Domingo, 31/5/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KAM VESVESE GJATË KOHËS KUR MARR ABDES

KAM VESVESE GJATË KOHËS KUR MARR ABDES

Pyetje: Jam një vëlla musliman që kam vesvese gjatë kohës kur marr abdes. Nuk e di se si më ndodh kështu, por kur laj secilën gjymtyrë më duket sikur s’e kam larë mirë apo sikur lëshoj në mënyrë të pavetëdijshme gazra. Kështu vazhdoj për një kohë të gjatë saqë e shikoj veten të bërë qull në ujë. Po mundohem, por nuk po mundem t’i parandaloj dot këto vesvese, ndaj po ju drejtohem juve për të më këshilluar. Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Prite rrugën e ngacmimeve qysh në fillim sa është herët ose përndryshe do ta kesh pisk punën. Nëse pastrohesh mire s’ke pse të dyshosh më, madje edhe nëse të duket se anon më shumë te mangësia, mos i kushto rëndësi se këtu ai iblisi  dështon me njeriun. Për këtë arsye rregulla islame thotë: “La ibrete bishsheki ba’del ibadeh” që do të thotë: nuk merret në konsideratë dyshimi pas adhurimit. Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja

(Visited 120 times, 1 visits today)
Top