmbëlsirat e zakonshme të njohura si manna´(arab. mann), por, në vend të kësaj, si folje kalimtare që do të thotë dhurim. Në këtë kuptim nuk ka kurrfarë dyshimi që dhuratat (dhuntitë, begatitë) materiale dhe shpirtërore dhe ndihma e All-llahut të gjithëfuqishëm që u është dhuruar fëmijëve të Izraelit kanë qenë të shumta, ndërsa kërpudhat tuberose (të shkurreve) janë njëri prej këtyre shenjave të fuqisë së All-llahut, që krijesat e Tij të sigurojnë nevojat. Ai i krijoi dhe e furnizoi popullin me to pa i mbjell, pa mund dhe pa punë, pra pa pasur nevojë për të lëruar ose ujitur. Këto janë dobitë dhe begatitë e All-llahut të madhërishëm. Sa i përket dhuratës në formë ushqimi të All-llahut për fëmijët e Izraelit, ai i furnizoi ata me kërpudhat tuberose për këtë qëllim, si ushqim më të përkryer, dhe i bëri ato në vend të bukës së tyre, ndërsa shkurtëzat kanë qenë mishi i tyre që e kanë kërkuar, dhe lëngu bimor (arab. tall; turunxhubin; nasg) u ka dhënë energjinë e duhur. Lëngun bimor që e kanë pirë ka qenë i përgatitur, i lejuar dhe i ëmbël, të cilin e nxirrnin nga drurët e shkretëtirës dhe ai përbënte një ushqim vital për jetën, shëndetin dhe ekzistencën e tyre. Prandaj, vetëm me këto begati dhe dhurata të All-llahut, në mes të shumë të tjerave, ata kishin mundësi të kënaqnin dëshirën e tyre për mish dhe të mbijetonin kalimin nëpër shkretëtirë. Tërë këtë e arritën me lejen e All-llahut.

Sa i përket rrëshirës së ëmbël natyrore (arab. turunxhubin), ajo është forma tjetër e mannas. Kjo është e bardhë, pluhur dhe ushqim i mirë, i cili kishte zbritur nga qielli, që ishte shpëtim mrekullibërës nga uria. Por ky fenomen i shkretëtirës mund të shikohet ende në vise të vogla të Lindjes së Mesme, ku disa insekte të caktuara tajojnë lëngun ngjitës të bimëve. Fjala manna dhe shprehja aram mana në hebraisht do të thotë hu ose letrarisht Çfarë është (kjo)?
Më tej, kur i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, e përdori shprehjen manna për kërpudhat tuberose në kuptim tjetër, ajo ka shprehur kuptimin dhuratë nga Xhenneti, për të cilën dhuratë nuk ka punuar, nuk ka mbjellë, nuk ka lëruar as nuk i ka ujitur asnjë njeri.

Gjithsesi, duke qenë se kërpudhat tuberose janë nga manna (rrëshirë e ëmbël), dhuratë e bekuar dhe begati, atëherë prej nga mund të vijë ai dëm serioz prej tyre?
Për ta kuptuar këtë, duhet ditur se All-llahu i gjithëfuqishëm e ka përsosur çdo send që e krijoi dhe çdo gjë Ai e ka bërë mirë dhe është e mirë dhe e dobishme në formën e tij burimore. Prandaj, çdo gjë që është burimore dhe që buron nga urdhri i All-llahut është pa të meta, është e shëndoshë dhe është krijuar me qëllim që të jetë manifestim i mençurisë së Tij të thellë dhe të pakufishme. Kjo krijesë mbart në vete dobi të shumta dhe të pakontestueshme kur ekziston si e tillë dhe kur është bërë në përputhje me urdhrat e All-llahut. Vetëm pas krijimit, e krijuara, përveç shkaqeve të tjera, mund të jetë objekt i ndryshimit si pasojë e prirjes së saj ndaj elementeve të kundërta, përzierjes ose shoqërimit me ato. Pastaj, sikur çdo gjë të lejohej të përmbushte qëllimin burimor të krijimit, një gjë e tillë, me siguri, do të ishte e përsosur dhe më e dobishme.

