Quarta-feira’, 29/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Ka nga ata bashkëshortë të cilët largohen nga gratë e tyre më tepër se dy vjet për punë. A konsiderohet kjo padrejtësi?

Ka nga ata bashkëshortë të cilët largohen nga gratë e tyre më tepër se dy vjet për punë. A konsiderohet kjo padrejtësi?

11 
TË DREJTAT E PËRBASHKËTA • ..(41)

? Pyetjet e pjesës së tretë ?

Pyetje: 
Ka nga ata bashkëshortë të cilët largohen nga gratë e tyre më tepër se dy vjet për punë. A konsiderohet kjo padrejtësi? 

Përgjigje:
Një çështje e tillë ka nevojë për një shqyrtim të detajuar. Largimi për arsye pune përfshin disa raste:

E para: Nëse bashkëshorti apo bashkëshortja anojnë më tepër nga mendimi se largësia e tij prej saj mund të bëhet shkak për rënien në amoralitet, si të burrit po ashtu edhe të gruas, atëherë në këtë rast bashkëshortit nuk i lejohet të largohet, por atij i lihet në dorë të zgjedhë: ose të qëndrojë me të shoqen duke u mjaftuar me çfarë i ka caktuar Allahu, ose ta marrë me vete ose e fundit fare, kur nuk ka rrugëzgjidhje, ta ndajë atë me dashamirësi. Nëse udhëtimi i tij bëhet shkak për rënien në amoralitet ose ambienti në të cilën ajo jeton është i shthurur dhe e rrezikon gruan seriozisht të bjerë në amoralitet, nuk lejohet që burri të udhëtojë pa e ndarë çështjen se si do t’ia bëjë, siç u përmend më lart. E përsërisim edhe një herë: ky hap ndërmerret vetëm atëherë kur të dy bashkëshortët mendojnë se njëri apo tjetri mund të cenohet në moral.

Rasti i dytë: Kur që të dy mendojnë se do të jenë respektues të kufijve që Allahu ka përcaktuar, se do të kenë frikë Allahun dhe se do të ruhen nga harami. Në rast se gruaja është dakord të durojë dhe është e vetëdijshme se ka mundësi të bëjë durim, atëherë bashkëshorti i saj mund të largohet për të kërkuar punë. Një grua e tillë do të shpërblehet nga Allahu për ndihmën që i jep burrit të saj. Ditët e netët kalojnë e Allahu (subhanehu ve teala) ia shkruan asaj shpërblimin. Ajo e ndihmon të shoqin e saj në këtë të mirë, që më pas do t’i kthehet vetë asaj, bashkëshortit dhe fëmijëve të tyre. Le ta theksojmë se diçka e tillë bëhet vetëm nëse gruaja është e bindur se do ta ruajë veten nga mëkati dhe ndërkohë duhet të ketë edhe ambientin ku jeton në favor. 

Rasti i tretë: Kur gruaja është në dyshim, për të qenë më e sigurt ajo nuk duhet t’i japë leje të shoqit. Nëse gruaja ia lë të shoqit të vendosë dhe ai merr vendimin për të udhëtuar, atëherë kjo është e lejuar. Nëse pas largimit të tij gruaja e ruan veten, falënderimi i takon Allahut, por nëse ajo pas një farë kohe nuk e ruan dot veten, atëherë ajo mund të zgjedhë ndërmjet dy gjërave, ose do t’i dërgojë lajm burrit që të kthehet ose t’i kërkojë që ai ta ndajë. Allahu e di më mirë!
Dijetarët kanë thënë se nëse të dy bashkëshortët kanë rënë dakord që burri të udhëtojë, ata nuk kanë mëkat edhe nëse kohëzgjatja është një, dy, tre apo katër vjet. Kjo është e drejtë e gruas dhe nëse ajo anon nga mendimi se nuk bie në haram, nuk ka asnjë problem. Por nëse ajo anon më tepër nga mendimi se rrezikon të shkasë në mëkat, burrit nuk i lejohet të largohet. Allahu është më i dituri!
——————————————————–
Pjesë nga libri: “KODI I FAMILJES”
Autor: Muhamed el-Muhtar ESH- SHINKITI-
———————————————————
Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..