Terça-feira, 15/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kapigjiku (dera e vogël) që shpëtoi dy familje në luftë! (ngjarje e vërtetë)

Kapigjiku (dera e vogël) që shpëtoi dy familje në luftë! (ngjarje e vërtetë)

Kapigjiku (dera e vogël) që shpëtoi dy familje në luftë! (ngjarje e vërtetë)

Një derë e vogël e cila i lidhte dy familje me familjet tjera, pasi që ishte e ‘padobishme’ dhe aspak e rëndësishme, madje përmes kësaj dere të vogël në shumicën e rasteve vetëm se qenët dhe macet e shfrytëzonin, andaj u morrë vendim nga ana e këtyre dy familjeve që të mbyllej ajo derë e vogël, madje edhe diskutohej se si të mbyllej sepse ishte e padobishme tashmë, ngase edhe raportet miqësie me familjet që i lidhte kjo derë e vogël nuk egzistonin më.

Me kalimin e kohës edhe pse ishte marrë vendimi që të mbyllej kjo derë, mirëpo hapi në praktikë për t’u mbyllë, nuk ishte marrë akoma. Situatë e tensionuar lufte mbretëronte ato ditë, ishte 25 mars 1999, ku NATO kishte filluar aksionet me avione mbi serbinë, dhe po këtë natë ndodhi një ngjarje e cila edhe sot diskutohet. Në këtë natë, forcat serbe hyrën me tanke e breshëri plumbash në oborrin e këtyre dy familjeve dhe për qudi, ajo dera e vogël e cila konsiderohej se ishte aspak e dobishme dhe që ishte marrë vendim të mbyllej, shërbeu si shpëtim për 11 anëtarë të këtyre dy familjeve, sepse nga ajo derë ikën dhe shpëtuan nga sulmet që më vonë nga analizat që u bënë, nuk kishte pasur gjasa që të shpëtonte asnjëri prej këtyre 11 personave. Andaj sot pas disa viteve, diskutohet ajo derë e vogël për nga madhësia por e madhe nga vlera e saj shpëtuese. Sa e sa jetë janë shpëtuar nga këto lloj kapigjikë në luftën e fundit në Kosovë edhe pse paraprakisht vlenin si hendeqe mes fqinjësh?!!

Zatën, vlera e të mbajturit lidhje ndërmjet të afërmëve vërteton se edhe një derë e vogël e cila lidhë të afërmit, di të shpëtoj edhe jetë njerëzish, përpos që mund t’i jap jetë një marëdhënje fqinjësore.

Allahu i Madhëruar për këtë qështje ka porositur robërit e Tij të cilët mendojnë, ku thotë:

“Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, dhe ruajeni farefisin (akraballëkun)” (Nisa – 1)

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nuk mban lidhjet farefisnore ai që kthen (vizitat) por është ai që kur i ndërpritet farefisnia i rivendos lidhjet (me ta)”. (Buhariu)

Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] i cili thotë: kam dëgjuar Pejgmaberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dukë thënë: “kush dëshiron t’i shtohet rizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le të mbajë lidhjet farefisnore.” (Buhariu dhe Muslimi)

Shkroi: Kerim Gashi

(Visited 168 times, 1 visits today)
Top