Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Kanceri i mushkërive (kanceri pulmonar) Karcinoma bronkiale ***Mushkëria Gjatë frymëmarrjes, fryma përshkon një rrugë të gjatë. Fillimisht ajo rrymon nga hapësira e hundës, gojës dhe fytit në skërfyell (laring) dhe më pas në bronket (rrugët e frymëmarrjes në mushkëri).Dy bronket kryesore të çojnë drejt dy krahëve të mushkërive, të cilët gjenden në anën e djathtë […]
Kanceri i mushkërive (kanceri pulmonar) Karcinoma bronkiale ***Mushkëria Gjatë frymëmarrjes, fryma përshkon një rrugë të gjatë. Fillimisht ajo rrymon nga hapësira e hundës, gojës dhe fytit në skërfyell (laring) dhe më pas në bronket (rrugët e frymëmarrjes në mushkëri).Dy bronket kryesore të çojnë drejt dy krahëve të mushkërive, të cilët gjenden në anën e djathtë […]
Kanceri i mushkërive (kanceri pulmonar)

Kanceri i mushkërive (kanceri pulmonar)
Karcinoma bronkiale
***Mushkëria
Gjatë frymëmarrjes, fryma përshkon një rrugë të gjatë. Fillimisht ajo rrymon nga hapësira e hundës, gojës dhe fytit në skërfyell (laring) dhe më pas në bronket (rrugët e frymëmarrjes në mushkëri).Dy bronket kryesore të çojnë drejt dy krahëve të mushkërive, të cilët gjenden në anën e djathtë dhe të majtë të koshit të krahërorit. Bronket degëzohen gjithnjë e më shumë, kalojnë te bronkeolet më të imëta dhe përfundojnë më në fund tek alveolet (flluskat e mushkërive). Aty oksigjeni i thithur nga ajri kalon në gjak, ndërsa njëkohësisht, dioksid-karboni, nga gjaku kalon në ajër për t’u nxjerrë më në fund përjashta. Përkundrejt murit të krahërorit mushkëria është e mbështjellë me anë të pleurës (këmishëzës së krahërorit). Bëhet fjalë për një cipë të hollë, e cila në një anë mbështjell mushkërinë, ndërsa në anën tjetër, vesh zgavrën e krahërorit nga brenda. Midis këtyre të dyjave pleura-fletëve ndodhet një e çarë (zgavra e pleurës).
Kanceri i mushkërive, ose më saktë: kanceri bronkial – zë fill pothuajse gjithmonë në qelizat mukozale, të cilat
veshin bronket nga brenda. Dallohen dy forma kryesore të kancerit të mushkërive:
> Karcinomat e mushkërive me qeliza jo të vogla (nonparvocelulare) të mushkërive (NSCML), rreth 80% e të gjitha karcinomave të mushkërive
> Karcinomat e mushërive me qeliza tëvogla (parvocelulare) (SCML), rreth 20% e të gjitha karcinomave të mushkërive
Të dyja format dallohen midis tyre në mes tjerash varësisht nga trajtimi dhe prognoza. Veçanërisht natyrëkeqe është karcinoma parvocelulare e mushkërive: kur të jetë zbuluar, në shumicën e rasteve ajo tashmë ka formuar metastaza.
Disa lloje tumoresh, si psh. kanceri i gjirit, mund të formojnë metastaza (pinjoj) edhe në mushkëri. Për pasojë
në vazhdim do të bëhet fjalë vetëm për tumoret e mirëfilltë të mushkërive.
***Incidenca
Në Zvicër për çdo vit sëmuren rreth 3600 veta nga kanceri i mushkërive, gjë që përbën 10% të të gjithë të
sëmurëve nga kanceri. Dy të tretat e të prekurve janë meshkuj, një e treta femra. Kanceri i mushkërive, sa i
përket incidencës, tek meshkujt zë vendin e dytë, ndërsa tek femrat vendin tretë të llojit të kancereve.
Tek meshkujt numri i të sëmurëve nga kanceri i mushkërive dekadave të fundit ka pësuar një rënie të lehtë.
