Terça-feira, 15/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Jam lënduar për ta kuptuar se dhimbja është për të gjallët

Jam lënduar për ta kuptuar se dhimbja është për të gjallët

Jam lënduar për ta kuptuar se dhimbja është për të gjallët.
Jam sëmurë për ta kuptuar se ilaçi nuk ka vlerë pa sëmundjen.
Kam qarë për ta kuptuar se loti që del nuk I kthehet kurrë më syrit.
Kam buzqeshur për ta kuptuar se shtazëve u mungon buzëqeshja.
Kam folur për ta kuptuar se heshtja nuk ka kuptim pa fjalët.
Kam pyetur për ta kuptuar se nuk ka pyetje të paarsyeshme, vetëm përgjigjet janë të tilla.
Prandaj, i kam dëbuar ata që me përgjigjet e tyre m’i ndreqin vetullat e m’i vrasin sytë.
Në këtë zemër nuk ka vend për urrejtje ndaj të paditurve, por ndaj paditurisë.
O Allahu im
– Udhezona qe jeten ta kalojm ne rruge te drejt..
– Pastrona zemren nga cdo njoll e zeze..
– Kthjellona mendjen nga cdo mendim negativ..
– Qetesona shpirtrat se vetem Ti fal qetesin.
“Thuaj: ” O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj,mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut,se vërtet Allahu i falë të gjitha mëkatet,Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” ( Ez-Zumer:53 )

(Visited 99 times, 1 visits today)
Top