Quinta-feira, 21/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kam ardhur te ti të më shpëtosh nga kjo brengë meqë nuk po mundem të gjej rehati

Kam ardhur te ti të më shpëtosh nga kjo brengë meqë nuk po mundem të gjej rehati

Një njeri i brengosur e kishte pyetur një dijetar duke i thënë:
O dijetar! Kam ardhur te ti të më shpëtosh nga kjo brengë meqë nuk po mundem të gjej rehati.
Dijetari ia ktheu: Do të të pyes dy pyetje dhe kërkoj që të më përgjigjesh.
Njeriu i tha: Po!
Dijetari e pyet: A ke ardhur në këtë botë me këto probleme të cilat të brengosin?
Njeriu u përgjigj: Jo!
Dijetari e pyet: Kur do ta lësh këtë botë, a do t`i marrësh me vete problemet?
Njeriu u përgjigj: Jo!
Dijetari i tha: Me një gjë me të cilën nuk ke ardhur e as që do ta marrësh me vete nuk ke nevojë të brengosesh për të me një pikëllim kaq të madh.
Behu i durueshëm në çështjet e dynjasë, dhe le të jetë shikimi yt në qiell më i gjatë sesa shikimi në tokë atëherë të realizohen dëshirat, buzëqeshu…rizkun (furnizimin) e ke të caktuar, kaderin e ke të prerë, ndërsa çështjet e dynjasë nuk meritojnë brengosje sepse janë në duart e Allahut, është bukur të mbjellësh trëndafil në çdo kopsht… por… më bukur se ajo është të mbjellësh përmendjen e Allahut në çdo gjuhë.

SubhanAllahi ue bihamdihi, subhanAllahil adhim.

(Visited 58 times, 1 visits today)
Top