Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kënaja dhe migrena

Kënaja dhe migrena

Imam Ibn Maxhe e ka cituar hadithin në të cilin i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kishte vënë këna në kokë, sepse i dhembte shumë koka, dhe tha: “Me vullnetin e All-llahut, kjo do të ndihmojë” ( Ibn Maxhe,3502; në versione të ngjashme e transmetojnë edhe Ahmedi, 6/462; Ebu Davudi,3858)

Dhembja e përgjithshme e kokës shkaktohet nga mungesa e ekuilibrit në kombinimin e katër sekrecioneve themelore të trupit, që është çrregullim i sekrecioneve themelore të trupit, që ndjek pothuajse çdo sëmundje.
Dhimbja e kokës mund të jetë e madhe dhe e pjesshme. Kur ajo është periodike dhe e kufizuar në njërën anë të kokës, është quajtur migrenë ose hemikrani ndërsa kur e përfshin gjithë kokën është quajtur bajda, kur dhimbja godet anën e pasme të kokës quhet cefalgji.
Dhimbja e kokës është pasojë e inframacionit të cipave të trurit për shkak të akumulimit të avujve që duan të dalin jashtë, por duke mos pasur mundësi të dalin, ata shkaktojnë dhembje të fortë dhe intensive të kokës. Për ta thjeshtësuar në kuptim marrim shembullin e zierjes në tenxhere, kur përbërësit e saj vlojnë dhe kërkojnë të zgjerohen. Avujt e tillë përhapen në kokë dhe në mënyrë të pakontrolluar, ata shkaktojnë rritjen e sasisë së lëngut në kranium, ënjtjen e membranës se kokës dhe kur ato nuk i lëshojnë, shkaktojnë një lloj dhembje të kokës e cila quhet delirium. Shpeshherë shkakton emocione të pakontrolluara, shqetësime, shpirtngushtësi dhe fjali të palidhura, qe njihen si delirium i rrejshëm.
Llojet e dhimbjeve të kokës janë të ndryshme, vlen të përmenden disa shkaktare të tyre: Çrregullimi i ekuilibrit të sekrecioneve themelore të trupit, i thati në lukth, gazrat e ndenjur në lukth që përhapen në kokë, rrjedhja e gjakut nga arteria gastrike, ngrënia e tepërt sepse kur një pjesë e ushqimit tretet dhe kalon në zorrë ekuilibri i ushqimit që nuk tretet shkakton dhembje koke dhe lodhje; qëndrimi për kohë të gjatë në diell, pagjumësia, pasoja e zvogëlimit të ushtrimeve fizike dhe lodhja e tepërt, pasoja e urisë dhe depresioni.
Një ndër tipet e dhimbjeve të kokës më të shpeshta që hasim sot është edhe migrena. 50% e rasteve të migrenës janë femra. Ajo përbën 16% të dhembjeve parësore të kokës. Manifestohet me një dhembje të fortë e pulsuese, që përgjithësisht godet vetëm gjysmën e kokës.
Ndër simptomat mund të dallojmë: shqetësim nga drita dhe zhurmat, të përziera e të vjella, irritueshmëri, nervozizëm dhe shok emocional. Lidhja e kokës me diçka do ta ndalë dhembjen.
Ebu Na’im në librin e tij Mjekësia e të Dërguarit ka thënë se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu aljehi ve sel-lem, ndonjëherë vuante nga migrena dhe kjo sëmundje e mbyllte një apo dy ditë në shtëpi.
Ibn Abasi ka thënë se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, njëherë kishte mbajtur fjalim në hutbe me kokën e lidhur me një shirit.
Në përgjithësi lidhja e shiritit rreth kokës e zvogëlon intensitetin e migrenës.
Një ndër kurat më efikase është dhe përdorimi i kënasë. Në rastin në fjale ajo mund të vihet gjithashtu si kompresë e nxehtë që bëhet nga pluhuri i saj i përzier me uthull. Kjo bën që të hiqet dhimbja dhe të qetësohen nervat. Kjo kurë është e dobishme edhe për dhimbje të tjera.
Imam Tirmidhiu ka shënuar në përmbledhjen e vet të haditheve se Selma ummu Rafi kishte thënë: “ Kurdo që i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ankohej në lëndim ose në dhembje koke, i vendosja këna mbi vendin e sëmurë.” (Tirmidhi, 2055; Ibn Maxhe,3502.)
Shumë prej jush mbase nuk e njohin drurin e kënasë, por shkurtimisht po rendisim disa veti të saj. Kënaja në shkallën e parë është e ftohtë ndërsa në të dytën e thatë, vetitë mjekësore dhe fitoterapeutike të drurit të saj dhe të degëve të saj përfshijnë; faktorin shkrirës të dobësisë së organeve, karakteristikat e te cilit vijnë nga lagështia ekuilibruese që e përmban. Dobitë e saj janë te shumta, ato përfshijnë edhe shërimin e vendeve të djegura përshtatja me nervat kur shfrytëzohet si kompresa të nxehta, ndërsa është përdorur në shërimin e te thatëve të gojës.
Imam Tirmidhiu dhe imam Bejhikiu kanë shënuar në përmbledhjet e veta hadithin që thotë se Umuu Selma është shpreshur kështu: ” I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sa herë që ka pësuar ndonjë lëndim apo thumbim, ka vënë këna dhe nuk ka vuajtur kurrë”
Kënaja ndihmon edhe në rritjen e flokëve, rrit freskinë rinore, përmirëson të parët, është e dobishme në shërimin e kallove, puçrrave.
Në Sahihun e Buhariut është shënuar që një njeri i ishte ankuar të Dërguarit të Zotit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për një dhimbje në këmbë, kursi ai i kishte thënë: “ Lyeji me këna.”
Ebu Davudi ka treguar se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ” Nuk ka bimë më të dashur për All-llahun se druri i kënasë.”

(Visited 36 times, 1 visits today)
Top