Domingo, 26/1/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja se çfarë bëjnë engjujt

Ja se çfarë bëjnë engjujt

Disa nga melaiket janë të angazhuara me vepra, ndër to:

1. Xhibrili alejhi selam:
I cili u obligua nga Allahu, t’ua dërgoj shpalljet pejgambërve të Allahut.
2. Mikaili:
I obliguar për sjelljen e shiut.
3. Israfili:
I oblguar për fryrjen në Su’r për fillimin e kijametit si dhe për ringjalljen e krijesave.
4. Meleku i vdekjes:
I obliguar për marrjen e shpirtërave në çastet e vdekjes.

5. Meleku i cili kujdeset për zjarrin e xhehenemit, ai është udhëheqësi dhe mbikqyrësi i zjarrit(Maliku).
6. Melaiket që do t’i pyesin njerëzit, të vdekurit në varreza: Do t’i pyesin për Allahun, fenë e tyre dhe pejgamberin e tyre(Munkiri dhe Nekiri).
7. Melaiket që përkujdesen për shënimin e veprave të bijve të Ademit.
Pra, çdo person ka dy melaike që shënojnë veprat e tij: Njëri prej melaikëve qëndron në anën e djathtë(shënon veprat e mira) dhe njëri në anën e majtë(shënon veprat e këqija).
8. Melaike qe përkujdesen për fëmijët në barkun e nënave të tyre, nëse fëmija i mbush 40ditë në barkun e nënës, atëherë Allahu e dërgon një melaike që t’ia shkruaj rizkun(furnizimin) e tij, kohëzgjatjen e jetës së tij, veprat e tij, dhe se a do të jetë i lumtur apo i mjerë(dëshpruar).

(Visited 97 times, 1 visits today)
Top