Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Një zonjë pa në ëndërr që një burrë nga të afërmit e saj e kafshoi gjarpri dhe vdiq në vend. Kjo ëndërr e frikësoi pa masë dhe me tu gdhirë u nis drejt shtëpisë së personit në fjalë dhe ia rrëfeu ëndrrën ogurzezë që kishte parë. Njëkohësisht i shprehu dhe frikërat e saj dhe i […]
Një zonjë pa në ëndërr që një burrë nga të afërmit e saj e kafshoi gjarpri dhe vdiq në vend. Kjo ëndërr e frikësoi pa masë dhe me tu gdhirë u nis drejt shtëpisë së personit në fjalë dhe ia rrëfeu ëndrrën ogurzezë që kishte parë. Njëkohësisht i shprehu dhe frikërat e saj dhe i […]
Kafshata e dhënë të shpëton jetën

Një zonjë pa në ëndërr që një burrë nga të afërmit e saj e kafshoi gjarpri dhe vdiq në vend. Kjo ëndërr e frikësoi pa masë dhe me tu gdhirë u nis drejt shtëpisë së personit në fjalë dhe ia rrëfeu ëndrrën ogurzezë që kishte parë. Njëkohësisht i shprehu dhe frikërat e saj dhe i kërkoi të tregohet i kujdesshëm dhe të marrë masa.
Pavarësisht se ishte thjesht një ëndërr, ajo e besoi si të ishte e vërtetë. Vetë ëndrra dhe mënyra si e rrëfeu zonja e bënë të afërmin e saj ta besojë dhe ta kaplojë frika e hutimi.
Pasi e mori pak veten vendosi të therë dy desh si kurban, me shpresë se veprat e mira do e ruajnë nga e keqja që paralajmëronte kjo ëndërr.
Ashtu bëri.
Në darkë, dy deshtë e therrur ishin pjekur dhe po u servireshin njerëzve të tij të afërt dhe fqinjëve të ftuar në atë gosti. Gjithçka shkoi për mrekulli, njerëzit u ngopën dhe mishi i tepërt u shpërnda tek nevojtarët dhe fukarenjtë përreth.
Vetëm një copë mishi kishte mbetur.
Vetë i zoti i shtëpisë nuk kishte futur copë mishi në gojë për shkak të ankthit që e kishte kapluar, edhe pse në pamje të parë dukej i buzëqeshur dhe i çelur në fytyrë para të ftuarve. Nga brenda ai përjetonte një frikë e panik të madh.
Pasi u shpërndanë të gjithë ai pa copën e mishit të mbetur dhe pasi mori një copë bukë e mbështolli dhe u bë gati ta kafshojë. Por, në atë çast i erdhi në mendje një zonjë e moshuar që banonte pas shtëpisë së tij dhe që nuk kishte mundur të vijë për shkak se ishte e pafuqishme.
“Si e paskam harruar atë zonjë?!” dhe menjëherë e mori copën e mishit të mbështjellë me bukë dhe u nis drejt shtëpisë së saj. Trokiti dhe me të dalë i tha:”Të kërkoj shumë ndjesë por nuk mbeti veçse kjo copë mishi!”
Zonjës së moshuar iu bë shumë qejfi, më shumë nga akti sesa nga sasia. Ajo e hëngri mishin me bukë, ndërkohë që disa eshtra të holla i hodhi nga dritarja.
Atë natë, në orët e vona, një nepërkë u afrua pas shtëpisë së zotërisë duke ndjerë aromën e mishit dhe dhjamit të pjekur. Ajo i gjeti eshtrat e holla dhe menjëherë i gëlltiti, por njëri nga eshtrat rastisi i fortë si gjilpërë dhe i ngeci në fyt horizontalisht. Ajo filloi ta përplasë kokën për mureve dhe përtokë duke dashur të shpëtojë nga kocka në fyt, por pa fajde. Mbështillej e përdridhej nga dhimbja sa në një qoshe në një qoshe tjetër, e megjithatë eshtra e hollë dukej kokëfortë.
Nga përplasjet e gjarprit me disa teneqe dhe dërrasa, dëgjuan dhe njerëzit e shtëpive përreth dhe dolën të shohin çfarë po ndodh. Sigurisht doli dhe i zoti i shtëpisë që kishte therrë kurbanët.
Ndërkohë gjarpri me eshtrën në fyt duke u mbështjellë e përplasur kishte mbërritur tek porta e zotërisë. Me ta parë atij iu rrënqeth trupi, mori një dru të madh dhe e goditi gjarprin në kokë me sa fuqi kishte.
Mandej, u rrëfeu njerëzve që shihnin të çuditur çfarë kishte ngjarë atë ditë nga ëndrra e deri në atë çast. Ngjarja u përcoll gojarisht për një kohë të gjatë dhe njerëzit, pasi përfundonin tregimin e saj, shtonin:”Kafshata e dhënë të shpëton jetën!”
Perktheu: Elmaz Fida
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
July 6, 2017 / By M.I Arma sekrete kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës!
July 6, 2017 / By M.I Foshnja qe refuzonte gjirin e nenes ose qan naten
July 6, 2017 / By M.I Luleshtrydhja është një frut që ka shumë pak kalori
July 6, 2017 / By M.I Ademi a.s dhe qetësia shpirtërore
July 6, 2017 / By M.I Kurani,dielli,hëna dhe shkenca
July 6, 2017 / By M.I Sprova familjare e Ademit alejhi selam
July 6, 2017 / By M.I Menaxhimi i konflikteve bashkëshortore
July 6, 2017 / By M.I Mrekullia sociale në Kuran dhe sunet
July 6, 2017 / By M.I Hulumtim, truri i psikopatëve punon më ndryshe
July 6, 2017 / By M.I Universi,shkenca dhe Kurani