Quinta-feira, 21/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ka katër engjëj të mëdhenj të cilët janë



Ka katër engjëj të mëdhenj të cilët janë

BESIMI NË ENGJËJT

Edhe engjëjt (melekët) janë krijesa të Allahut. Me aq sa kemi mësuar nga Kurani dhe hadithet e Profetit, engjëjt nuk hanë, nuk pinë, nuk kanë gjini, i binden urdhrave të Allahut dhe kryejnë detyrën e tyre me përpikëri.

Numrin e engjëjve e di vetëm Allahu. Ka katër engjëj të mëdhenj të cilët janë:

Xhebraili (a.s): transmeton shpalljen hyjnore dhe urdhrat e Allahut tek profetët (engjëlli i shpalljes).

Mikalili (a.s): organizon dukuritë natyrore.

Israfili (a.s): është i ngarkuar me detyrën e fryrjes së surit në ditën e kiametit dhe me ringjalljen e njerëzve.





Azraili (a.s): është i ngarkuar me marrjen e shpirtit nga njerëzit në kohën kur u afrohet vdekja.

Përveç tyre janë dhe Kiramen Katibin, engjëjt që ndodhen në të djathtë dhe në të majtë të njeriut për të shkruar të mirat dhe mëkatet; engjëjt Munker dhe Nekir, të cilët do t’i bëjnë pyetjet e para njeriut në varr.

Përveç engjëjve ka dhe disa krijesa të tjera jolëndore të cilat nuk mund të shihen me sy.

 

(Visited 9 times, 1 visits today)