Mirëpo, cilido shikues i ditur i ligjeve të natyrës që përcaktojnë elementet e kohës, të bimëve dhe të jetës shtazore në këtë botë, do të njohë shkaqet dhe procesin e prishjes, si dhe atë që këto ndryshime ndodhin vetëm pas formimit të krijesës së re. Kjo përfshin gjendjen e mjedisit dhe të ndërhyrjes njerëzore dhe shtazore.
Në këtë kuptim, shumica e fatkeqësive të jashtme dhe të brendshme, dhe epidemive nga të cilat ka vuajtur njerëzimi nëpër shekuj, janë pasojë e veprimit të tij, e padëgjueshmërisë ndaj urdhrave të All-llahut. Në realitet fatkeqësitë janë pasojë e mossuksesit njerëzor për të pranuar mesazhin e All-llahut ose pasojë e refuzimit të tij për të ndjekur dhe zbatuar udhëzimet e të Dërguarve të Tij alejhi selam. Prandaj, mosbindja, mosbesimi dhe mosfalënderimi (arab. kufr) gjithsesi janë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve, të murtajës, thatësirës, shtrëngatave dhe tërmeteve. Ndërsa, për shkak të mospranimit të këshillave dhe vërejtjeve të All-llahut dërguar njerëzve, All-llahu i gjithëfuqishëm i dënon në këtë botë, së pari duke urdhëruar tokën, fushat dhe pemët frytdhënëse që të ndërprejnë plotësisht dhënien e kontributit. Në këtë mënyrë Ai i zvogëlon dobitë e tyre dhe kufizon dhënien e tyre, duke përfshirë bekimet burimore, të cilat Ai i ka mbjellë në prodhimin e tyre. E gjithë kjo ndodh me lejen e All-llahut dhe zhvillohet në formë të një reaksioni zinxhiror.

Por, nëse dituria dhe largpamësia e lexuesit nuk mund ta kuptojë dhe ta marrë me mend këtë, atëherë mjafton që ata të lexojnë fjalët e shenjta të All-llahut të gjithëfuqishëm: “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.) e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)”. (Er Rrum, 41)

Pastaj, individi duhet të praktikojë dhe ta vërë në jetë përmbajtjen e këtij verseti dhe ta krahasojë me atë që sheh përreth vetit dhe, ndoshta, të kuptojë si lindin sëmundjet dhe si ndodhin fatkeqësitë, si janë ato të lidhura me veprimet njerëzore, me largimin e tyre nga rruga e drejtë e All-llahut dhe me dhënien e tyre pas asaj që e ka ndaluar Ai. Në fakt njerëzit e pavendosur jepen pas dëshirave të shfrenuara, duke bërë njërin mëkat pas tjetrit, dhe gjithmonë fshihen në pellgun e errët të punëve të mëkatshme të tyre, i kënaqin epshet duke mos ditur të dalin nga rruga pa krye ku janë futur, ndërsa All-llahu i gjithëfuqishëm bën që ata të kenë mangësi në nevojat e tyre themelore, si: në fruta, ujë, fermat e tyre, lindjet, në sekrecionet e trupit dhe në karakteret e tyre. Këto mangësi e paraqesin gjendjen e tyre reale mendore (psikike), veprat e këqija, padrejtësitë, paturpësitë dhe shfrenimin e tyre.
Në të vërtetë, njëherë moti, edhe kokrra e të lashtave ka qenë më e madhe se kjo që e njohim ne sot, dhe atëherë bekimet e All-llahut kanë përfshirë dhe rritur të mirat e tyre. Imam Ahmedi ka treguar se njëherë, në njërin nga sillosët (hambarët) e ruajtur të grurit të Kalifatit Umejad, kishte gjetur një thes grurë. Madhësia e secilës kokërr të grurit ishte sa bërthama e hurmës dhe në secilën kokërr kishte vërejtur shënimin: “Ky është prodhim i ditës kur ka dominuar drejtësia”. (Shënuar në Musnedin e imam Ahmedit).

