Terça-feira, 12/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Katër teknika për t’i larguar mendimet negative

Katër teknika për t’i larguar mendimet negative

Ka pesë fusha të veçanta të mendimeve që duhet t`i kaloni:

1. Fokusimi në negativitet – Fokusimi tek përvoja negative dhe jo në ato pozitive do t’u bëj juve të ndjeheni keq.
2. Mendimi i tërë ose mendimi për asgjë – Kjo mund të shkaktojë që të keni përceptim për një ngjarje ose reagime të njerëzve, të pabazuara në fakte.
3. Përgjithësimi  i tepërt – Kur ju e bëni këtë, ju shikoni një ngjarje negative të vetme e cila është një model dhe ju gjithmonë në këtë do të bazoheni.
4. Përfundime të shpejta – Kjo mënyrë e cila është e njohur edhe si lexim i mendjes, përfshin imagjinimin për reagimet negative të njerëzve dhe rezultatet negative pa u bazuar në fakte.
5. Personalizimi dhe fajësimi – Kjo ndodh kur ju e fajësoni veten, edhe pse dikush tjetër ka qenë përgjegjës.

5. Sfidimi i mendimeve negative

Ju mund t’i aplikoni katër teknika për t’i larguar mendimet negative brenda jush:

1. Kontrolli i fakteve – Ju duhet t’i shikoni faktet aktuale se çka është duke ndodhur, duke mos menduar se versioni juaj i ngjarjeve është i vetmi drejtim.
2. Ndihmojeni veten – Mendimet negative ju shtyjnë që të bëheni “armik” i vetvetes.
3. Vendosni gjërat në kontekst – Kjo do t’ju ndimojë që të zhduken disa mendime mbrenda jush, po ashtu do të shfaqet hapësira që të vëreni se cilat probleme i keni ekzagjeruar për së tepërmi.
4. Shikoni gjërat pozitive – Sfidoni vetëm ato mendime që kanë ndikime negative në qëndrimin tuaj dhe në punët tuaja.

(Visited 95 times, 1 visits today)
Top