Terça-feira, 25/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja se si një lugë çaji i ketyre farave mund të ndihmojë në përmirësimin e zemrës, trurit dhe zorrëve



Ja se si një lugë çaji i ketyre farave mund të ndihmojë në përmirësimin e zemrës, trurit dhe zorrëve

Farat Chia ka një përmbajtje të lartë të acideve yndyrore, proteinave, fibrave, antioksidantëve, mineraleve dhe vitaminave. Ato jane te domosdoshme ne rigjenerimin e lëkurës, eliminimin e yndyrës, përmirësimin e tretjes dhe forcimin e sistemit imunitar.

Përveç të gjitha përfitimeve, farat chia ndihmojnë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

– Trajtojne problemin e tretjes për shkak të koncentrimit të lartë të fibrave
– Është një nga ushqimet më të mira për shëndetin e trurit dhe të zemrës për shkak të 20% të acideve yndyrore të omega 3
– Përmban proteina
– Forcon thonjtë, flokët dhe lëkurën
– Është një burim i mirë i hekurit dhe vitaminës C
– Është një antioksidant jashtëzakonisht i fuqishëm
– optimale për diabetikët, pasi ajo rregullon nivelet e glukozës në gjak
– Përmban disa aminoacide
– Përmban më shumë kalcium se qumështi.
– Përmban dy herë më shumë kalium se banania.

Të gjitha që ju duhet është një lugë e farave chia çdo ditë. Ju mund ti përzieni me lëngun e frutave, në bukë ose sallatë.
Sekreti është që ti fusni farat në një tas me ujë dhe ti lini për 15 minuta. Ju do të shihni se ato do të jenë më të mëdha se madhësia origjinale. Kjo është pikërisht pse ata ndihmojnë për të humbur peshë, sepse na mbajnë plot për një kohë të gjatë.

Është gjithashtu e mundur përzierja me ananas, bajame ose vaj kokosi për të përgatitur shije te ndryshme.
Chia ofron acide yndyrore omega-3 dhe omega-6 në një raport prej 3: 1, ideale për trupin dhe mineralet si kalciumi, magneziumi dhe bor.

Përfitimet e farës së chia janë për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të omega-3, një acid yndyror thelbësor me veti anti-inflamatore, antitrombotike dhe vasodilatore që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut dhe kolesterolit (ul LDL dhe rrit HDL).





Ndihmon diabetiket
Chia është një plotësues i mirë në ushqimin e diabetikeve, përsëri për shkak të një sasie të madhe të fibrave që përmban. Ajo ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak në përgjithësi, pasi fibra kap disa nga këto sheqerna dhe i liron ngadalë, gjë që parandalon glukozën në gjak. Është e këshillueshme që të përfshihen fara në mikse frutash, në perime te gatuara dhe drithëra.

Ndihmon ne humbjen e peshes
Ndër përfitimet e farave chia është ajo e ndihmës në humbjen e peshes. Kjo është për shkak se ajo mbush stomakun dhe na jep një ndjenjë të ngopjes falë kapacitetit të tij të madh për të thithur lëngje. Dhe, pasi rregullon nivelet e sheqerit në gjak, ndihmon për të shmangur dëshirat për ëmbëlsirat.

Burimi: /theheartysoul.com
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 276 times, 1 visits today)




Top