Quarta-feira’, 19/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kam frikë…Kam frikë…Kam frikë…



Kam frikë…Kam frikë…Kam frikë…

Pyetje:

Jam studente e vitit të tretë në fakultetin e Gazetarisë. Fali çdo kohë të namazit, nuk jam me mbulesë. Kam qenë tek një hoxhë për frikën që e kam, më fryu me Kur’an, më tha që duhet të falem e të vendos shaminë. Këtë të fundit nuk e kam bërë ende. Kur shkova herën e dytë pasi nuk u bëra më mirë nuk më pranoi… Halli im është ky: çdo herë mendoj kah e keqja, asnjëherë s’mendoj për të mirë, çdo herë them për veten se jam qenia më e keqe në botë, për çdo gjë që më vjen në dorë them se nuk do ta bëj si duhet, mendoj shumë në mos gaboj dhe se çfarë do më thonë tjerët, kështu ndjehem keq shumë. Fakulteti më shkon shumë mirë, prindërit janë të kënaqur shumë, mirëpo kam frikë se nesër mund të mos jem gazetare e mirë e cila di të bëj punën e vet si duhet [nëse do të bëhem, të shpresoj inshAll-llah]. Më është ofruar një vend pune nga një kolege por nga frika nuk kam pranuar dhe i kam dhënë arsye të kotë. Nuk e di pse më ndodh kështu. Të lutem, më ndihmoni!

Përgjigje:

Motër e nderuar, të dëshiroj suksese të vazhdueshme në punë të hairit dhe të dobishme për ty, familjen dhe shoqërinë në dynja e ahiret!

Përparo në avancimin tuaj fetar çdo ditë, duke lexuar e përzgjedhur shoqërinë tuaj, duke medituar e duke praktikuar me përpikëri ligjet dhe mësimet islame. Duhet të dihet se Allahu asgjë nuk ka obliguar së koti. Çdo urdhër i Allahut është njëkohësisht edhe nevojë e jona e jetës së dynjasë fillimisht dhe më pas edhe e ahiretit. Nuk ka dyshim se besimi i pastër në Allahun të shpie në vepra të mira, kurse veprat  e mira ta mundësojnë jetën e mirë. Allahu thotë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (Nahël, 97)

Pra, Allahu thotë se do ta bëjmë të kalojë jetë të bukur në këtë botë dhe do ta shpërblejmë në Ahiret sipas veprave jo të mira, por duke ia përzgjedhur më të mirat. Thjesht ky është Islami dhe kjo është objektiva kryesore e muslimanit.

Nuk duhet kuptuar as namazin e as shaminë si mjet shërimi nga një sëmundje e caktuar. Jo assesi, namazin duhet falur muslimani çdo ditë dhe po ashtu muslimania me shaminë duhet mbuluar flokët nga meshkujt jo të afërt. Këta dhe urdhrat e tjerë duhet praktikuar pa ndonjë shtytës tjetër dhe pa ndonjë nevojë tjetër, sepse besimi në Allahun dhe në ringjallje pastaj janë shtytësit më të fortë që një musliman e zgjedh për program jete fenë e Allahut Fuqiplotë.





Në anën tjetër mosrespektimi i urdhrave të Allahut nga muslimani e bën më të fuqishëm djallin dhe shpirtrat e ligë që të dominojnë mbi të. Shejtani pastaj ndjell frikë, mendime të këqija, pasiguri, paragjykime ndaj të tjerëve, konflikte etj. dhe në atë rast kur ti kërkon ndihmën e hoxhës që të lexojë Kuran e ta largojë djallin nga ju, do të ishte e natyrshme që djalli siç ishte “trimëruar” mbi ju si rezultat i mospërfilljes suaj të obligimeve fetare, të mos trembet nëse ju vazhdoni në të njëjtën gjendje. Andaj me të drejtë do të kërkohej nga ju që të ndryshoni pozitivisht qasjen tuaj ndaj fesë dhe ta ndihmoni veten për jetë të mirë, duke besuar sinqerisht dhe duke respektuar urdhrat e Allahut e motivuar nga besimi i sinqertë e jo nga nevoja për t’u shëruar.

Megjithëkëtë, unë nuk kisha arsyetuar rastin e kthimit tuaj për së dyti. Nëse ai hoxhë nuk ju ka pranuar, gjeni mundësi tjetër për ta gjetur shërimin e Allahut te dikush tjetër, duke mos rënë në dorë të falltarëve e magjistarëve të ndryshëm, të cilët ta shkatërrojnë edhe këtë besim që e ke!

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

(Visited 21 times, 1 visits today)




Top