Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja pse vazelina nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj: përdorimet e shumta të saj

Ja pse vazelina nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj: përdorimet e shumta të saj

Vazelina është një lloj kremi që nuk kushton shumë dhe mund të rezultojë efektive në shumë përdorime alternative të saj.

Heq make up-in (tualetin): nëse ju ka mbaruar pastruesi i fytyrës, vendosni pak vazelinë në pambuk dhe fshini tualetin.

vazelineTrajton buzët e çara: nëse ju janë çarë buzët, vendosini disa herë në ditë vazelinë. Ajo është shumë efektive në trajtimin e këtij problemi.

Heq lëkurën e thatë: nëse lëkura juaj ka tendencë të thahet, lyeni zonat problematike me vazelinë, ajo do ta bëjë lëkurën më të butë e të shëndritshme.

Zgjat aromën e parfumit: përpara se të hidhni parfum lyeni zonat që e aplikoni atë me vazelinë. P.sh në qafë, prapa veshëve, te kyçet e dorës dhe aroma e parfumit do të zgjasë gjatë gjithë ditës.

Rregullon flokët e thatë: para se të laheni vendosni pak vazelinë në duar, aplikojeni në flokë (një sasi shumë të vogël) dhe më pas lahuni si normalisht. Në këto raste vazelina do t’i bëjë flokët tuaj më të shëndritshëm e të qëndrueshëm.

Zbut lëkurën shumë të thatë: përpara se të shkoni të flini, aplikoni vazelinë në zonat shumë të thata të trupit, psh në bërryla, gjunjë etj. Efektiviteti do të vërehet që të nesërmen në mëngjes.

Heq unazën nga gishti: besoj ju ka ndodhur që mos t’ju ketë dalë unaza nga gishti kur ai ka qënë i fryrë. Në këto raste aplikoni pak vazelinë dhe unaza do të rrëshkasë jashtë gishtit tuaj.

I bën këpucët të shkëlqejnë: pastroni këpucët me një copë leckë të lyer me vazelinë, rezultati do të jetë shumë i mirë, këpucë si të reja!/shendeti+/

(Visited 63 times, 1 visits today)
Top