Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Katër zogjtë dhe Ibrahimi alejhis selam

Katër zogjtë dhe Ibrahimi alejhis selam

4 zogjte

“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk je i besueshëm?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra e ime të ngopet (bindje)!” Ai (Zoti) tha: “Merri katër shpendë pranë vete (theri e copëtoji), e pastaj në çdo kodër vëne nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejt, e dije se All-llahu është i Gjithëfuqishmi, i Urti.” ( El-Bekare 260)

“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk je i besueshëm?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra e ime të ngopet (bindje)!” Ai (Zoti) tha: “Merri katër shpendë pranë vete (theri e copëtoji), e pastaj në çdo kodër vëne nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejt, e dije se All-llahu është i Gjithëfuqishmi, i Urti.” ( El-Bekare 260)Halili (Miku i Allahut) i lutet Allahut që ti tregojë sesi i ringjall të vdekurit

Dijetarët kanë treguar se ekzistojnë arsye prapa kësaj kërkese të Ibrahimit alejhis selam. Për shembull, kur Ibrahimi i ka thënë Nemrudit ( Zotëria ( Allahu) është Ai që jep jetë dhe vdekje,) ai dëshironte që të forcojë njohurinë e Tij rreth ringjalljes duke e dëshmuar këtë me sytë e tij. Profeti Ibrahim tha:

(“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk je i besueshëm?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra e ime të ngopet (bindje)!”)

Buhariu regjistron nga Ebu Hurejre se Resulullahi sal-lAllahu alejhi we sel-lem ka thënë:

(Ne jemi më të detyruar që të jemi në dyshim sesa Ibrahimi kur tha, (“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk je i besueshëm?”

Fjala e Profetit në hadith nënkupton, “Ne jemi më të detyruar që të kërkojmë siguri.”’

Përgjigja e kërkesës së Halilit:

Allahu ka thënë:

(Ai tha: “Merri katër zogj, dhe pastaj bëri që të anojnë tek ti.”)

Dijetarët e Tefsirit kanë pasur mospajtime rreth llojit të zogjve që përmenden këtu, edhe pse kjo çështje nuk është relevante pasi Kurani nuk e ka përmendur.

Thënia e Allahut, “Bëri që të anojnë tek ti” nënkupton, prej në pjesë. Ky është shpjegimi i Ibn Abasit, Ikrimes, Seid ibn Xhubejrit, Ebu Malikut, Ebu el-Eswed ed-Dili, Wehb bin Munabbih, El-Hasan dhe es-Suddi.

Kështu që, Ibrahimi i zuri katër zogj, i theri ato, ia u largoi puplat, i ndau në pjesë dhe i përziu pjesët njëra me tjetrën.

Pastaj Ai i vendosi pjesët e këtyre pjesëve të përziera në katër ose shtatë kodra. Ibn Abbasi ka thënë: “Ibrahimi i ka mbajtur koka e këtyre zgjove në dorën e tij.

Pastaj Allahu e urdhëroi Ibrahim që ti thërras zogjtë për tek ai, dhe ai veproi sesi Allahu e urdhëroi. Ibrahimi ishte dëshmitar sesi puplat, gjaku dhe mishi i këtyre zogjve fluturonte kah njëra tjetra, dhe secila pjesë fluturonte tek trupi i saj, derisa secili zog erdhi në jetë dhe erdhën duke fluturuar me shpejtësi drejt Ibrahimit, kështu që shembulli që Ibrahimi ishte duke e dëshmuar do të bëhej më madhështore. Secili zog erdhi që ta marr kokën e tij në dorën e Ibrahimit, dhe nëse donte të ia jepte ndonjë kokë tjetër, zogu refuzonte ta merrte. Kur Ibrahimi ia dha secilit zog kokën e tij, koka vendosej në trup me lejen dhe fuqinë e Allahut.”

Kjo është pse Allahu tha:

“…e dije se All-llahu është i Gjithëfuqishmi, i Urti.” ( El-Bekare 260) dhe askush nuk mund ta kundërshtoj ose refuzoj atë. Çfarëdo që Allahu dëshiron, ndodh pa pengesë, sepse ai është i Gjithëfuqishmi, Më i lartë nga të gjithë, Dhe ai është i GjithëDituri në thëniet e tij, veprimet, ligjet dhe vendimet.

Abdur-Rezaku regjistron se Ma’mari ka thënë se Ejjubi ka thënë se Ibn Abbasi radiAllahu anhuma ka komentuar atë se çfarë tha Ibrahimi,

“Po, por desha që zemra e ime të ngopet (bindje)!”, “Për mua, nuk ka ajet që sjell më shumë shpresë se ky ajet në Kuran.”

Ibn Ebi Hatim regjistron se Muhammed ibn el-Munkedir ka thënë se Abdullah ibn Abbasi ka takuar Abdullah ibn Ammar el-Asin dhe i ka thënë, “Cili ajet në Kuran bart më së shumti shpresë për ty.”

Ibn Amëri u përgjigj,

Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” ( Ez-Zummer 53)

Ibn Abbasi tha, “Por unë them se është thënia e Allahut,

“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk je i besueshëm?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, ( unë besoj)…)

Allahu e pranoi pohimin e Ibrahimit kur vetëm tha, “Po”. Ky ajet i referohet dyshimeve që e atakojnë zemrën dhe mendimet që i inspiron Shejtani. “ El Hakimi gjithashtu e regjistron këtë në Mustedrekun e tij dhe tha; “Zinxhiri i tij është sahih porse nuk e kanë regjistruar.”

Burimi: Tefsiri i Ibn Kethirit

Përshtati: Meriton Muriqi