Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Të gjithë kemi dëgjuar për vetitë e shkëlqyera të kamomilit kundër stresit, pagjumësisë, dhembjeve të barkut apo sëmundjeve të lëkurës. Me sa duket, gjyshet tona nuk e kanë pasur gabim që na e rekomandonin si ilaç kundër shumë sëmundjeve. Këtë e konfirmon së fundmi një studim i publikuar në prestigjiozen “Journal of Clinical Psychopharmacology”. Sipas […]
Të gjithë kemi dëgjuar për vetitë e shkëlqyera të kamomilit kundër stresit, pagjumësisë, dhembjeve të barkut apo sëmundjeve të lëkurës. Me sa duket, gjyshet tona nuk e kanë pasur gabim që na e rekomandonin si ilaç kundër shumë sëmundjeve. Këtë e konfirmon së fundmi një studim i publikuar në prestigjiozen “Journal of Clinical Psychopharmacology”. Sipas […]
Kamomili, bima që bën çudira

Të gjithë kemi dëgjuar për vetitë e shkëlqyera të kamomilit kundër stresit, pagjumësisë, dhembjeve të barkut apo sëmundjeve të lëkurës. Me sa duket, gjyshet tona nuk e kanë pasur gabim që na e rekomandonin si ilaç kundër shumë sëmundjeve. Këtë e konfirmon së fundmi një studim i publikuar në prestigjiozen “Journal of Clinical Psychopharmacology”.
Sipas tij, vërtetohen plotësisht vetitë e kamomilit kundër stresit, ilaçi që edhe gjyshet tona e përdornin pa u bazuar në asnjë fakt shkencor. Kërkuesit kanadezë të “Faculty of 1000 Biology” kanë zhvilluar një analizë për të zbuluar se çfarë qëndronte vërtet pas “popullaritetit” të kamomilit.
Në këtë mënyrë, ata analizuan të dhënat e një studimi për vetitë e kamomilit kundër shqetësimeve të lehta dhe të mesme me ankthin. Në studim u përfshinë personat që vuanin nga këto çrregullime, të cilët u ndanë në dy grupe. Grupit të parë iu dha kamomil, ndërsa të dytit qetësues të tjerë bimorë, por jo ilaçe. Në fund, nga rezultatet e studimit u pa se pacientët e trajtuar me kamomil treguan ndryshim domethënës sa i përket rëndësisë së shqetësimeve, në krahasim me pacientët që nuk morën kamomil.
Mjekët Michael van Ameringen dhe Beth Pattersonm, të cilët bënë këtë analizë, komentuan rezultatet, duke thënë se “kamomili mund të ketë një aktivitet modest kundër panikut në pacientët që vuajnë nga ankthi dhe mund të përdoret pa asnjë problem nga ata që janë kundër farmakoterapisë tradicionale”. Në këtë mënyrë, ekspertët vlerësojnë se kamomili mund të përdoret si ilaç qetësues i padëmshëm dhe se ai arrin të kontrollojë çdo ashpërsi të çrregullimeve mendore.
Vetitë
Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit. Kamomili ka veti qetësuese. Ja përse këshillohet të pihet para se të flenë nga të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë. Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhembjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhembjet menstruale dhe problemet me dhembjet e kokës.
Një tjetër funksion ka të bëjë me eliminim e gazrave të tepërt nga zorrët dhe shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët. Por efektet pozitive janë ndier edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale. Stabilizon zorrët në rast diarreje dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare, për të mos folur për qetësimin e sistemit nervor.
Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve. Me sa kemi parë dhe dëgjuar, është një bimë që me vetitë e saj vetëm na shëron.
Kujdesi që duhet treguar
Askush nuk mund ta mohojë rolin kyç që shumë bimë mjekësore luajnë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Janë të shumta rastet kur përdorimi i tyre ka ndihmuar për të luftuar çdo sëmundje, duke filluar nga e ftohura e zakonshme e deri te kanceri. Për këtë arsye, si dhe për të shmangur efektin toksik shumë herë më të dëmshëm të ilaçeve farmaceutike, njerëzit e kërkojnë shpëtimin te natyra.
Sigurisht që një çaj kamomili na qetëson dhe na vë shpesh në gjumë më lehtë dhe pa asnjë efekt anësor në krahasim me antidepresivët, ndërsa tamblagjaku, prej kohësh rekomandohet për të luftuar sëmundje të mëlçisë. Sipas mjekëve, nuk duhet të nisim asnjëherë një terapi me bimë mjekësore, nëse nuk jemi konsultuar më parë me mjekët apo nëse jemi duke marrë ilaçe të tjera në të njëjtën kohë, sepse kanë qenë jo të rralla rastet kur recetat e gjyshërve për të na qetësuar barkun, kollën, të vjellat apo ftohjen, na kanë bërë dëm.
E në të vërtetë, duke i besuar traditës apo këshillave të dhëna nga një brez te tjetri për përdorimin e bimëve mjekësore, kjo teknikë mund të jetë e rrezikshme nëse bëhet fjalë për përdorimin e bimëve për t’u kuruar. Nga çajrat, infuzët, tinkturat apo bimët mjekësore, janë dëmtuar: mëlçia, mushkëritë, janë provokuar aborte, janë dehur të sapolindurit dhe janë shumëfishuar pasojat e rënda dhe ndonjëherë të pakthyeshme në organizëm.
Në botë janë të shumtë ata që i kanë besuar fitoterapisë, duke dëgjuar këshillat e të afërmve ose të “shenjëtorëve”, por jo të paktë edhe ata që kanë përfunduar në spital. Lista e bimëve mjekësore të rrezikshme është e gjatë. Po ashtu, e pafund është edhe lista e atyre mjekimeve alternative, që të dhëna në dozën e gabuar apo të marra pa asnjë rekomandim nga mjeku, kanë shkaktuar dëme.
“Kemi kuruar një grua me tension të lartë dhe me një aritmi të theksuar e të rëndë, e cila pinte lëng portokalli të hidhur për t’u dobësuar. Kjo është një përgatitje aspak e dëmshme, por që në rastin e saj ishte e rrezikshme, sepse shoqërohej me një ilaç për gjëndrat tiroide. Askush nuk e kishte informuar pacienten për rreziqet e ndërveprimeve mes ilaçeve dhe produkteve fitoterapeutike”, – tregon presidenti i mjekëve fitoterapeutë dhe përgjegjës i Qendrës së Mjekësisë Natyrale në Francë, ku vetëm pak kohë më parë u mbajt një kongres për të vlerësuar rreziqet e lidhura me mjekësinë alternative.
Sipas përfundimeve të nxjerra, disa bimë mjekësore jo vetëm që nuk janë të efektshme, por shpesh janë edhe të rrezikshme.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
May 30, 2018 / By M.I Dhikri i mëngjesi – Mundohu ti thuash cdo dite
May 30, 2018 / By M.I Si të largojmë gurët në veshka për vetëm 10 ditë me ndihmën e melit ?
May 30, 2018 / By M.I Meleku i një fëmije
May 30, 2018 / By M.I Mos merrni frymë në enë dhe mos fryeni në të
May 30, 2018 / By M.I Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo
May 30, 2018 / By M.I 8 Ushqimet më të mira për zorrët
May 30, 2018 / By M.I LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE