Segunda-feira, 23/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Katër gjëra më të rëndësishmet në tërë fushat e jetës

Katër gjëra më të rëndësishmet në tërë fushat e jetës

Katër gjëra e shkatërrojnë trupin, deri në vdekje:
depresioni,
pikëllimi,
uria dhe
qëndrimi zgjuar deri në orët e vona të natës.

Katër gjëra sjellin kënaqësi e lumturi, po t’i kundrosh:
gjelbërimi,
uji që rrjedh,
të dashurit e zemrës dhe

Katër gjëra dëmtojnë dhe errësojnë shikimin:
ecja këmbëzbathur,
shikimi i fytyrave të urryera ose i armikut,
qarja e tepërt dhe
shikimi i vijave të holla (ose i shkrimit të imët) për një kohë të gjatë.

Katër gjëra i japin fuqi trupit:
veshja e rrobave të buta,
banja me ujë të ngrohtë,
ngrënia e ëmbëlsirave dhe e ushqimeve të pasura, dhe
nuhatja e aromave të këndshme.

Katër gjëra e ashpërsojnë lëkurën e fytyrës, duke i larguar asaj freskinë rinore dhe pamjen e shëndetshme:
të gënjyerit,
sjellja vulgare,
bërja e shumë pyetjeve më kot dhe
bërja e gjynaheve.

Katër gjëra i shtojnë fytyrës freskinë rinore:
fisnikëria,
besnikëria,
bujaria dhe
frika ndaj Allahut.

Katër gjëra sjellin zemërim dhe ngjallin urrejtje:
arroganca,
lakmia,
të gënjyerit dhe
përhapja e shpifjeve dhe e thashethemeve.

Katër gjëra sjellin furnizim (risk prej Zotit):
qëndrimi në këmbë duke falur namaz gjatë natës,
kërkimi i faljes së Allahut shpesh dhe gjatë natës,
dhënia e sadakasë dhe
të përmendurit e Allahut (dhikr-i) në mëngjes e në mbrëmje.

Katër gjëra e ndërpresin riskun prej Zotit:
fjetja gjumë në mëngjes,
namazi i pakët,
dembelizmi dhe

Katër gjëra e dëmtojnë mendjen dhe intelektin:
konsumi i tepërt i ushqimeve dhe i frutave të tharta,
fjetja në shpinë,
depresioni dhe
pikëllimi.

Katër gjëra forcojnë mendjen dhe intelektin:
zemra e qetë,
konsumi me masë i ushqimeve dhe pijeve,
ndërthurja e mirë e ëmbëlsirave dhe e ushqimeve të pasura, dhe
pastrimi i trupit nga substancat e këqija.

Ka edhe gjëra të tjera që e dëmtojnë mendjen, si: ngrënia tej mase e qepëve, fasuleve, ullinjve dhe patëllxhanëve, teprimi me marrëdhëniet seksuale, vetmia, brengosja, dehja, të qeshurat e tepërta dhe depresioni.

(Visited 319 times, 1 visits today)