Quinta-feira, 20/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ja përse ky frut është mjaft i mirë për të mbajt nën kontroll kolesterolin!



Ja përse ky frut është mjaft i mirë për të mbajt nën kontroll kolesterolin!

Sipas nje studimi – një grup pacientësh kardiak u ndanë në dy grupe. Grupi i parë mori barnat e tyre plus një qetesues te pademshem(placebo) dhe grupi tjetër mori medikamentet e tij plus lëngun e shegës. Pas 3 muajsh, episodet e angjinës të shkaktuara nga stresi u ulën me 50% në grupin e shegës dhe në fakt u rritën me 37% në grupin placebo.

Një tjetër studim më i fundit ka matur atherosclerosis (trashje e murit arterial), faktori kryesor i rrezikut për një atak në zemër apo goditje në tru. Një grup pacientësh kardiak u ndanë në dy grupe. Grupi i parë mori vetëm drogën e statinës, ndërsa një grup tjetër mori droga të statinit plus lëngun e shegës. Në grupin me drogë, muret arteriale u trashën me 9% në vit, ndërsa grupi i barnave plus shegë tregoi një kthim 35% në trashje arteriale të murit.

Sipas ekspertëve, shegët mbështesin funksionin e oksidit nitrik, i cili është i përfshirë në riparimin e vazhdueshëm të qelizave ne muret arteriale.Si një antioksidant, shega u tregua për të reduktuar statusin oksidativ të kolesterolit të keq.

Si ta perdorni shegen?
Së pari, ju duhet të mbushni një tas të madh me ujë.
Ndajeni shegen dhe vendosni shegën në enën e uji duke e bere këtë nën uje për të parandaluar spërkatjen e lëngut të kuq.
Hiqini butësisht farat e sheges, duke mbajtur frutin nën ujë.. Farat do të zhyten në fund dhe membrana do të notoje lart.
Derdhni ujin, duke ruajtur farat e shegës. Thajini farat e shegës. Shërbejini menjëherë ose ruajini në frigorifer.





SHËNIM: Ne ju rekomandojmë që gjithmonë të konsumoni farat, pasi lengu përmban sasi të larta të sheqerit.

Burimi: .healthylifetricks.com
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 89 times, 1 visits today)




Top