Në anën tjetër, pjesa dërrmuese e sëmundjeve, fatkeqësitë, parregullsitë, sëmundjet, dobësitë, ndër sindromet që njihen sot, të sjellin ndër mend dënimin e All-llahut, me të cilin dënim janë goditur popujt e mëhershëm, të shfrenuar dhe mëkatarë, dhe ata janë dëshmitarë të fatkeqësive të tyre. Kushdo që ecën nëpër shtegun e tyre të mosfalënderimit, mëkateve, kënaqësive dhe epsheve shtazarake, do të jenë ata që do të goditen dhe do ta marrin dënimin e merituar mbi bazë të veprave dhe fateve të veta, ose do të futen thellë e më thellë në të panjohura dhe shkatërrime të tjera. Kjo do të shprehë gjykimin e drejtë dhe drejtësinë e lartë dhe të pashmangshme.

I Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, ka theksuar që murtaja bubonike (e gjëndrave limfatike) është përkujtuese e dënimit, të cilën All-llahu i gjithëfuqishëm e ka urdhëruar t’i sulmojë popujt para nesh, paraardhësit tanë.

Ngjashëm me këtë, All-llahu i gjithëfuqishëm ka krijuar dhe ka përcaktuar frymën shkatërruese shtatë ditë dhe shtatë net si dënim për popullin tjetër, veprat e këqija të të cilit, ateizmi dhe kryengritjet, janë përshkruar deri në detaje në të gjitha shkrimet. Në realitet ajo që ka mbetur nga këto fuqi shkatërruese është vetëm shërbëtor besnik i cili qëndron për ta çuar më tej dëshminë e superfuqisë madhështore të Tij dhe të së vërtetës më të lartë dhe kontrollit të pandërprerë mbi të gjitha gjërat dhe qeniet.

Kjo fuqi, kohë pas kohe, do të jetë e gatshme të sulmojë me urdhrat e Tij. Kjo është ajo që quhet tërheqje e vërejtjes, paralajmërim i All-llahut, këshillë dhe imperativ.
All-llahu i gjithëfuqishëm ka shkaktuar gjithashtu mungesën e shiut, thatësirën dhe varfërinë në këtë botë si dënim për ndalimin e dhënies së zekatit dhe lëmoshës. Ai e ka ndaluar me urdhër padrejtësinë dhe pamëshirën e njerëzve ndaj njëri-tjetrit: edhe ndaj të varfërve, të pafuqishmëve dhe nevojtarëve, mashtrimin e tregtarëve në matje dhe peshore, si dhe dhunën të cilën njerëzit e fuqishëm e përdorin kundër njerëzve të pafuqishëm.

Në realitet sunduesi tiran, i cili nuk ka asnjë mëshirë dhe ndjenjë, kur pyetet ose kur i thuhet diçka, nuk është veçse shprehje e imazhit të veprave subjektive të këqija, veti jofisnike e karakterit ateist dhe e përdhunimit të ndërsjellë. Prandaj, për shkak të cilësive të këqija të tyre, njerëzit janë goditur me murtajë, sëmundje të përgjithshme ose me thatësirë, apo janë dënuar me mizoritë e tiranëve ose duke u nënshtruar nga sundimtarë të padrejtë ose duke u lënë në pamëshirën e mundimeve, të fatkeqësive, të sëmundjeve të panjohura, dhembjeve të mundimshme, humbjeve dhe shumë forma të ndryshme psikologjike, të depresionit, të humbjes së shpresave, burgosjeve dhe dëshpërimeve.

