Quinta-feira, 27/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kauzë e të gjallëve



Kauzë e të gjallëve

Kauzë e të gjallëve

Në vitin 2001, lojtari Nigerian Akeem Omolade luante me skuadrën Treviso në Itali. Në çdo ndeshje që merrte pjesë, tifozët e skuadrës kundërshtare, ndonjëherë dhe ata të skuadrës së tij, i fërshëllenin, e ofendonin dhe këndonin këngë me përmbajtje raciste.
Një situatë e tillë mund të kishte zgjatur pafund, por, kolegët e tij futbollistë bënë diçka që i dha fund këtij diskriminimi. Ata nuk pritën ndërhyrjen e Fifa-s, as të Fereratës italiane të futbollit, por para një ndeshjeje kundër skuadrës së Xhenovas, zbritën në fushë me fytyrat e lyera me ngjyrë të zezë, ndërkohë që në duar mbanin pankarta ku shkruhej:”Akeem Omolade, të gjithë ne jemi ti”.
Pak para ca ditësh, drejtori i një shkolle në Kazakistan përjashtoi të gjitha vajzat që shkonin në mësim me shami në kokë. Ditën tjetër, të gjitha vajzat e shkollës, u solidarizuan me shoqet e tyre dhe vajtën në shkollë me kokë të mbuluar me shami dhe me pankarta:”Të gjitha ne jemi ju”.
Një shkrimtar thoshte:”Vdekja është kauza e të gjallëve, jo të vdekurve.”
Në fakt, nuk është vetëm vdekja çështje që shqetëson të gjallët, çdo çështje padrejtësie në botë është çështje e të gjithë të gjallëve. Të gjallët, kur vihen në mbrojtje të atyre që u është bërë zullum, në fakt, së pari, janë vënë në mbrojtje të njerëzores së tyre dhe së dyti, janë vënë në mbrojtje të vetes së tyre. Ai që nuk i mbron viktimat e padrejtësive, e ofron veten si viktimën e radhës të cilën s’ka askush kush ta mbrojë.
Në çdo burgosje padrejtësisht, çështja nuk ka të bëjë vetëm me personin e burgosur që u burgos, por ka të bëjë me të gjithë personat jashtë burgut. Është çështje kohe dhe radhe.
Qëndrimi më negative që mund të marrë një person me shtëpi, është të qëndrojë duarkryq përballë turmës së njerëzve pa strehë mbi kokë.
Qëndrimi më i keq i një personi që gëzon trajtim mjekësor cilësor, është të qëndrojë duarkryq përballë turmës që kërkojnë të drejtën për tu kuruar e që nuk e gjejnë.
Qëndrimi më i keq kundrejt një rasti përdhunimi, është të qëndrojmë duarkryq e të themi mirë ia bënë se ishte faji i saj.
Ai që hesh përballë formave të racizmit dhe diskriminimit, i paprekur prej tyre, është bashkëautor.
Atdheu fillon shërkomqjen kur viktimat nuk shohin kënd tu thotë:”Të gjithë jemi ti.”

Elmaz Fida





(Visited 39 times, 1 visits today)




Top