Quinta-feira, 21/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ka vdekur shkrimtari Kuvajtian, Abdullah Xharullah. Ai është autor i artikullit



Ka vdekur shkrimtari Kuvajtian, Abdullah Xharullah.  Ai është autor i artikullit

– Ka vdekur shkrimtari Kuvajtian, Abdullah Xharullah.

Ai është autor i artikullit:

“Kur të vdes, nuk do të shqetësohem! As nuk do te kujdesem për trupin tim. Vëllezërit e mi musliman, do të kryejnë detyrën:
1.Do të largojnë rrobat e mia.
2.Do të lajnë trupin tim.
3.Do ta mbështjellin atë me qefin.
4.Do t‘më nxjerrin nga shtëpia.
5.Do t‘më dërgojnë te shpia ime e re (varri).
6.Do të vijnë shumë njerëz për varrimin tim, disa prej tyre do të lënë punët dhe terminet e tyre, për shkak të varrimi tim. Shumë prej tyre nuk kan menduar fare t‘më këshillojnë ndonjë ditë….
7. Gjërat që i posedoja do të largohen:
– Çelësat e mia
– Librat e mia
– Çanta ime
– Këpucët e mia
– Rrobat e mia etj.
Po në qoftëse familja ime është e kujdesshme, do t‘i japë ato sadakë, që do t‘më sjellin dobi.

Të jeni të bindur së bota nuk do të pikëllohet për mua, nuk do të ndalet lëvizja e jetës,ekonomia do të vazhdon, vendin e punës time do ta merr dikush tjetër, pasuria ime do të mbetet hallall për trashëgimtarët, mirëpo unë jam ai që do të jap llogari për të, qoftë pak pasuri apo shumë.

Gjëja e parë që bie nga une pas vdekjes është emri im!!! Kur të vdes, të gjithë do të thonë: Ku është “Xhenazja“?
Nuk do t‘më thërrasin me emrin tim!
Kur të vjen koha e namazit, do të thonë: Sillne “xhenazen“!
Nuk do t‘më thërrasin me emrin tim, kur të fillojnë varrimin tim, do të thonë: Afrojeni të vdekurin, pa e përmendur emrin tim! Për gjithë këtë, nuk do të mashtrohem as nuk do të mburrem me fisin tim, e as me postin dhe famën time.
Sa e pavlerë është kjo botë dhe sa madhështore është jeta në të cilën do të shkojmë..!

O ti që akoma je gjallë: Dije se pikëllimi për ty do të jetë në tre lloje:
1. Njerëzit që të njohin sipërfaqësisht, për ty do të thonë “miskin-i gjorrë“
2. Shokët tu do të pikëllohen për disa orë ose disa ditë, më pas do të kthehen në jetën e tyre normale, bile edhe duke qeshur.
3. Pikëllimi i thellë do të jetë në shtëpi. Ata do të pikëllohen një javë, një muaj, dy muaj deri ne një vjet. Më pas do të vëndojnë në arkivin e përkujtimeve!!! Përfundoi çështja jote në mesin e njerëzve.

Filloi çështja e vërtetë-jeta e ahiretit. U largua prej teje:
1. bukuria
2. pasuria
3. shëndeti
4. fëmijët
5. shtëpitë dhe pallatet
6. gruaja.
Nuk ka mbetur me ty asgjë, pos veprave tua.





Këtu fillon jeta e vërtetë. Pyetja është: Çka ke përgatitur për varrin dhe ahiretin prej tash?
Është një realitet që ka nevojë për përkujdesje. Andaj, të jesh i kujdesshëm të kryejsh:
1. farzet
2. namazet nafile
3. sadaka të fshehur
4. vepra të mira
5. namazin e natës etj.
Me shpresë se do të shpëtosh. Nëse ndihmon t‘ua përkujtosh njerëzve këtë artikull, duke qenë gjallë, do të gjejsh shpërblimin e saj në peshoren tënde Ditën e Kijametit.
Allahu thotë:” Përkujto se vërtet përkujtimi u sjell dobi besimtarëve“.

Për çka i vdekuri sikur të kthehej në këtë botë, do të jepte shumë sadakë, siç thotë Allahu në Kuran: “O Zot, sikur t‘më jepje jetë më shumë, do të jepja sadakë“, e nuk ka thënë: do të bëja umreh – do të falesha -do të agjeroja.
Dijetarët kanë thënë: i vdekuri e ka përmendur sadakanë, pasi ka parë shpërblimin e saj pas vdekjes. Andaj, jepni më shumë sadakë.

Pjesë e sadakasë (inshaAllah) tash është edhe 10 sekonda nga koha jota për ta shpërndarë këtë artikull me qëllim të këshillimit.

– Fjala e mirë është sadakë –

 

(Visited 4 times, 1 visits today)