Sexta-feira, 6/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kënaqja me atë që ke arritur e largon pikëllimin

Kënaqja me atë që ke arritur e largon pikëllimin

Kënaqja me atë që ke arritur e largon pikëllimin

Ata që ngritën flamurin islam në periudhën e ditëvë të para dhe të vështira të thirrjes së Muhammedi (s.a.v.s.), ishin me të vërtetë prej robërve, të varfëve dhe modestëve. Pjesa më e madhe e popullit që u ndesh me besimin e shenjtë ishin të mëdhenjtë dhe liderët e popullit pabesimtar, pasanikët, bartësit e pozitave dhe pronarët e pallateve.

E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kishin besuar u thoshin atyre që kishin besuar: “Cili grup (ne ose ju) ka vend jete më të mirë dhe kuvend më autoritativ?” (19. Merjem, 73).

Ata thoshin: “Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të ndëshkohemi”. (34. Sebe, 35).

“A këta janë mes nesh që All-llahu i dhuroi?” A nuk është All-llahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës?” (6. Enam, 53).

E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: “Sikur të ishte ai (Kur’ani – feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!” (46. Ahkaf, 11).

Pastaj thanë: “Përse të mos i ketë zbritur ky Kur’an një njeriu të madh nga dy qytete?” (43. Zuhruf, 31).

A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? (43. Zuhruf, 32).

(Visited 39 times, 1 visits today)
Top