Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja pse xhenxhefili është në gjendje të parandalojë dhe shërojë kancerin: Shkencëtarët të fascinuar!

Ja pse xhenxhefili është në gjendje të parandalojë dhe shërojë kancerin: Shkencëtarët të fascinuar!

Përveç shërimit të sëmundjeve më të rënda, xhenxhefili parandalon edhe këto sëmundje.

Xhenxhefili gjithnjë e më shumë po trajtohet si ilaç se sa si erëz, falë studimeve shkencore të cilët i dëshmojnë aftësitë e tij shëruese. Komponimi shogaol, i cili ndodhet në të, është dhjetë mijë herë më efikas se trajtimi medicinal ndaj qelizave malinje, tregojnë hulumtimet.

Xhenxhefili është një nga bimët më të fuqishme në botë. Shumë studime shkencore tregojnë se kjo bimë ka veti antioksidative dhe antiinflamatore, si dhe shumë veti tjera shëruese. Studimet më të reja tregojnë se fuqia e xhenxhefilit reflekton edhe në parandalimin dhe shërimin e kancerit.

Xhenxhefili e tërë këtë e bën falë komponimit të veçantë i cili ndodhet në të. Komponimi i cili përmbanë 17 atome të karbonit, shogaol, i jep këtë forcë xhenxhefilit.

Sipas studimeve më të fundit, shogaol i cili ndodhet në xhenxhefil është dhjetë mijë herë më efikas se hemoterapia. Përveç që është ‘vrasës’ i vërtetë i qelizave malinje, shogaol nuk i shkakton asnjë dëm qelizave të shëndosha në organizëm. Duhet të theksohet edhe se xhenxhefili i freskët ka sasi më të madhe të komponimit shogaol se sa xhenxhefili pluhur.

Studimet medicinale shkencore të bëra në Univerzitetin Shtetërorë në Georgia ka zbuluar se përdorimi i xhenxhefilit mund të zvogëlojë madhësinë e tumorit të prostatës mahnitshëm për 56%.

Përveç këtij zbulimi, është cekur edhe se xhenxhefili mund të zvogëlojë inflamacionin dhe të shtojë antioksidantët. Edhe pse duhet të bëhen hulumtime më të hollësishme rreth vetive shëruese të xhenxhefilit, mjafton se ky efikasitet i tij në neutralizimin e qelizave malinje tanimë është vërtetuar.

Përfitime tjera të xhenxhefilit

Të përzierat: Studimet tregojnë se xhenxhefili mund të trajtojë të përzierat dhe të vjellat, ashtuqë rekomandohet të përdoret në këtë gjendje të organizmit.

Osteoartritisi: Kjo është një gjendje e shpeshtë e cila mund të shkaktojë shtangime dhe dhimbje në gjunjë. Është dëshmuar se pacientët me këto probleme shëndetësore ndjejnë më pak dhimbje pas marrjes së ekstraktit të xhenxhefilit.

Dhimbje të muskujve: Marrja e vetëm 2 gram xhenxhefil në ditë për 11 ditë mund të zvogëlojë dhimbjet e muskujve, pohojnë studimet shkencore.

Sheqer në gjak: Xhenxhefili ka fuqinë që nivelet e sheqerit në gjak t’i mbajë në kufijë më të ulët, me çka si rrjedhojë zvogëlon rrezikun nga diabeti.

Dhimbje menstruale: Gratë mund të përfitojnë nga përdorimi i xhenxhefilit gjatë ciklit menstrual. Studimet e bëra për xhenxhefilin kanë treguar se marrja e vetëm një gram të kësaj bime mund t’i zbutë dhimbjet gjatë ciklit.

Kolesteroli: Disa studime kanë treguar se xhenxhefili ulë kolesterolin e dëmshëm në organizëm, të ashtuquajtur LDL kolesterol.

Truri: Xhenxhefili është kundërshtarë i dëshmuar ndaj shumë gjëndjeve të vështira të funksionit të trurit, parasegjithash te sëmundja e Alzheimer-it./femra.net/

(Visited 38 times, 1 visits today)
Top