Quinta-feira, 23/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KAPTINA ET TIN – FIKU



KAPTINA ET TIN – FIKU

KAPTINA ET TIN – FIKU

– Pasha fikun dhe ullirin!
– Dhe (kodrën) Turi Sina!
– Dhe këtë qytet të sigurisë!
– Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
– Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
– Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
– E pas gjithë kësaj,ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit?
– A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve?

Sure Et Tin, 1-8.

P.S. *Dobitë mjekësore të fikut
Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër. Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren. Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve.
Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.





*Dobitë e ullirit
Vaji i ullirit shërben si ilaç për mëlçinë, kuron parazitët në stomak dhe shëron kapsllëkun. Vaji i ullirit ka gjetur përdorim si pomadë për kurimin e rënies së flokëve e disa lloje sëmundjesh lëkure.
Studimet kanë vërtetuar se ulliri përmban përqindje të lartë të ujit rreth 30%, vaj nga 15-50%, lëndë proteinore rreth 5%, karbohidrate rreth 10%, kripëra minerale, më të rëndësishmet fosfor, hekur dhe kalcium. Gjithashtu në të gjenden vitamina A me sasi të mëdha, vitaminë B e pasur me lëndë minerale.

Studimet e kryera nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vërtetuar se vaji i ullirit i pajis përdoruesit e tij me 35% të nxehtësisë dhe shmang kolesterolin në qarkullimin e gjakut. Për më tepër, vaji i ullirit ndihmon që njeriu të gëzojë shëndet të mirë, sepse ky vaj konsiderohet absolutisht më i miri pasi nuk mbetet në muret e arterieve dhe për më tepër ndihmon në shërimin e mëlçisë, aktivizon daljen e verdhëzës dhe pastron aparatin tretës.
Nëse trupi lyhet me vaj ulliri, ai fiton butësi të ndritshme dhe për këtë sapuni i cili ka në përbërjen e tij vaj ulliri konsiderohet më i vlefshëm për trupin.

(Visited 9 times, 1 visits today)




Top