Përkundrazi, shkalla e prekjes së femrave nga kjo sëmundje ka shënuar rritje. Kjo lidhet kryesisht me
faktin se ështe gjithnjë e më i madh numri i vajzave dhe femrave duhanpirëse.
***Simptomat
Në stadin e hershëm kanceri i mushkërive shpesh nuk jep ndonjë simptomë. Për këtë shkak shumë nga tumorët zbulohen vetëm në një stad të vonshëm, atëherë kur janë formuar tashmë metastazat dhe s’mund të
shërohen më.
Shqetësimet në vazhdim mund të sinjalizojnë kancerin e mushkërive:
> Kollitja e ngulmët (rezistente) që mban më shumë
se 4 javë.
> Kollitja kronike («Kollitja e duhanxhiut») që ndryshon papritmas
> Pështyma (këlbaza) e përgjakshme gjatë kollitjes
> Frymëzënia
> Sëmundja e të ftohtit (rrufa) që me gjithë trajtimin
mjekësor, nuk shërohet
> Dhimbja në zonën e krahërorit
> Humbja e padëshiruar e peshës, lodhja e përhershme, mungesa e oreksit
***Diagnozat dhe kontrollet
Për diagnostifikimin e kancerit të mushkërive së pari do të bëhet radiografia e koshit të krahërorit. Këlbaza e
hedhur jashtë nga kollitja do të ekzaminohet në laborator për prani qelizash kanceroze. Një kontroll tjetër i rëndësishëm është bronkoskopia (endoskopia e bronkeve): pas një anestezie lokale, mjeku fut në rrugët e frymëmarrjes një aparat të lëvizshëm në formë tubi. Me ndihmën e një kamere ai mund të shqyrtojë me saktësi bronket. Njëkohësisht, mjeku
shkëput provat (kampionet) e indeve (biopsia) të cilat do të analizohen më pas nën mikroskop.
Për të konstatuar nëse dhe në ç’masë është përhapur tashmë tumori në organizëm, do të realizohen dhe ekzaminime të tjera, psh. një tomografi kompjuterike e hapësirës së krahërorit, një ultrasonografi e veshkave
ose dhe një scintigrafi e kockave
***Stadet e sëmundjes
Sëmundjet e kancerit ndahen sias sistemit TNM. Me këtë rast gjykohet zgjerimi i tumorit (T), invadimi i
nyjave limfatike (N) dhe eventualisht metastazat e pranishme (M). Kanceri i mushkërive ndahet si vijon:
T0 S’ka prani tumori
T1 Tumori është më i vogël se 3 cm; bronket kryesore janë pa tumor
T2 Tumori është më i madh se 3 cm ose është rritur
më shumë se 2 cm në një nga bronket kryesore
T3 Tumori ka invaduar mukozën, këmishëzën (cipën) e krahërorit ose murin e krahërorit. Mirëpo
skërfyelli (laringu) është pa tumor
T4 Tumori ka depërtuar në organet fqinje, për
shembull në laring ose në ezofag
Tx Zgjerimi i tumorit nuk mund të gjykohet dot
N0 Nuk ka invadim nyjash limfatike
N1 Tumori ka invaduar nyjat limfatike të njërit krah
përkatës të mushkërive
N2 Tumori ka invaduar nyjat limfatike të krahut përkatës të murit të krahërorit ose të laringut
N3 Tumori ka invaduar nyjat limfatike të krahut
tjetër të mushkërive ose nyjat limfatike më të
largëta
Nx Invadimi i nyjave limfatike nuk mund të gjykohet
dot
M0 Nuk ka metastaza
M1 Metastaza në organe të tjera (për shembull në
veshka, kocka ose tru)
Mx Prania e metastazave nuk mund të gjykohet dot
Duke qenë se karcinomat nonparvocelulare dhe ato parvocelulare të mushkërive përhapen me shpejtësi të
ndryshme, në mjekësi aplikohen edhe klasifikime të tjera për lloje të veçanta kanceresh.
***Terapia
Se cilat metoda trajtimi do të gjejnë zbatim varet në mes tjerash se cili lloj kanceri është i pranishëm dhe se
sa ka përparuar tashmë tumori. Një rol të rëndësishëm luan dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit ose pacientes, sidomos kapaciteti veprues i mushkërive luan një rol të rëndësishëm. Po qe se tumori zbulohet në një stad të hershëm, sipas mundësisë, ai do të hiqet në formë operative. Më pas, sipas rregullit, zakonisht zbatohet kimioterapia dhe/ ose terapia rrezatuese. Te disa nga pacientet ose pacientët kimioterapia zbatohet qysh para ndërhyrjes operative, ajo do ta zvogëlojë kështu tumorin deri në masën sa të shtohen shanset për sukses të operacionit (kimioterapia neoadjuvante) Në rastin e stadeve të përparuara të tumoreve kryesisht nuk pason ndonjë operacion. Pacienti ose pacientja që nga fillimi do të trajtohen me medikamente dhe/ose me terapi rrezatimi.
***Pasojat e trajtimit
Si pasojë e terapisë, por edhe si pasojë e vetë sëmundjes kanceroze, disa nga pacientët vuajnë nga shqetësime në frymëmarrje. Këto do të trajtohen sipas shkaktarëve që kanë për bazë, për shembull me medikamente, me inhalim të oksigjenit ose përmes ndonjë ndërhyrjeje.
***Paskontrollet
Pas përfundimit të trajtimit të kancerit, pacientët duhet t’i vizitojnë rregullisht mjekët e tyre për kontrolle përkujdesëse të mëpasme. Ata do t’u japin secilit pacient rekomandime individuale se cilat kontrolle në cilin
hark kohor janë të domosdoshme.
***Faktorët rrezikues
Faktori rrezikues pakrahasimisht më i lartë për kancerin e mushkërive është duhanpirja. Rreth 90% e të gjitha rasteve të kancerit të mushkërive shkaktohen nga duhanpirja. Ekspertët vlerësojnë se pothuajse çdo i dhjeti duhanpirës gjatë jetës së tij sëmuret nga kanceri i mushkërive.
Duhanpirja nuk i bën dëm vetëm vetë duhanpirësit apo duhanpirëses – edhe joduhanpirëset e joduhanpirësit,
të cilët detyrohen të thithin tym duhani (duhanpirja pasive), kanë një shkallë të lartë rrezikimi nga kanceri i
mushkërive. Edhe disa nga substancat kimike shtojnë rrezikun nga kanceri i mushkërive, për shembull azbesti, pluhuri i
kuarcit ose gazi fisnik i radonit, i cili shfaqet në formë të natyrshme në mjedis. Si kancer-shkaktues ndikon edhe pluhuri i imët, para së gjithash bloza e dizelit.
***Parandalimi dhe zbulimi i hershëm
Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të mushkërive është mospirja duhan. Lënia e duhanit
shpaguhet në secilën moshë. Kush nuk pi (më) duhan, jo vetëm ul rrezikun vetjak për kancer të mushkërive,
por edhe rrezikun për shumë sëmundje të tjera, për shembull për infarkt të zemrës, angina pectoris, pikën
në tru, çregullimet në qarkullimin e gjakut në këmbë, si edhe rrezikun për kancer në zgavrën e gojës, ezofag
ose në fshikëzën urinare.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
August 16, 2017 / By M.I Dobitë e panumërta të hudhrës
August 16, 2017 / By M.I A na shëndoshin kokoshkat?
August 16, 2017 / By M.I Mikrovala është ajo që po na sëmur!
August 16, 2017 / By M.I Zemra e nënës së pikëlluar
August 17, 2017 / By M.I ÇDO SËMUNDJE E KA EDHE ILAÇIN E VET
August 18, 2017 / By M.I Kjo pije natyrale sheron infeksionet urinare
August 18, 2017 / By M.I Fjala e profetit Muhamed alejhi selam se si krijohet njeriu
August 19, 2017 / By M.I Analizat shkencore vërtetojnë se Guri i Zi ne Qabe është nga Xhenneti
August 19, 2017 / By M.I Vazelina, një krem që bën çudira për ju!
August 20, 2017 / By M.I 10 përdorime mahnitëse të pastës së dhëmbëve që nuk i keni ditur më parë