Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja zgjidhja për njerëzit që ndjehen të lodhur vazhdimisht

Ja zgjidhja për njerëzit që ndjehen të lodhur vazhdimisht

Për të luftuar këtë lodhje kronike, mjekët kanë udhëzuar ushtrimin si shërim.
Simptomat e Lodhjes Kronike:
Lodhje ekstreme
Humbja e kujtesës
Humbja e Përqendrimit
Dhimbje të fytit
Nyjet limfatike të zgjeruara në qafë ose në sqetull
Dhimbje nyjesh
Dhimbje koke

Shkaku i sindromës së lodhjes kronike është aktualisht i panjohur. Nuk ka shërim për të dhe trajtimi zakonisht fokusohet në lehtësimin e simptomave. Akti i të folurit me një këshilltar mund të ndihmojë që të lejojë pacientin të ndihet në kontroll të jetës së tij ose të saj.
Ushtrimet janë të rëndësishme për të gjithë njerëzit, sidomos për ata me sindromë e lodhjes kronike. Muskujt tanë duhet të ushtrohen për të parandaluar dekonstruktimin.

Mbani një ditar të ushtrimeve
Mbajtja e një ditar aktiv të rutinëjes së lëvizjes dhe mënyra se si ndjeheni (e mirë dhe e keqja) do t’ju japë një shikim afatgjatë në nivelet tuaja të performancës të cilat mund të ndikojnë në shëndetin tuaj. Ushtrimi nuk duhet të thotë vetëm të shkoni në palestër për të ngritur pesha por të shkosh në dyqan ushqimor ose të pastroni shtëpinë. Çdo lëvizje ka rëndësi.

Filloni me lëvizje të lehta
Mos e mbingarkoni veten. Filloni me lëvizje që ndiheni rehat për trupin tuaj. Trupi juaj do të ndjehet i ndryshëm çdo ditë, prandaj të jeni të vetëdijshëm se si ndjeheni dhe rregulloni rutinën tuaj.

Alternoni kohën e ushtimeve dhe kohën e pushimit
Sindroma e lodhjes kronike është diçka që ju do të keni gjithë jetën tuaj, por kjo nuk do të thotë se ajo duhet të kontrollojë jetën tuaj. Përqëndrohuni në gjërat që ndiheni mirë pr ju dhe trupi juaj dhe do të jeni në rrugën e duhur për të jetuar në mënyrë paqësore me sëmundjen tuaj.

Burimi: theheartysoul
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 55 times, 1 visits today)
Top