Segunda-feira, 27/6/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kërko nga Allahu dije të dobishme dhe furnizim të madh

Kërko nga Allahu dije të dobishme dhe furnizim të madh

libri

Kërko nga Allahu dije të dobishme dhe furnizim të madh.


Dituria është thesar të cilin nuk mund ta vjedhin hajnat. Njëmijë dinar te injoranti vlen sa një enë me pluhur. Ndërsa enën me pluhur dijetari mund ta kthej në njëmijë dinar. Ali b. Ebu Talibi Allahu e nderoftë i ka thënë një bashkëkohësi: “O njeri dituria është më e mirë se pasuria. Dituria të ruan ty, ndërsa pasurinë e ruan ti. Dituria sundon ndërsa me pasuri sundohet. Pasuria me harxhim pakësohet, ndërsa dituria me harxhim rritet”. Pejgamberi, s.a.v.s ka thënë: “Lutuni Allahut për dituri të dobishme dhe mbrojtje nga Ai për dituri të padobishme”.(15) Për këtë ai bënte këtë lutje: “O Zoti im, kërkoj mbrojtje prej Teje nga dituria e cila nuk shërben, nga zemra që nuk është e devotshme, nefsi i pangopur, dhe lutja e cila nuk pranohet”.(16)

(Visited 163 times, 1 visits today)