Ata gjithashtu mund të privohen nga dobitë që ofrojnë të mirat e Xhennetit dhe të kësaj bote. Ndonjëherë këta njerëz janë lënë pa asnjë mbrojtje dhe në pamundësi për t’u mbrojtur ndaj sulmeve të dhunshme dhe të pandërprera që kanë ndërmarrë kundër tyre shpirtrat e këqij të shejtanëve dhe të xhinëve, të cilët i mashtrojnë, i mundojnë, i përndjekin, i çmendin dhe ndonjëherë i kaplojnë. Këto pësime, ndoshta, do të mundë t’i mësojnë dhe t’i vetëdijësojnë për të parë se drejtësia e All-llahut do të ngadhnjejë me siguri dhe do të vazhdojnë të jetojnë ashtu deri sa të japë urdhër Ai ose derisa ata të pendohen, kështu që gjithçka duhet të përmbajë qëllimin e tij burimor dhe duhet të ecën nëpër shtegun fillestar, për të cilin është krijuar që në burim.

Një njeri i urtë udhëton nëpër botë për të parë vetë dhe për t’u bindur personalisht në drejtësinë e përsosur të All-llahut, në urtësinë e Tij të pakufishme. Prandaj ai do ta kuptojë rëndësinë e pranimit të të dërguarve të All-llahut , salAllahu alejhi we selam, dhe të pasuesve të tyre të vërtetë dhe, ndoshta, do ta shohin nevojën tejet të domosdoshme të pranimit të shpalljes së All-llahut dhe t’i binden urdhrit të Tij. Pastaj, kushdo që shkon nëpër rrugët e të vërtetëve, ai do të takohet me pranimin e All-llahut dhe do ta pranojë mbrojtjen nga Ai në rrugën e Vërtetë, ndërsa ai që e pason masën verbërisht dhe shkon pas njerëzve të pamend, ai do të pësojë shkatërrim të pashmangshëm, që do të kulmojë në ekzistencë të mundimshme, në pikëllim të pafund të zjarrit të Xhehennemit, ku do të ketë mundime të përhershme në të.

Pa dyshim, All-llahu i gjithëfuqishëm do të plotësojë qëllimin e Tij. Nuk ka asnjë urdhër i cili zëvendëson gjykimin e Tij, asgjë nuk mund t’i shpëtojë urdhrit të Tij dhe Ai është, me siguri, i vetmi udhërrëfyes i suksesit.

*Shpjegim plotësues i udhëzimit të të Dërguarit të All-llahut për dobitë që sjellin kërpudhat tuberose në shërimin e syve

Sa i përket hadithit mbi dobitë e ujit të kërpudhave tuberose në shërimin e syve të infektuar, ekzistojnë dy mundësi të shpjegimit: që uji i kërpudhave tuberose duhet të përzihet me ilaçet e tjera, si stabilizues ose për të rritur efikasitetin e tyre, sepse vetëm një ujë i këtillë i papërpunuar nuk ofron vetvetiu dobi të drejtpërdrejta dhe se ekstrakti i papërpunuar i ujit të kërpudhave tuberose destilohet e pastaj vihet drejtpërdrejt në sytë e infektuar. Me atë rast natyra e nxehtë e trupit ndihmon në shërimin e tyre, nxjerr dobitë e tyre dhe pastaj mënjanon pasojat negative dhe lagështinë e dëmshme. Shpjeguesit e tjerë të këtij hadithi mendojnë se nëse ky ujë përdoret kryesisht për shpërlarjen e syve dhe ftohjen e infeksionit të nxehtë (inflamator), atëherë ky është ilaç, ndërsa mendja e shëndoshë kërkon që ky të përzihet me përbërës të tjerë për të arritur shërimin. Imam El-Gafiki shpjegon se uji i kërpudhave tuberose është ilaçi më i mirë për pastrimin e syve dhe për qartësimin e të parit. Nëse përzihet me antimon egjiptian (arab. azmad), ata së bashku i forcojnë qerpikët dhe i mbrojnë sytë nga infeksionet e zakonshme, ndërsa All-llahu e di më së miri.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Tags:
@include "";