Quarta-feira’, 22/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

KE kërkon t’u hapet rruga Kosovës dhe Serbisë

KE kërkon t’u hapet rruga Kosovës dhe Serbisë

ke

Komisioni Evropian, miratoi sot propozimin që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës ajo e fillimit të negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fule, nëpërmjet rrjetit social twitter, tha se Komisioni ka miratuar po ashtu propozimin që Kosovës t’i lejohet përfshirja në programet e BE-së.

Propozimi u hodh pak orë pasi që Parlamenti i Kosovës miratoi marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa sot edhe qeveria e
Serbisë miratoi atë marrëveshje.

Të premten Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje që u siguron serbëve në komunat veriore përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë.

Marrëveshja thuhet se i hap rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane.