Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KANA (Hinnan – Alkanna tinctoria)

KANA (Hinnan – Alkanna tinctoria)

KANA (Hinnan – Alkanna tinctoria)
Kana është e ftohtë dhe e thatë, edhe pse disa thonë se në vete përmban edhe ngrohtësi. Përdoret për shërimin e mëshikëzave në gojë dhe të ënjturit. Lëngu i kanës shëron djegiet. Po ashtu përdoret për ngjyrosjen e flokëve. Është e mire për shërimin e infektimeve të thonjve. Nëse ndokush e ka fruthin e madh (variollën) dhe e lyen trupin me kanë në fillim të sëmundjes, fruthi nuk do t`ia dëmtojë sytë. Ummu Seleme ka thënë: “Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, në çdo plagë vinte kanë.” Tirmidhiu dhe Bejhakiu
Në veprën `Historia` të Buhariut qëndron se një njeri i është ankuar Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, për kokëdhembje, e ai i është përgjigjur se për këtë është më e mirë të lahet me ujë të ngrohtë, derisa njeriut që ankohej për dhembje në këmbë: “Lyeji me kanë”. Ebu Davudi poashtu e ka regjistruar këtë hadith si dhe hadithi ku thuhet: “Për Allahun, subhanehu ve teala, nuk ka bimë më të dashur se kana.”
Vërtet është ilaç për prerjet, çdo gjë që anulon lagështinë e tepërt dhe stimulon rigjenerimin e indeve të lëkurës, e pikërisht këto janë cilësitë e kanës, e cila largon tepricën e lëngut që e ndalon ripërtrirjen e indeve të lëkurës.
Nëse e vendojmë lulen e kanës në rroba të leshta, ajo do t`i dhurojë erë të mirë dhe molëzat nuk do ta sulmojnë. Disa thonë se nëse gjethet e kanës i thartojmë në ujë, e pastaj i kullojmë dhe këtë ujë e pijmë njëzet ditë, kjo ka për të na ndihmuar nga lepra (gërbula), por në fazat e hershme të sëmundjes. Nëse pas ngrënies së mishit të qegjit dhe pirjes së kësaj pije pacienti nuk shërohet, atëherë për të nuk ka kurrfarë shprese.

(Visited 201 times, 1 visits today)
Top