Domingo, 16/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Këmbëngulja në dua’ është një prej ilaçeve më frytdhënëse



Këmbëngulja në dua’ është një prej ilaçeve më frytdhënëse

Këmbëngulja në dua’ është një prej ilaçeve më frytdhënëse. Transmetohet nga Ebu Hurejre se Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu mërzitet me atë njeri që nuk kërkon prej Tij.”[1]

Kurse, në një hadith tjetër të transmetuar nga Enesi (r.a), Profeti (a.s) ka thënë: “Mos u tregoni të pafuqishëm në dua’, sepse askush nuk rrezikohet prej saj.”[2]

Aishja (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Allahu i do këmbëngulësit në dua.’”[3]

Imam Ahmedi transmeton nga Kudate, sipas të cilit, një varkëtar ka thënë: “Nuk kam si ta përshkruaj besimtarin vetëm si një njeri në mes të detit, të ulur mbi një dru, i cili lutet: “O Zot, O Zot!” Mbase Allahu e shpëton atë.”[4]

[1] – Transmetojnë Ibn Maxheh në “El-Sunen” (3827) (2), Et-Tirmidhiu (3370), Buhariu në “El-Edab El-Mufred” (658), Ahmedi (442/2) etj.

[2] – Sahihul Hakim (493/1).





[3] – Transmetojnë Et-Taberiu në “Ed-Dua” (20), El-Ukejli në “Ed-Deufa” (452/4) etj. El-Hafidh Ibn Haxheri thotë: “Këtë hadith nuk e ka transmetuar kush tjetër, përveç Es-sefer Bin El-Euzait. Ai është një hadith i braktisur e të tjerët mbase e kanë bërë të rremë”.

[4] – “Ez-Zuhd” (2/273). Gjithashtu e transmeton edhe Ebu Nuejmi në librin e tij “El-Hiljeh” (235/2).

Libri “Sëmundja dhe Ilaçi”
Autori: Ibn Kajjim el Xheuzije (751h)

(Visited 24 times, 1 visits today)




Top