Quarta-feira’, 17/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Jepi të pijë mjaltë



Jepi të pijë mjaltë

Ebu Said Hudriu r.a. tregon se erdhi një burrë te Pejgamberi a.s. dhe i tha se vëllai i tij kishte dhimbje barku. Pejgamberi a.s. i tha: “Jepi të pijë mjaltë.” Ai erdhi për herë të dytë dhe Pejgamberi a.s. i tha përsëri: “Jepi të pijë mjaltë!” Ai erdhi për herë të tretë, por Pejgamberi a.s. prapë i tha: “Jepi të pijë mjaltë!” Burri u kthye përsëri dhe i tha: ” Ashtu bëra”-, ndërsa Pejgamberi a.s. tha: ” Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa ka gënjyer barku i vëllait tënd! Jepi të pijë mjaltë!” Kështu, ai i bëri atë të pijë mjaltë dhe u shërua. (5684)

 





Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për çdo sëmundje që ka zbritur Allahu, Ai ka zbritur edhe ilaçin e saj.” (5678)

(Visited 15 times, 1 visits today)




Top