Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Katër gjëra që duhet të dini për vitaminën D

Katër gjëra që duhet të dini për vitaminën D

Trupi prodhon vetë vitaminë D, kur rrezet e diellit janë në kontakt me lëkurën.

Procesi nëpërmjet të cilit trupi merr vitaminë D është kompleks. Ajo hyn në trup kur lëkura thith rrezet ultravjollcë B (UVB) pjesë e spektrit të dritës. Mëlçia dhe veshkat gjithashtu marrin pjesë në këtë proces, duke ndihmuar në prodhimin e formës të vitaminës që trupi mund të përdorë.

Ka një numër faktorësh që ndikojnë në nivelet e vitaminës D që mund të marrë një person. Mund të përmenden:

Vendi ku jetoni – Sa më larg nga Ekuatori jetoni, aq më pak vitaminë D merr trupi. Banorët e Bostonit, për shembull, marrin sasi të ulëta nga vitamina D nga nëntori deri në shkurt, pasi dita është e shkurtër dhe veshjet mbulojnë pothuajse të gjithë trupin duke kufizuar ekspozimin ndaj rrezeve UVB.

Cilësia e ajrit – Grimcat e karbonit në ajër nga djegia e lëndëve djegëse fosile, dru dhe materiale të tjera shpërndahen dhe thithin rrezet UVB, duke pakësuar kështu prodhimin e vitaminës D.

Përdorimi i kremit me filtra mbrojtës – Kremi me filtra mbrojtëse parandalon djegien nga dielli duke bllokuar dritën e UVB të depërtojë në lëkurë.

Teorikisht, kjo do të thotë se përdorimi i kremit mbrojtës ul nivelin e vitaminës D. Por, praktikisht, shumë pak njerëz përdorin krem mbrojtës rregullisht, kështu që efektet e kremit mbrojtës në sasinë e vitaminës D nuk mund të konsiderohen shumë të rëndësishme.

Pesha- Studimet kanë treguar gjithashtu se të qenit mbipeshë është e lidhur me nivele të ulëta të vitaminës D dhe mbipesha gjithashtu mund të ndikojë në cilësinë e vitaminës D.indeksi olnine

(Visited 109 times, 1 visits today)
Top