Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Jeta seksuale

Jeta seksuale

 

Jeta e myslimanit është e bazuar e ndëtuar në principe, themele dhe në baza që duhet t’i praktikojë e t’i pasojë si mysliman, ndërsa para së gjithash si njeri të cilin Allahu i Lartësuar e ka nderuar kur thotë:

“Ne i kemi nderuar bijët e Ademit.” (El Isra, 70)

Në një vend tjetër thuhet:

“Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer.” (Et Tin, 4)

Kjo krijesë e mrekullueshme e Allahut është krijesë të cilës Allahu i dha dinjitet, e dalloi dhe e lartësoi mbi krijesat tjera, e krijoi në formën më të bukur dhe e ngriti në vendin më të lartë. Për këtë shkak thotë:

“Pa dyshim, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – pikërisht ata janë krijesat më të mira.” (El Bejine, 7)

Ai, shkalla e të cilit është kështu e lartë te Krijuesi i tij, ai duhet të kujdeset që të udhëheqë e të veprojë sipas programit dhe urdhërit të cilin ja ka shpallur Krijuesi i tij dhe që dëshirat e tij seksuale t’i shfrytëzojë ashtu siç do të jet i kënaqurë Allahu i Lartësuar e jo t’u nënshtrohet shejtanëve xhinë dhe njerëz, të cilët do ta çojnë majtas e djathtas, poashtu nuk duhet ti nënshtohet erës së amoralitetit i cili do ta bartë e hedhë prej një vendi në një vend tjetër, prej një stacioni në një stacion tjetër, prej humnerës në një humnerë tjetër, prej çmendurisë në një çmenduri tjetër…

Këtë sferë të jetës së njeriut duhet ta ?sqarojmë? më hollësisht dhe duhet të gjejmë zgjidhje adekuate me qëllim që njeriu në këto principe ta vendos jetën dhe ta ndërtojë ardhmërinë e tij. Jo vetëm kjo, mbi këto principe e parime ai ta ndërtojë ardhmërinë e shumë gjeneratave të këtij ummeti i cili ka kaluar nëpër etapa të rënda, ka përballuar sëmundje të ndryshme dhe ka tejkaluar kriza të ndryshme.

I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Po ua lë dy gjëra me të cilat nuk do të humbni; Librin e Allahut dhe sunnetin tim.” (El Mustedrek)

Për këtë njeriu është bujar dhe i denjë, sepse Allahu i Lartësuar e ka bërë kalif në Tokë, e ka bërë që të udhëheqë e të drejtojë në Tokë:
“Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë.”

Në këtë libër të vogël, do të flasim për këtë nevojë të njeriut me anë të Kuranit dhe sunnetit të të Dërguarit të Allahut sallallahu alejhi ue selem.
————————————————————-
Pjesë nga libri: “Kënaqësia bashkëshortore”
Autor: Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë
————————————————————-
Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..