Quinta-feira, 20/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Jeni gjithnjë me nerva? Ja kush ju qetëson si me hjek me dorë



Jeni gjithnjë me nerva? Ja kush ju qetëson si me hjek me dorë

Vajra esenciale janë në thelb produkte bimore. Pavarësisht nga fakti se ato janë quajtur vajra, ato nuk kanë acide yndyrore, por konsiderohen si produkte të pastra. Përveçse kanë veti të mrekullueshme në kuzhinë, vajrat esenciale mund të aplikohen edhe në lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Shumë prej tyre kanë veti antibakteriale. Vajrat esenciale kanë përqëndrim të lartë dhe shumë prej tyre nuk duhet të aplikohen në formë të paholluar. Prandaj, është e rëndësishme që të keni informacionin e nevojshëm në lidhje me vajrat që ju rekomandohen në mënyrë që t’i përdorni në mënyrë efektive.

Vaji i bajameve të ëmbla është një shembull tjetër i një ilaçi të shkëlqyer. Gjithashtu, të tjera vajra esenciale janë ato të livandos, kamomilit, dru sandalit, limonit, grejpfrutit, eukaliptit, mentes, rozmarinës.





Ekstraktet që funksionojnë
Për shembull, livando dhe kamomili janë vajra të mrekullueshme që përdoren për relaksim. Eukalipti mund të lehtësojë bllokimin në rrugët e frymëmarrjes dhe sinuset.
Ndërsa vajra të tjera esencialë që mund të ndikojnë te humori juaj janë vaji me esencë portokalli, grejpfruti, limoni, ndërsa rozmarina mendohet të ndikojë te rritja e përqendrimit.

(Visited 31 times, 1 visits today)




Top