Sábado, 19/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja pse mjalti është antibiotiku natyral më i mirë

Ja pse mjalti është antibiotiku natyral më i mirë

Më në fund shkencëtarët e kanë zbuluar pse mjalti është antibiotiku më i mirë natyral. Kjo mrekulli , është edhe më e fuqishmja se çdo antibiotik tjetër për shkak të vetive të tij antivirale, antifungale dhe antibakteriale.

Mjalti përmban ‘defensin-1’ një proteinë që prodhohet nga bletët që mund të veprojë si një agjent vrarës i mikrobeve.

Kur konsumohet mjalti ka aftësi që të vrasë një numër të madh patogjenësh, përfshirë MRSA dhe disa bakterie të rrezikshme.

Fuqia e mjaltit është te mënyra se si mund të luftojë ai shumë infeksione, duke e bërë shumë të vështirë që bakteriet të bëjnë rezistencë.

-Ph.D. Susan M. Meschwitz, pretendon se mjalti mund të garantojë një efekt ‘osmotic’, që e ka origjinën te niveli i lartë i përqëndrimit të sheqerit në mjaltë.

-Peter Molan është biokimisti që ka studiuar efektet e mjaltit si antibiotik natyral, në 25 vitet e karrierës së tij. Ai shpjegon se mjalti ka aftësinë për të vrarë edhe bakteret më rezistente.

Sipas tij, mjalti mund të sigurojë efekte më të mira në trajtimin e plagëve, në krahasim me çdo produkt tjetër farmaceutik, dhe kjo është konfirmuar edhe nga provat klinike.

Mjalti përmban vitamina, minerale, antioksidantë, dhe probiotikë. Ai është i pasur me vitaminën B2 ose acid riboflavin B3, vitaminë A, vitaminë C dhe B5 të quajtur acid pantotenik.

Gjithashtu, mjalti është i mbushur me shumë minerale si kalium, hekur, zink, jod, bakër, magnez, kalcium.

Kur është fjala për trajtimin e një sëmundje bakteriale, mjalti duhet të jetë zgjedhja e parë e trajtimit.

Gjithmonë përdorni mjaltë të papërpunuar, organik. Gjatë përpunimit, shkatërrohen enzimat esenciale dhe ushqyese./Mesazhi/

(Visited 42 times, 1 visits today)
Top