Quinta-feira, 18/8/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ju helmojnë apo ju bëjnë mirë farat e mollëve?

Ju helmojnë apo ju bëjnë mirë farat e mollëve?

Farat e mollëve përmbajnë bashkime bimore të quajtura amigdalinë. Pos mollëve, amigdalinë përmbajnë edhe bademet, bërthamat e pjeshkave, të qershive dhe bojlive.

Bashkimi shërben në mbrojtjen kimike të farave, por nëse nuk e prekim nuk është e rrezikshme.

Nëse fara është ndrydhur, e dëmtuar, është përtypur apo është në traktin e tretjes, amigdalina zbërthehet në hidrogjen cianid. Ky bashkim është i helmët, madje edhe vdekjeprurës në doza të mëdha.

Cianidi është helm i njohur i cili çrregullon qarkullimin e oksigjenit në qeliza dhe mund të shkaktojë vdekjen në afat të shkurtër, me rastin e konsumimit në doza të mëdha.

Sasi të vogla të cianidit mund të shkaktojnë dhembje koke, të vjella, mundime, dobësim dhe hutime./tesheshi.com/

(Visited 135 times, 1 visits today)