Quarta-feira’, 20/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KATËR GJËRA ZGJIDHEN ME KATËR TË TJERA



KATËR GJËRA ZGJIDHEN ME KATËR TË TJERA

 

– E para: Nëse je sprovuar me dashurinë ndaj epsheve!

Zgjidhja: Rishikoji marrëdhëniet e tua me namazin.

Argumenti: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta”. (Merjem 59.)

– E dyta: Nëse ndjen se nuk ke sukses dhe ndjehesh i palumtur!

Zgjidhja: Rishikoji marëdhëniet e tua me nënën tënde.

Argumenti: “dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm”. (Merjem 32.)





– E treta: Nëse ndjen ngushtim në gjoks dhe ke stres!

Zgjidhja: Rishikoji marrëdhëniet e tua me Kuranin

Argumenti: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të Mjeruar”. (Taha 124.)

– E katërta: Nëse e ndjen se nuk je i përqendruar në të vërtetën!
Zgjidhja: Rishikoji marëdhëniet e tua me këshillat.

Argument: “E sikur të vepronin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim”. (Nisa 66.)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Visited 1 times, 1 visits today)