Quarta-feira’, 29/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Ju prezantojmë me insektet-robotë

Ju prezantojmë me insektet-robotë

insektetJanë të mëdhenj sa një mizë dhe kanë krahë me të cilët imitojnë aftësinë e fluturimit të këtyre insekteve. Bëhet fjalë për brezin e ri të robotëve fluturues në miniaturë, ose makinat e para në gjendje të riprodhojnë në perfeksion fluturimin e insekteve.

Të publikuar në revistën “Science”, robotët e vegjël janë ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, pranë Universitetit të Harvardit. Për momentin janë vetëm prototipë, por i hapin rrugën makinave të para fluturuese, të frymëzuara nga biologjia e insekteve si përsa i përket formës, ashtu edhe kapacitetit të fluturimit. Ato do të mund të përdoren për monitorimin e ambjentit, për mbështetjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, etj.

Rezultati i arritur kurorëzon 10 vjet punë në kuadër të një projekti të quajtur RoboBee (bleta-robot) që ka kërkuar metoda të veçanta fabrikimi, shkruan TCH.

Sekreti i këtyre insekteve-robotë është një teknikë që imiton librat ‘pop-up’ të fëmijëve. Për ndërtimin e tyre janë përdorur fletë të holla materiali të përbërë nga fibra karboni, të vendosura njëra mbi tjetrën dhe që hapen pikërisht si një libër ‘pop-up’. Ndërsa rrahja e krahëve është bërë e mundur përmes disa vijave prej qeamike, që hapen dhe mblidhen kur aplikohet një fushë elektrike